Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

AUV nxjerrë raport të detajuar: Gjithçka në rregull, mishi i eksportuar në Shqipëri nga kompania “Apetit” ishte i Kosovës

22/04/2024 - 17:04
në Kryesore, Lajme
A A
AUV nxjerrë raport të detajuar: Gjithçka në rregull, mishi i eksportuar në Shqipëri nga kompania “Apetit” ishte i Kosovës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Para disa ditësh nëpër mediat në Kosovë dhe Shqipëri qarkulloi lajmin me pretendime se kompania e përpunimit të mishit “Apetit” kishte eksportuar në Shqipëri mish të Brazilit si mish të Kosovës, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Pas këtij lajmi, kjo kompani kishte mohuar akuzat duke pretenduar se janë të sponsorizuara nga konkurenca.

Kjo çështje aktivizoi Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë si autoritet kompetent për sigurinë e ushqimit në vend.

Kjo agjenci sot ka publikuar një komunikatë për opinion publik ku pas hulumtimeve dhe inspektimeve të përbashkëta me autoritetij në Shqipëri konstatojnë se mishi i eksportuar në Shqipëri nga “Apetit” është mish nga kafshët e therrura në Kosovë e jo siç u pretendua se ishte i Brazilit, raporton Gazeta Online Veriu.info.

“Dërgesa e produktit mish gjedhi i ngrirë 1,000.00 kg/neto (një mijë), e çertifikuar nga AUV me datë 18.03.2024 dhe dërguar në Shqipëri më datë 19.03.2024, të cilës ju ka referuar emisioni “STOP”, rezulton nga kafshët e therrura në Kosovë.” – thuhet në komunikatën e AUV-it.

AUV siguron opinionin publik se ushqimi që ka qarkulluar dhe qarkullon në tregun e brendshëm, është eksportuar, importuar si lëndë e parë, si gjysëm produkte apo edhe si produkte finale, ka qenë dhe është në pajtim me legjislacionin në fuqi, respektivisht me Ligjin për Ushqimin.

Komunikata e plotë e AUV:

22 Prill 2024 e Hëne

Njoftim për opinionin!

Pas njoftimit me rastin për dyshimin e ngritur dhe pretendimeve për sigurinë dhe cilësinë e mishit të eksportuar në Shqipëri nga një subjekt ekonomik vendor, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë si autoriteti kompetent për siguri ushqimore në vend, ofron sqarime dhe informon opinion publik lidhur me rastin në fjalë:
1. Sipas detyrës zyrtare kemi ndëmarrë masa në harmoni me dispozitat ligjore sipas vlerësimit të rrezikut, për ndalimin e përkohshëm të eksportit deri në verifikimin dhe sqarimin e rastit.
2. Është formuar komisioni profesional ndër-institucional (AUV, Dogane, ATK) për auditimin, gjurmueshmërinë dhe verifikimin e përputhshmërisë së lëndëve/dokumenteve (importit, eksportit, prodhimit/përpunimit, deponimit).
3. Pikënisja e verifikimit ka qene çertifikimi i ngarkesës Nr. CVE05770/2024, datë 18.03.2024 në sasi: 1,000 kg (njëmijë) me përshkrimin: mish gjedhi i ngrirë pa kocka – Subjekti eksportues APETIT (Kosovë) dhe subjekti importues SES FOOD DENIS RECI (Shqipëri).
4. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në bashkëpunim të ngushtë me autoritetin homolog të Shtetit Shqiptar Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, kanë shkëmbyer informatat e nevojshme lidhur me rastin duke ngritur Trupën e Përbashkët Punuese.
5. Nga rezultatet e gjurmueshmërisë dhe auditimit ka rezultuar që Çertifikimi i eksportit në Shqipëri është realizuar në përputhje me legjislacionin përkatës dhe praktikat e aplikuara për këtë qëllim ndërsa AUV si autoritet kompetent ka vepruar ligjërisht sipas vlerësimit të rrezikut, diskrecionit dhe kompetencave të tij.
6. Dërgesa e produktit mish gjedhi i ngrirë 1,000.00 kg/neto (një mijë), e çertifikuar nga AUV me datë 18.03.2024 dhe dërguar në Shqipëri më datë 19.03.2024, të cilës ju ka referuar emisioni “STOP”, rezulton nga kafshët e therrura në Kosovë.
7. Janë paraqitur të gjitha informatat në etiketim-deklaracion për identifikimin, jetëgjatësinë dhe gjurmimin e produktit.
8. Me kërkesë të autoriteteve të Shqipërisë janë verifikuar Çertifikatat Veterinare Shëndetësore të eksportit dhe produkteve të mishit të gjedhit të cilat rezultuan të jenë në përputhshmëri, mbrenda standardardeve dhe të harmonizuara. Nga ky verifikim u vërtetua se produkti (mish gjedhi) ka patur origjinë nga Kosova ashtu siç edhe është deklaruar!
9. Mostrat e marra dhe të testuara nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit të Republikës së Shqipërisë, kanë rezultuar në përputhshmëri dhe konform parametrave dhe standardeve të sigurisë ushqimore. Gjatë inspektimeve zyrtare për produktet me origjinë nga Kosova të subjektit ekonomik përkatës, nuk është gjetur ndonjë parregullsi e cila do të mund të kishte ndonjë ndikim në sigurinë ushqimore.
10. Bazuar në rezultatet e inspektimit, auditimit, gjurmimit dhe mostrimit, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës konfirmon se nuk është cënuar shëndeti i konsumatorit dhe se mishi dhe produktet e tij janë të përshtatshme për konsum (eksport, import dhe treg të brendshëm).
11. Sasia e mishit të freskët që është ekportuar në Shqipëri por edhe në tregun e brendshëm, rezulton se është gjeneruar nga therja e kafshëve në thertoren e subjektit të cilat janë nënshtruar kontrollit veterinar (para, gjatë dhe pas therjes). Kafshët e therura kanë rezultuar të përshtatshme për konsum human. Kafshët janë therur, copëtuar, kategorizuar dhe paketuar në thertoren e subjektit.
12. Sa i përket cështjes së pretendimeve për evazion fiskal të subjektit ekonomik, është cështje e cila del përtej kompetencave zyrtare të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës dhe me te njejten ceshtje jane duke u marre autoritetet tjera perkatese.
Me sa u tha më lart, sigurojmë opinionin publik se ushqimi që ka qarkulluar dhe qarkullon në tregun e brendshëm, është eksportuar, importuar si lëndë e parë, si gjysëm produkte apo edhe si produkte finale, ka qenë dhe është në pajtim me legjislacionin në fuqi, respektivisht me Ligjin nr. 08-120 për Ushqimin.
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës, përmes përmes Planeve të Kontrolleve Zyrtare dhe Monitorimit të Mbetjeve vazhdimisht kryen inspektime, auditime dhe mostrime në subjektet afariste prodhuese, përpunuese, distribuese dhe importuesit-depot ftohëse.
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës është në komunikim të vazhdueshëm me palët e interesit: IKSHP, Shoqatën e Kosumatorëve, OBU, Menaxhimin e Emergjencave, Qendrat Shëndetësore etj, për monitorimin e situatës dhe menaxhimin e rasteve të sëmundjeve alimentare ushqimore akute.
Subjektet-operatorët e biznesit me ushqim janë duke vazhduar në instalimin e Sistemeve të Vet-Kontrollit për zbatimin e praktikave të mira të punës me ushqim dhe implementimin e programit sipas parimeve Sistemit HACCP sipas analizës së rrezikut të pikave kritike të kontrollit.
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës poashtu komunikon dhe koordinohet me partnerët Evropian dhe Ndërkombëtar (RASFF, EFSA, WHO, INFOSAN, FAO, WOAH, ECDC dhe autoritetet kompetente të vendeve partnere) për shkëmbimin e infirmacioneve dhe pranimin e opinioneve shkencore për reagimet emergjente dhe monitorimin e situatës në rast të helmimeve ose incidenteve me ushqim.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë