Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, është ankuar që presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani solli në OKB të mbijetuara të luftës së Kosovës.
“Sollët njerëz që s’e kanë vendin këtu, ky është kurth për delegacionin serb”, tha Vuçiq.
Ai mori një përgjigje edhe nga kryesuesja e KS të OKB-së, e cila i tha se ato janë të akredituara dhe se aty nuk ka asgjë të parregullt.
“Sikur nuk i dimë edhe emrat e delegacionit tuaj z. Vuçiq”.
Ndërkohë, Osmani tha se ato nuk janë vetëm gra të mbijetuara nga lufta, por si i përkasin kabinetit të saj, dhe punojnë për kauzat e tyre.