Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Freedom House” për vitin 2023: Kurti me shumicë në Kuvend por s’pati përmirësime, Veriu e Dialogu pengesa

24/04/2024 - 13:14
në Lajme
A A
“Freedom House” për vitin 2023: Kurti me shumicë në Kuvend por s’pati përmirësime, Veriu e Dialogu pengesa
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Organizata prestigjioze “Freedom House” ka publikuar raportin për Kosovën sa i përket vitit 2023, duke e konsideruar Kosovën si vend pjesërisht të lirë. Sa i përket nivelit të demokracisë, Kosova konsiderohet si vend në tranzicion apo regjim hibrid, meqë në poentimin për Demokraci vlerësohet me vetëm 3.29.

Sipas sqarimit të Freedom House, në këtë kategori hyjnë demokracitë elektorale që plotësojnë vetëm standardet minimale për zgjedhjen e liderëve dhe kanë institucione demokratike të brishta dhe ku ekzistojnë sfida thelbësore për mbrojtjen e të drejtave politike dhe lirive civile. Gjithashtu FH sqaron se në këto vende, potenciali për demokraci të qëndrueshme dhe liberale është i paqartë.

“Vendet që marrin një notë demokracie prej 3.01–4.00 janë zakonisht demokraci elektorale që plotësojnë vetëm standardet minimale për përzgjedhjen e liderëve kombëtarë. Institucionet demokratike janë të brishta dhe ekzistojnë sfida thelbësore për mbrojtjen e të drejtave politike dhe lirive civile. Potenciali për demokraci të qëndrueshme dhe liberale është i paqartë”, thuhet në sqarim.

Tutje në publikim thuhet se ndonëse Kosova ka përjetuar një stabilitet në qeverisje gjatë vitit 2023 dhe partia e kryeministrit Kurti ka pasur një shumicë në Kuvend, kjo s’ka rezultuar me përmirësime të dukshme të funksionimit të brendshëm të shtetit apo zbatim efektiv të reformave.

Shkak për këtë, “Freedom House” përmend tensionet e vazhdueshme në Veri të Kosovës dhe ngjarjet që lidhet me dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

“Viti filloi me tensionet ekzistuese që nga dorëheqja masive e serbëve të Kosovës në vitin 2022 nga institucionet qeveritare dhe ngritja e barrikadave në pjesën veriore të Kosovës në fund të vitit. Në janar 2023, përpjekjet e përbashkëta të misionit të Forcave të Kosovës (KFOR) të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO), Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX) dhe Policisë së Kosovës me sukses hoqën barrikadat e mbetura. Megjithatë, ky veprim nuk shënoi zgjidhjen e krizës, e cila arriti kulmin në mesin e vitit 2023”, thuhet në Raport.

Tutje “Freedom House” jep edhe një pasqyrim të asaj se çfarë ka ndodhur në procesin e dialogut të Brukselit dhe raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë. Për arritjet e marrëveshjet të Brukselit dhe më pas edhe asaj të Ohrit, në raport thuhet se një zhvillim i tillë është konsideruar një pikë kthese, ku palët nga menaxhimi i konfliktit do të zhvendoseshin në arritjen e një marrëveshje finale.

“Freedom House” tutje përmend si pengesa në rrugën drejt zbatimit të marrëveshjeve, atë që ka ndodhur gjatë vitit 2023 sa i përket zgjedhjeve lokale në katër komunat veriore, bojkotin e serbëve dhe dhunën që kishte shpërthyer në Veri të vendit, pasi Kosova vendosi 4 kryetarë shqiptarë në katër komunat veriore, veprim ky që çoi në vendosjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës nga Bashkimi Evropian.

Freedom House përmend edhe dhunën dhe sulmin e armatosur që ka ndodhur në shtatorin e vitit 2023 nga grupi i Milan Radojiçiq.

“Shtatori pa një përshkallëzim shqetësues të dhunës në veri, kur një grup sulmuesish serbë të armatosur rëndë dhe të mirëorganizuar sulmuan policinë e Kosovës në një manastir në Banjska, duke rezultuar në vdekjen e një polici të Kosovës dhe tre prej sulmuesve. Milan Radojiçiq, ish nënkryetari i Listës Serbe dhe një bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit serb Vuçiç, mori përgjegjësinë për sulmin dhe janë raportuar gjithashtu lidhje të tjera midis sulmuesve dhe autoriteteve të Beogradit. Pas sulmit, ushtria serbe ndërtoi një forcë të madhe në kufirin e Serbisë me Kosovën, gjë që shkaktoi një reagim nga Shtëpia e Bardhë dhe kërkesa për tërheqjen e atyre trupave. NATO më pas vendosi të rrisë numrin e trupave që kishte vendosur në Kosovë, duke vendosur 1000 trupa shtesë”, thuhet në raport.

Në raport thuhet se gjithashtu ka pasur një intensfiikim të veprimeve të Qeverisë së Kosovës sa i përket themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe si rezultat i presionit ndërkombëtar.

“Në tetor, Kryeministri Kurti shfaqi fleksibilitet të shtuar në shqyrtimin e krijimit të një Asociacioni të tillë. Megjithatë, u ngritën debate dhe kundërshtime lidhur me draft-statutin e propozuar të BE-së për shoqatën. Presidentja Osmani në fjalimin e saj të fundvitit e ka cilësuar draftin si version të pranueshëm dhe Kurti e ka pranuar draft-statutin por me kusht që marrëveshjet të nënshkruhen në Bruksel. Ky kusht është refuzuar nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq”, potencon raporti.

Arritjen e marrëveshjes për pagesën e rrymës në komunat veriore të vendit, Freedom House e konsideron një përparim të dukshëm, gjithashtu si një zhvillim pozitiv e konsiderojnë edhe vendimin e qeverisë serbe për njohjen e targave të Kosovës.

“Viti përfundoi me përparim të dukshëm, pasi në dhjetor, sipas një marrëveshjeje paraprake ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, një kompani serbe mori licencë nga Zyra e Rregullatorit për Energji të Kosovës për shpërndarjen dhe faturimin e energjisë në katër komunat veriore me shumicë serbe. Njëfarë progresi në rritje u bë gjithashtu në dhjetor për të zbatuar vendimin e qeverisë serbe për njohjen e targave të automjeteve të Kosovës, duke avancuar më tej Marrëveshjen për Lirinë e Lëvizjes të arritur në vitin 2011 në kuadër të dialogut të udhëhequr nga BE”, thekson raporti./Express/

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë