Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka marrë pjesë në Konferencën e II-të Ndërkombëtare të Fizioterapisë, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Haxhiu ka thënë se fizioterapia po zhvillohet secilën herë e më shumë për shërbime sa më cilësore për pacientët.
Postimi i plotë i Haxhiut:
Sot në organizim të Odës se Fizioterapeutëve të Kosovës
mora pjesë në Konferencën e II-të Ndërkombëtare të Fizioterapisë me temë: “Të drejtat, përgjegjësitë dhe respektimi i Kodit Etik në fushën e Fizioterapisë në Kosovë dhe rajon”.
Kënaqësi të diskutojmë me kolegët e profesionit për zhvillimin e metutjeshëm të fizioterapisë në shërbimet sa më cilësore për pacientët.
Fizioterapia po zhvillohet çdo ditë e me shumë falë punës profesionale të fizioterapeutëve tanë.
Pjesëmarrës 638 fizioterapeut 👏
















