Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

VMRO-DPMNE e do opozitën shqiptare në Qeveri, Ahmeti përplaset me Mickoskin

28/04/2024 - 18:13
në Lajme
A A
VMRO-DPMNE e do opozitën shqiptare në Qeveri, Ahmeti përplaset me Mickoskin
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Koalicionin e ardhshëm qeveritar do ta udhëheqë VMRO-DPMNE me koalicionin VLEN, tha kryetari i partisë Hristijan Mickoski si përgjigje e sugjerimeve gjithnjë e më të zëshme të Ali Ahmetit se duhet të respektohet vullneti i qytetarëve dhe andaj po pret që BDI të marrë ftesë për në qeveri. Sipas Mickoskit numrat e votave flasin ndryshe.

“Kandidatët e pushtetit Stevo Pendarovski dhe Bujar Osmani të dytë së bashku fituan 300 mijë vota. Nëse e shihni rezultatin e Gordana Siljanovska Davkova, presidentja e ardhshme dhe të themi të kryetarit të Gostivarit, Arben Taravari, kjo është afër 450 mijë vota, që do të thotë për një herë e gjysmë më shumë. Populli tregoi se koalicionin e ardhshëm në Maqedoni do ta udhëheqë VMRO-DPMNE ndërsa në të do të marrë pjesë koalicioni  VLEN”, tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Ahmeti dje i dërgoi mesazh Mickoskit se ai nuk duhet të tregojë se kush do të shkojë në opozitë dhe se duhet të respektohet vullneti i qytetarëve.

“Edhe pala tjetër këtë do ta respektojë se nuk ka zgjidhje tjetër. A ju kujtohet Zoran Zaevi kur doli para katër vitesh “BDI – opozitë”, kështu thoshte. Del VMRO-ja e Mickoskit e thotë “do t’i marr të tjetër unë dhe BDI-ja do të shkojë në opozitë”. Nuk është Mickoski që vendosë se a shkon në opozitë BDI-ja, janë qytetarët”, theksoi Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Deklaratat e Ahmetit sipas Izet Mexhitit nga koalicioni VLEN kanë për qëllim vetëm që të hyjnë në qeveri me VMRO-DPMNE edhe pse, siç tha, paraprakisht BDI e akuzonte partinë e Mickoskit. BDI tashmë nuk mund të thirret se ata i përfaqësojnë shqiptarët, sepse përfaqësuesi i tyre është VLEN, tha Mexhiti.

“Deri në dje flisnin për forca europiane ruse duke aluduar për VMRO-DPMNE si ndikim rus, megjithatë e harruan këtë, tani kërkojnë se si të ndahen nga LSDM dhe përsëri të jenë partner i qeverisë. Është e saktë se marrëveshja e majit tashmë nuk ekziston dhe është e saktë se BDI e shkeli në 2016 dhe mendoj se bëri mirë që e shkeli”, tha Izet Mexhiti, koalicion VLEN.

Edhe pse zgjedhjet janë më 8 maj, bëhen kalkulime rreth qeverisë së ardhshme, për të cilën edhe vetë Mickoski thotë se tashmë ka biseduar me kryetarin e ZNAM, Maksim Dimitrievski ndërsa si partner e parapëlqen opozitën shqiptare VLEN.

Mickoski sot iu përgjigj edhe Kreshnik Bekteshit nga BDI, i cili së fundmi tha se Mickoski duhet të kërkojë në “Google Maps” Reçicën e Vogël, ku gjendet selia e BDI-së.

“E kam gjetur Reçicën e Vogël, por do të shohim tutje si do të funksionojnë ata Google maks…Maps dhe nëse do të jetë Idrizova destinacioni që ata do ta kërkojnë. Qytetarët folën, koalicioni i ardhshëm në Maqedoni do ta udhëheq VMRO-DPMNE, ndërsa në të do të jetë koalicioni që në këto zgjedhje mori pjesë nën emrin VLEN”, tha Mickoski.

I pyetur nëse do të pranojë qeveri me VLEN edhe nën kushtin për realizimin e ndryshimeve kushtetuese, Mickoski tha se nuk ka dëgjuar për kërkesë të tillë të opozitës shqiptare.

“A do të formoni qeveri edhe nën kushtin për ndryshime kushtetuese? Me BDI-në nuk kemi qëllim të jemi…Me VLEN? Unë nuk kam dëgjuar që VLEN ka kusht të tillë, atë kusht po e imponon BDI, duke kërkuar kashtë për shpëtim”, tha Mickoski.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë