Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, lidhur me deklaratën e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, se vendi ynë duhet të jetë gati për luftë, pasi që gjithmonë mund të nisë një sulm hibrid nga Serbia, në një prononcim për GazetaBlic, tha se kjo luftë hibride ka nisur tani e njëzet vite.
“Besnik Bislimi duhet ta kuptojë se kjo luftë ‘hibride ‘ka nisur para 20 vitesh nga shteti i Serbisë kundër Kosovës”, deklaroi ai.
“Berisha ia kujton si informacion Bislimit se kjo luftë është shumëdimensionale.
“Sa për informacion për Besnik Bislimin, kjo luftë është shumëdimensionale, sulm me dezinformim, pengesa në përfshirje në organizata ndërkombëtare, pengesa në ekonomi në zhvillim, mbajtjen e shtetit të Kosovës nën frikën e luftës”, tha ai.
Deputeti po ashtu tregoi se pse Qeveria e Kosovës po bën vazhdimisht deklarata të tilla rreth luftës.
“Qeveria aktuale vazhdimisht bën deklarata të tilla, shkurtimisht për të qëndruar në pushtet, i bën për të humbur fokusin e mediave dhe të popullit nga keqpërdorimet, mos puna e qeverisë, nepotizmi”, u shpreh ai
“Të njëjtën luftë që shteti Serbisë bën kundër shtetit të Kosovës, Qeveria e bën kundër popullit të vet, fatkeqësishtë”, përfundoi Bekë Berisha.













