Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pas skandalit të ambasadorit Martin Berishaj, një ambasador tjetër kosovar bën skandalin e radhës

24/04/2022 - 18:00
në Kryesore, Lajme
A A
Pas skandalit të ambasadorit Martin Berishaj, një ambasador tjetër kosovar bën skandalin e radhës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pas skandalit të ambasadorit Martin Berishaj, një ambasador tjetër kosovar sot është treguar më lojal ndaj Francës sesa Kosovës, të cilën e përfaqëson dhe do të duhej t’ia mbronte interesat si shef i misionit diplomatik në Francë.

Është Mehdi Halimi, ambasadori i Kosovës në Francë, i cili si duket nuk e ka kuptuar mirë misionin diplomatik që i është besuar në këtë shtet mik.

Përkundër që nuk është e preferuar në diplomaci, që të emërohen diplomatë për t’i shërbyer vendit në shtete ku kanë nënshtetësi edhe vetë, ambasadori Halimi që paguhet rreth 3 mijë euro në muaj për t’i përfaqësuar dhe mbrojtur interesat e Kosovës, sot ka votuar në Francë, e ka bërë publik këtë veprim të tij dhe u ka bërë thirrje kosovarëve me të drejtë vote, që të dalin dhe të votojnë në zgjedhjet e sotme atje.

Diplomatët e Kosovës e kanë të ndaluar të përfshihen në veprimtari që mund të vlerësohen si ndërhyrje në punët e brendshme të shtetit ose të shteteve ku zhvillojnë veprimtarinë, raporton Demokracia.com.

“Posa votova në zgjedhjet Presidenciale në Francë. Ftoj të gjithë Kosovarët me të drejtë vote ta ushtrojnë edhe ata këtë të drejtë qytetare”, ka shkruar ambasadori i Kosovës në Francë, Mehdi Halimi.

Bazuar në Ligjin për Shërbimin e Jashtëm të Kosovës, nenin 32, ku përfshihen detyrat e nëpunësit të shërbimit të jashtëm, nëpunësi ka për detyrë të ushtrojë me ndershmëri dhe korrektësi funksionet dhe detyrat e ngarkuara, në përputhje me urdhrat, udhëzimet dhe rregulloret e Ministrisë së Punëve të Jashtme, aktet ndërkombëtare dhe me legjislacionin e Republikës së Kosovës.

Ndër të tjera, sipas këtij ligji, nëpunësi i shërbimit të jashtëm ka për detyrë: “Të mbrojë interesat e shtetit të Kosovës dhe të shtetasve dhe personave juridikë të Republikës së Kosovës në shtetin ose shtetet ku është akredituar dhe ushtron funksionet e tij; Të pezullojë aktivitetin e tij në një parti, organizatë ose shoqatë politike gjatë periudhës në shërbimin e jashtëm; Të mbajë, në të gjitha rrethanat, një qëndrim moral të denjë dhe profesional; Të mos bëjë deklarata që bien në kundërshtim me qëndrimin e Republikës së Kosovës në marrëdhënie me shtetet e tjera ose organizatat ndërkombëtare; Të respektojë ligjet dhe rregulloret e shtetit ose të shteteve ku është akredituar, dhe të mos përfshihet në veprimtari të cilat mund të vlerësohen si ndërhyrje në punët e brendshme të shtetit ose të shteteve ku zhvillon veprimtarinë; Të ushtrojë veprimtarinë e vet në përputhje me imunitetet dhe privilegjet që gëzon si anëtar i misionit diplomatik; Të mos ushtrojë në shtetin ose shtetet ku është akredituar veprimtari tregtare ose çdo veprimtari tjetër fitimprurëse për llogari të tij ose të familjes së tij”, thuhet në paragrafë të ndryshëm të nenit 32 të këtij ligji, raporton Demokracia.com.

Shkelja e një detyrimi të tillë, sipas këtij ligji, paraqet arsye për masë disiplinore.

Ndërsa, në nenin 14, ku parashihen funksionet e shefit të misionit diplomatik, ambasadori në këtë rast përfaqëson dhe vepron vetëm në emër të Republikës së Kosovës në shtetin pranues ose organizatat ndërkombëtare.

Në paragrafin 1.3, po ashtu, thuhet se ai jep deklarata dhe mban qëndrime në emër të Republikës së Kosovës, raporton Demokracia.com.

Gjithashtu, çdo diplomat i Kosovës, para se të shkojë në mision diplomatik, e nënshkruan edhe një deklaratë, ku zotohet për paanshmëri, si në aspektin politik, ashtu edhe të çfarëdo natyre tjetër.

Pavarësisht se Franca e lejon dyshtetësinë, që nënkuptohet se çdo kosovar me të drejtë vote mund të votojë atje, sot kur po mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale, ambasadori Mehdi Halimi ka votuar vetë dhe u ka bërë thirrje edhe kosovarëve tjerë që të dalin në zgjedhje.

E para e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, po ashtu, ka shtetësi gjermane.

Skandalet në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ditëve të fundit nuk kanë të ndalur.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë