Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Vuçeviq: Qeveria e re e Serbisë do të mbajë miqësi me Kinën, Rusinë dhe SHBA-në

01/05/2024 - 14:41
në Kryesore, Lajme
A A
Vuçeviq: Qeveria e re e Serbisë do të mbajë miqësi me Kinën, Rusinë dhe SHBA-në
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Përfaqësuesi i përbërjes së Qeverisë së Serbisë dhe lideri i Partisë Progresive Serbe (SNS) në pushtet, Millosh Vuçeviq, gjatë fjalimit të tij në Kuvendin e Serbisë deklaroi se Serbia e ka ende synim strategjik anëtarësimin në Bashkimin Evropian (BE).

Por, ai shtoi se “fakti që procesi është i ngarkuar nga kriteret e reja politike nuk mund të injorohet”.

Së fundi, BE-ja zyrtarisht ka kushtëzuar integrimin e Serbisë me normalizimin e raporteve me Kosovën.

Vuçeviq tha se pritshmëritë e BE-së lidhen me atë që Serbia ta “poshtërojë” veten duke njohur pavarësinë e Kosovës dhe t’i bashkohet sanksioneve kundër Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Por, ai theksoi që Serbia nuk do t’i bashkohet sanksioneve kundër Rusisë.

“Nuk ka dyshim se presionet do të vazhdojnë, ndoshta do të intensifikohen, por jemi të vendosur që të qëndrojmë në të njëjtat pozicione”, tha Vuçeviq.

“Serbia nuk mund dhe nuk do të heqë dorë nga miqësia me Rusinë, popullin e së cilës ne e konsiderojmë vëllazëror, ashtu siç është rasti me ukrainasit. Ne e kemi dënuar qartë sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës, por kemi deklaruar se nuk do t’i bashkohemi politikës së sanksioneve”, tha ai.

Në prezantimin e tij, Vuçeviq “theksoi posaçërisht” rëndësinë e partneritetit me Kinën, duke vlerësuar se marrëveshja tregtare do të hapë dyert e tregut kinez për biznesmenët.

“Pavarësisht pikëpamjeve kontradiktore të shumë njerëzve në Perëndim, për ne Kina përfaqëson një vend mik, një partner dhe një aleat të besueshëm në mbrojtjen e integritetit tonë territorial”, shtoi ai.

Ai tha se qëndrimi i Serbisë ndaj Kinës nuk do të ndryshojë dhe shtoi se mezi pret vizitën e presidentit kinez, Xi Jinping, i cili do ta vizitojë Serbinë më 7 dhe 8 maj.

Vuçeviq gjithashtu tha se Serbia do të ndërtojë marrëdhënie më të mira me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Aty ku ka mosmarrëveshje, si për Kosovën, ne do ta përsërisim qëndrimin tonë, do të punojmë që partnerët tanë amerikanë të na dëgjojnë dhe kuptojnë”, shtoi Vuçeviq.

Këto deklarata, Vuçeviq i bëri gjatë prezantimit të tij para deputetëve të Kuvendit të Serbisë në seancën për zgjedhjen e Qeverisë së re.

Zgjedhja e Qeverisë së Serbisë dhe betimi i Presidentit dhe anëtarëve të Qeverisë është pika e vetme e rendit të ditës në seancën e cila po mbahet më 1 maj, Ditën Ndërkombëtare të Punës.

Qeveria e re do të ketë 25 ministri dhe pesë ministra pa portofol. Ish-kreu i shërbimit të inteligjencës Aleksandar Vulin, i cili është nën sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që nga korriku i vitit 2023 – ndër të tjera për shkak të lidhjeve me Rusinë – është propozuar të rikthehet në kabinet si zëvendëskryeministër.

Një zyrtar tjetër nga “lista e zezë” e SHBA-së për shkak të lidhjeve me Rusinë po kthehet në Qeveri – Nenad Popoviç, si ministër pa portofol.

Qeveria u formua katër muaj e gjysmë pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, në të cilat progresistët fituan mbi gjysmën e shumicës në asamblenë republikane. Afati i fundit për zgjedhjen e Qeverisë së re është 6 maji.

Koalicionet e opozitës, Serbia kundër dhunës dhe NADA, akuzuan koalicionin e udhëhequr nga Partia Progresive Serbe (SNS) në pushtet për vjedhje zgjedhore.

Parregullsi të shumta gjatë zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, provinciale dhe lokale të mbajtura më 17 dhjetor në Serbi janë vënë në dukje nga misionet vëzhguese ndërkombëtare dhe vendore.

Autoritetet kanë mohuar vazhdimisht se ka pasur parregullsi më të rënda zgjedhore.

Në shkurt, Parlamenti Evropian miratoi një rezolutë që kërkon nga autoritetet në Serbi të lehtësojnë një hetim ndërkombëtar për parregullsitë e supozuara, me referencë të veçantë për zgjedhjet për Asamblenë e Qytetit të Beogradit./REL

JU REKOMANDOJMË

Abdixhiku e falënderon Kurtin dhe LVV-në për “kontruktivitetin” në bisedime pasi u morën vesh për kandidatin për president

LDK-ja dhe VV-ja arrijnë marrëveshje për presidentin, Abdixhiku: Kandidati do të jetë Bekim Sejdiu
31/08/2026 - 14:00

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku e falënderoi kryeministrin në detyrë, Albin Kurti dhe partinë e tij, Lëvizjen Vetëvendosje për “konstruktivitetin” që tha se e treguan...

Më shumëDetails

Abdixhiku tash kërkon që “pa vonesa” të konstituohet Kuvendi, të zgjidhet Qeveria dhe Bekim Sejdiu President

Abdixhiku tash kërkon që “pa vonesa” të konstituohet Kuvendi, të zgjidhet Qeveria dhe Bekim Sejdiu President
31/08/2026 - 13:54

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku tha se bënë “punë të mirë” për vendin me dakordimin e arritur me Lëvizjen Vetëvendosje që ish-ambasadori dhe ish-gjykatësi i...

Më shumëDetails

U propozua si kandidat konsensual për president: Këto janë fjalët e para të Bekim Sejdiut

U propozua si kandidat konsensual për president: Këto janë fjalët e para të Bekim Sejdiut
31/08/2026 - 13:38

Bekim Sejdiu është propozuar si kandidat konsensual për president të Republikës së Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, pas negociatave të zhvilluara gjatë ditëve të...

Më shumëDetails

Kush është Bekim Sejdiu, kandidati i propozuar për president

Kush është Bekim Sejdiu, kandidati i propozuar për president
31/08/2026 - 13:35

Bekim Sejdiu është emri për të cilin janë pajtuar Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike të Kosovës për postin e presidentit të Kosovës. Më poshtë është biografia e Sejdiut...

Më shumëDetails

LDK-ja dhe VV-ja arrijnë marrëveshje për presidentin, Abdixhiku: Kandidati do të jetë Bekim Sejdiu

LDK-ja dhe VV-ja arrijnë marrëveshje për presidentin, Abdixhiku: Kandidati do të jetë Bekim Sejdiu
31/08/2026 - 13:25

LDK-ja dhe VV-ja kanë arritur marrëveshje për çështjen e presidentit të Kosovës. Këtë e ka bërë të ditur kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas takimit me kryetarin e...

Më shumëDetails

Qumështorja “Vita” pezullon grumbullimin e qumështit nga 1 shtatori

Qumështorja “Vita” pezullon grumbullimin e qumështit nga 1 shtatori
31/08/2026 - 13:11

Qumështorja “Vita” ka njoftuar fermerët dhe bashkëpunëtorët e saj se nga 1 shtatori 2026 do të pezullojë përkohësisht grumbullimin dhe pranimin e qumështit. “Për shkak të situatës së...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dje u raportua se është rrahur, sot dalin pamjet e para të Edit me fashë në kokë (Video)

    Dje u raportua se është rrahur, sot dalin pamjet e para të Edit me fashë në kokë (Video)

    178 Shpërndaje
    Shpërndaje 71 Tweet 45
  • Pas Edit vjen edhe reagimi i Jozit, ja çka ndodhi mbrëmë

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Spitali i Mitrovicës ka një njoftim të rëndësishëm për pacientët me kancer

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Ky është çmimi i naftës sot në Kosovë

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë