Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

U propozua si kandidat konsensual për president: Këto janë fjalët e para të Bekim Sejdiut

31/08/2026 - 13:38
në Lajme
A A
U propozua si kandidat konsensual për president: Këto janë fjalët e para të Bekim Sejdiut
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Bekim Sejdiu është propozuar si kandidat konsensual për president të Republikës së Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, pas negociatave të zhvilluara gjatë ditëve të fundit mes dy subjekteve politike.

Sejdiu ka thënë se pajtueshmëria për emrin e tij e nderon, duke falënderuar përfaqësuesit e të dyja partive për besimin e dhënë.

“Siç e tha kryetari i Lidhjes Demokratike, zotëri Abdixhiku, dhe siç jeni në njohuri të gjithë, përgjatë ditëve të fundit partitë politike, përkatësisht Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, kanë zhvilluar negociata intensive me qëllim të gjetjes së një emri të një kandidati jopartiak për postin e Presidentit të Republikës së Kosovës.

Gjatë këtyre negociatave, dy partitë kanë arritur një pajtueshmëri për emrin tim si kandidat presidencial. Gjithsesi, kjo mua më bën të ndihem i nderuar. Besimi që më kanë dhënë përfaqësuesit e dy partive politike — për çka shfrytëzoj rastin publikisht t’i falënderoj — është besim i madh dhe nder i madh.

Unë e kam pranuar këtë propozim, ndonëse ambicia ime ka qenë gjithmonë në fusha më shumë akademike dhe profesionale. Sidoqoftë, duke qenë plotësisht i vetëdijshëm për barrën dhe përgjegjësinë që sjell posti i Presidentit, si dhe për kontekstin aktual politik të Republikës së Kosovës, jam vënë në shërbim të Republikës së Kosovës, të qytetarëve dhe të shtetit tonë, që t’u shërbej me devotshmëri, siç kam bërë gjithmonë, kudo dhe kurdo që më jepet rasti brenda kapaciteteve të mia.

Siç e dimë të gjithë, procesi i zgjedhjes së Presidentit të Republikës së Kosovës është një proces që ka një aspekt politik dhe një procedurë kushtetuese në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, tha ai.

JU REKOMANDOJMË

Kush është Bekim Sejdiu, kandidati i propozuar për president

Kush është Bekim Sejdiu, kandidati i propozuar për president
31/08/2026 - 13:35

Bekim Sejdiu është emri për të cilin janë pajtuar Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike të Kosovës për postin e presidentit të Kosovës. Më poshtë është biografia e Sejdiut...

Më shumëDetails

LDK-ja dhe VV-ja arrijnë marrëveshje për presidentin, Abdixhiku: Kandidati do të jetë Bekim Sejdiu

LDK-ja dhe VV-ja arrijnë marrëveshje për presidentin, Abdixhiku: Kandidati do të jetë Bekim Sejdiu
31/08/2026 - 13:25

LDK-ja dhe VV-ja kanë arritur marrëveshje për çështjen e presidentit të Kosovës. Këtë e ka bërë të ditur kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas takimit me kryetarin e...

Më shumëDetails

Qumështorja “Vita” pezullon grumbullimin e qumështit nga 1 shtatori

Qumështorja “Vita” pezullon grumbullimin e qumështit nga 1 shtatori
31/08/2026 - 13:11

Qumështorja “Vita” ka njoftuar fermerët dhe bashkëpunëtorët e saj se nga 1 shtatori 2026 do të pezullojë përkohësisht grumbullimin dhe pranimin e qumështit. “Për shkak të situatës së...

Më shumëDetails

Sot po negociojnë përsëri për “Presidentin”, Kurti do garanci nga Abdixhiku për të gjitha votat e deputetëve të LDK-së

Takim i paparalajmëruar mes Kurtit dhe Abdixhikut
31/08/2026 - 13:03

Sot po negociojnë përsëri për “Presidentin”, Kurti do garanci nga Abdixhiku për të gjitha votat e deputetëve të LDK-së Albin Kurti dhe Lumir Abdixhiku po i vazhdojnë diskutimet...

Më shumëDetails

Abdixhiku shihet duke hyrë vetë në Kuvend për takim, Kurti me Muratin e Nagavcin

Abdixhiku shihet duke hyrë vetë në Kuvend për takim, Kurti me Muratin e Nagavcin
31/08/2026 - 12:46

Po zhvillohet takimi i radhës ndërmjet kryeministrit në detyrë, kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku. Për dallim prej disa...

Më shumëDetails

“British Petroleum” nuk e njeh dokumentin e IP-KOS-it, eksperti i OSHP-së kërkon anulimin e tenderit 15 milionësh

“British Petroleum” nuk e njeh dokumentin e IP-KOS-it, eksperti i OSHP-së kërkon anulimin e tenderit 15 milionësh
31/08/2026 - 12:19

Zhvillim i ri ka pasuar rreth tenderit 15 milionë eurosh për furnizimin me karburante të institucioneve publike, të raportuar ditë më parë nga gazeta Nacionale. Eksperti shqyrtues në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dje u raportua se është rrahur, sot dalin pamjet e para të Edit me fashë në kokë (Video)

    Dje u raportua se është rrahur, sot dalin pamjet e para të Edit me fashë në kokë (Video)

    177 Shpërndaje
    Shpërndaje 71 Tweet 44
  • Kosovarit i vidhet çanta me para dhe telefon në Ulqin, momenti i vjedhjes kapet në video

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Pas Edit vjen edhe reagimi i Jozit, ja çka ndodhi mbrëmë

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Spitali i Mitrovicës ka një njoftim të rëndësishëm për pacientët me kancer

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Ky është çmimi i naftës sot në Kosovë

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë