Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ish koloneli Veseli: Qeveria po flet për luftë për qëllime elektorale, investitorët e huaj po ikin nga Kosova për shkak të frikës

02/05/2024 - 10:47
në Kryesore, Lajme
A A
Ish koloneli Veseli: Qeveria po flet për luftë për qëllime elektorale, investitorët e huaj po ikin nga Kosova për shkak të frikës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish koloneli i FSK-së, Afrim Veseli, në një intervistë për Gazeta Blic e ka quajtur sharlatane ministren Donika Gërvalla, për deklaratat e saj të fundit për luftë.“Nuk i komentoj deklaratat e saj. Ajo është shumë sharlatane”, tha ai.
Veseli thotë se s’ka frikë për luftë, pasi Kosovën e ruan NATO, FSK e Policia.“Unë apeloj te qytetarët të mos i dëgjojnë politikanët që thërrasin vazhdimisht luftë, por ata që flasin për zhvillim ekonomik. Kosova është e mbrojtur, Kosovën e mbron ushtria e saj, policia e saj, AKI-ja, NATO-ja, kurrë Kosova ndër shekuj s’ka qenë më e sigurt se tani. A ka forcë më të fortë në rruzullin tokësor se ushtria amerikane, angleze, ata janë duke ushtruar FSK-në. Jo Kobra, por le të vjen edhe Putini në Serbi le t’i ushtrojë paramilitarët e tyre por ata që në start janë të dështuar, ata ose do të asgjësohen, ose do të arrestohen”, shprehet ish koloneli.
Derisa thotë se qeveria po i bën këto deklarata për çështje elektorale dhe qytetari do ta vlerësojë.

“Qytetari le ta vlerësojë më mirë se a është më i mirë ai që kërkon luftë për t’i mbuluar dështimet e tij apo ata që mendojnë për zhvillim ekonomik dhe paqe”, vlerëson Veseli për Gazeta Blic.

Lidhur me atë se a ndikojnë këto deklarata për luftë në ikjen e investitorëve nga vendi, ai thotë se kjo veçse ka pasur ndikim negativ, derisa shton se madje ka familje në Kosovë që kanë marrë kredi që të kenë para të gatshme në rast të nisjes së luftës.“Kjo po ndikon shumë, kemi shumë pak investitorë të huaj në vend, kemi një largim të ndjeshëm të qytetarëve të Kosovës, sidomos moshat e reja. Sipas informacioneve që kam, shumë familje janë futur në kredi që të kenë para të gatshme, për shkak të deklaratave për luftë vazhdimisht dhe kanë marrë kredi që të kenë para për ta mbajtur familjen, këtë më së miri e di sistemi bankar i Kosovës, prandaj s’duhet të flitet. Sot ka paqe s’ka luftë, nëse na sulmojnë ne jemi këtu, qytetarët e Kosovës e mbrojnë vendin si çdoherë. Unë nuk e kuptoj se si politikanët dalin para mediave flasin për luftë dhe më pas shkojnë e hanë një drekë të mirë në restorant”, potencon ish koloneli.
Ai po ashtu shton se Kosova duhet të koordinohet me ndërkombëtarët, pasi Kosova ka miq si SHBA-të dhe duhet lëvizur politikisht.“Kosova duhet politikisht të koordinohet me aleatët ndërkombëtarë. Zoti na i ka dërguar miqtë, SHBA-të dhe të tjerët dhe duhet të lëvizim politikisht. Rasti i fundit i dështimit të referendumit është përgjigje e gjithë kësaj që ka ndodhur në 3-4 vitet e fundit. Kur të koordinohesh me miqtë, edhe një dështim si ky në veri të referendumit në bazë të apelit të Vuçiq, ne do të dilnim fitimtarë. Pra ne duhet të lëvizim politikisht, që t’i ikim të keqes, luftës. Nëse veçse ata nuk duan bashkëjetesë, është problemi i tyre”, deklaron Afrim Veseli./Gazeta Blic/

JU REKOMANDOJMË

Kurti dhe Abdixhiku takohen sërish sot

Çështja e Presidentit/ Një orë nga takimi Kurti-Abdixhiku
31/08/2026 - 12:10

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, pritet të zhvillojnë sot një takim të ri. Kjo në kuadër të përpjekjeve...

Më shumëDetails

LVV e çon Hysen Durmishin në KQZ, në zgjedhjet e fundit nuk garoi “pas konsultimit” me Kurtin

LVV e çon Hysen Durmishin në KQZ, në zgjedhjet e fundit nuk garoi “pas konsultimit” me Kurtin
31/08/2026 - 11:51

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hysen Durmishi i cili për një kohë ushtroi edhe detyrën e ministrit të Infrastrukturës, do të jetë anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga...

Më shumëDetails

Udhëheqës të lartë të KFOR-it vizitojnë Urën e Ibrit

Udhëheqës të lartë të KFOR-it vizitojnë Urën e Ibrit
31/08/2026 - 11:34

Komanda e Forcave të Përbashkëta Aleate e NATO-s në Napoli njoftoi se udhëheqës të lartë nga KFOR-i vizituan së fundmi personelin që vepron në Mitrovicë. JFCNP njoftoi se...

Më shumëDetails

Betohen anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve

Betohen anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve
31/08/2026 - 11:23

Janë betuar anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, para u/d.të presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu. Si anëtarë të KQZ-së nga Lëvizja Vetëvendosje janë betuar Hysen Durmishi...

Më shumëDetails

Hamiti: Për sundim të ligjit po flasin kampionët e shkeljes së ligjeve dhe të Kushtetutës

Hamiti: Kurti e ka uzurpuar postin e kryeministrit dhe po sundon
31/08/2026 - 11:13

Zyrtari i LDK-së, Muhamet Hamiti, ka kritikuar pushtetin për shkelje të Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës. Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se në Kosovë...

Më shumëDetails

Kërçeli kritikon Ramën për protestën e 1 shtatorit: Mos e përdorni Prishtinën për beteja politike

Kërçeli kritikon Ramën për protestën e 1 shtatorit: Mos e përdorni Prishtinën për beteja politike
31/08/2026 - 10:56

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka kritikuar kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, lidhur me protestën e paralajmëruar për 1 shtator. Kërçeli ka thënë se protesta, e cila...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dje u raportua se është rrahur, sot dalin pamjet e para të Edit me fashë në kokë (Video)

    Dje u raportua se është rrahur, sot dalin pamjet e para të Edit me fashë në kokë (Video)

    177 Shpërndaje
    Shpërndaje 71 Tweet 44
  • Kosovarit i vidhet çanta me para dhe telefon në Ulqin, momenti i vjedhjes kapet në video

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Shpërthim me granatë pas mesnate në Prishtinë, kamerat kapin të dyshuarin duke lëvizur me biçikletë – dëmtohet shtëpia dhe një Audi Q8

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Kurti e Abdixhiku janë pajtuar në parim për Bekim Sejdiun President, gjyqtari raportues që rrëzoi Qeverinë e Avdullah Hotit në vitin 2020

    140 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Ky është çmimi i naftës sot në Kosovë

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë