Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti në fshatin Studime: Nuk mund të mos jepet drejtësia për një krim të tillë

02/05/2024 - 16:05
në Kryesore, Lajme
A A
Kurti në fshatin Studime: Nuk mund të mos jepet drejtësia për një krim të tillë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe në fshatin Studime të Vushtrrisë, me rastin e përvjetorit të masakrës ku u vranë 116 civilë.

Komunikata e qeverisë:

Sot nderojmë të vrarët më 2 maj 1999, të cilët më s’janë me neve. U nderojmë edhe juve që jeni këtu e qëndroni të fortë përkundër vuajtjes e humbjes së madhe gjatë luftës. Krahas sakrificës së të rënëve, e çmojmë qëndresën e popullit. I përkulemi popullit të Kosovës që nuk u përkul para terrorit të Serbisë,” tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në Akademinë Përkujtimore të masakrës në Studime të Komunës së Vushtrrisë.

Para të pranishmëve, Kryeministri tha se pa drejtësinë për viktimat shqiptare, për fëmijët dhe pleqtë e Studimes, Serbia nuk radhitet dot mes shteteve dhe kombeve që ndërtojnë të ardhmen e tyre mbi vlerat njerëzore. ‘’Masa e krimit e detyroi edhe NATO-n atëbotë të ndërhynte. Nuk mund të mos jepet drejtësia për një masë te tillë krimi,’’ u shpreh ai.

Kryeministri Kurti theksoi se nën peshën e kujtimeve të rënda, si popull, kemi zgjedhur të jemi të fortë, të bashkuar në dhembje por edhe në shpresë. “Le të vazhdojmë të qëndrojmë të bashkuar në kujtimin e të dashurve tanë, përkushtimin për drejtësi, e të frymëzuar nga buzëqeshjet e fëmijëve. Fëmijët që lindin dhe po rriten në liri janë dëshmi e fuqishme e asaj që kemi arritur dhe shpresës që mbartim çdo ditë,” shtoi ai.

“Do të vazhdojmë të vijmë këtu çdo vit për nderimin e 116 civilëve, ashtu siç do të bëjmë në çdo vend të Kosovës ku krimi ka lënë, të vdekur njerëzit tanë, dhe të gjallë dhembjen tonë. Deri te nderimi universal i drejtësisë, e drejt ngadhënjimit konkret të drejtësisë, homazhi shtetëror do të jetë sistematik’’, tha Kryeministri.

Në nderim të 116 civilëve shqiptarë, nga 11 deri në 84 vjeç, të vrarë nga forcat e armatosura të Serbisë në Studime, Kryeministri Kurti, së bashku me Presidenten Osmani vendosën kurorë të përbashkët dhe bënë homazhe te varrezat.

JU REKOMANDOJMË

Kërçeli kritikon Ramën për protestën e 1 shtatorit: Mos e përdorni Prishtinën për beteja politike

Kërçeli kritikon Ramën për protestën e 1 shtatorit: Mos e përdorni Prishtinën për beteja politike
31/08/2026 - 10:56

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka kritikuar kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, lidhur me protestën e paralajmëruar për 1 shtator. Kërçeli ka thënë se protesta, e cila...

Më shumëDetails

Maqedonci takohet me presidentin Erdogan në Turqi

Maqedonci takohet me presidentin Erdogan në Turqi
31/08/2026 - 10:39

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka marrë pjesë në ceremoninë e diplomimit të kadetëve të Akademisë Ushtarake të Forcave të Armatosura të Turqisë, e organizuar në...

Më shumëDetails

Spitali i Mitrovicës ka një njoftim të rëndësishëm për pacientët me kancer

Asnjë aplikues, anulohet konkursi për drejtor ekzekutiv në Spitalin e Mitrovicës
31/08/2026 - 10:24

Spitali i Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë ka njoftuar se pacientët e diagnostikuar me kancer do të kenë qasje pa pritje në një sërë shërbimesh diagnostike dhe...

Më shumëDetails

Erdhi në Kosovë për pushime, mërgimtari përfitoi padrejtësisht mbi 10 mijë euro nga shteti austriak

Me kërkesë të autoriteteve italiane, arrestohet një person në aeroportin “Adem Jashari”
31/08/2026 - 10:16

Një 38-vjeçar, shtetas i Kosovës dyshohet se ka marrë përfitime papunësie nga (AMS) në Mistelbach për gati gjashtë vjet, pavarësisht se ka jetuar shumicën e kohës jashtë vendit....

Më shumëDetails

AKB: Pesë shtete zotërojnë rreth 62% të rezervave të naftës në botë, rafinimi krijon vlerën më të madhe ekonomike

AKB: Kush del kundër Amerikës, del kundër zhvillimit ekonomik dhe të ardhmes euroatlantike të Kosovës
31/08/2026 - 10:04

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka publikuar një studim mbi burimet e naftës në nivel global, sipas të cilit pesë shtete – Venezuela, Arabia Saudite, Irani, Kanadaja dhe...

Më shumëDetails

Gjenden armë dhe 372 fishekë në dy shtëpi të pabanuara në Zubin-Potok

Gjenden armë dhe 372 fishekë në dy shtëpi të pabanuara në Zubin-Potok
31/08/2026 - 09:57

Policia ka raportuar për dy raste të mbajtjes së paautorizuar të armëve në Zubin-Potok, ku në dy shtëpi të pabanuara janë gjetur armë, qindra fishekë dhe materiale për...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dje u raportua se është rrahur, sot dalin pamjet e para të Edit me fashë në kokë (Video)

    Dje u raportua se është rrahur, sot dalin pamjet e para të Edit me fashë në kokë (Video)

    176 Shpërndaje
    Shpërndaje 70 Tweet 44
  • Kosovarit i vidhet çanta me para dhe telefon në Ulqin, momenti i vjedhjes kapet në video

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Kurti e Abdixhiku janë pajtuar në parim për Bekim Sejdiun President, gjyqtari raportues që rrëzoi Qeverinë e Avdullah Hotit në vitin 2020

    140 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Shpërthim me granatë pas mesnate në Prishtinë, kamerat kapin të dyshuarin duke lëvizur me biçikletë – dëmtohet shtëpia dhe një Audi Q8

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Me pamje nga deti, Xhensila shfaqet ‘hot’ në këtë veshje

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë