
Kreu i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës, Imer Mushkolaj, pas rezultateve të Kosovës në indeksin e lirisë së mediave nga “Reporterët Pa Kufij”, ka thënë se zbritja për 19 vende është jashtëzakonisht shqetësuese.
Mushkolaj ka thënë se nuk është se ka pritur ndonjë rangim më të lart duke pasur parasysh gjithë qasjen që ka pasur qeveria.
“Rangimi në raportin e Reporterëve pakufi kaq ulët dhe ky dallim shumë i madh krahasuar me vitin e kaluar d.m.th zbritje për 19 vende është përnjëmend jashtëzakonisht shqetësues por unë nuk është se kam prit ndonjë rangim më të lart duke pas parasysh gjithë qasjen që ka pas qeveria dhe jo vetëm qeveria por edhe institucionet në përgjithësi karshi mediave dhe gazetarëve gjatë vitit 2023. Këtu kam parasysh linçimet, sulmet e fushata linçuese që janë bërë kundër mediave dhe gazetarëve dhe të cilat në fakt qeveria i ka zgjedh si rrugë më të shkurt për të kundërshtuar çdo media kritike, çdo zë kritik, çdo gazetar kritik, duke provuar që te publiku ta minojë besimin që ata kanë në media”, ka thënë Mushkolaj.











