Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Hyseni:Me mua në dialog do të arrihej njohja nga Serbia, Kurti fatkeqësisht hapi tema tjera

07/05/2024 - 08:28
në Lajme
A A
Hyseni:Me mua në dialog do të arrihej njohja nga Serbia, Kurti fatkeqësisht hapi tema tjera
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

I deleguari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, ka potencuar ditë më parë se në vitin 2020 Kosova dhe Serbia kanë bërë përparim dhe janë dakorduar për disa nga elementet e Marrëveshjes gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të obligueshme që do ta përfundonte njëherë e përgjithmonë dialogun në mes të dy vendeve.

Por, me ndryshimin e Qeverisë në Kosovë, sipas Lajçak, ka ndryshuar edhe “qasja e Kosovës ndaj bisedimeve për një marrëveshje gjithëpërfshirëse”.

“Ne kemi filluar të diskutojmë elemente të ndryshme të kësaj marrëveshjeje në vitin 2020 dhe kemi bërë përparim të mirë në elemente të ndryshme. Me ndryshimin e qeverisë në Prishtinë ndryshoi edhe qasja e Kosovës ndaj bisedimeve për një marrëveshje gjithëpërfshirëse”, ka thënë Lajçak në një intervistë për mediumi opozitar serb, Nova.rs.

Megjithatë, sipas tij, të gjitha aktivitetet janë të lidhura me marrëveshjen gjithëpërfshirëse.

Për këtë ndryshim të qasjes ka folur edhe ish-kryengociatori për dialogun Kosovë-Serbi, skender Hyseni.

Skender Hyseni në një prononcim për FrontOnline ka thënë se kishte një kornizë të qartë të dialogut dhe se ai bëhej vetëm me njohje.

Sipas tij kishe një sekret publik, që dialogu të bëhen vec për njohje.

“Marrëveshja midis delegacionit të Kosovës ka ndryshuar tani. Unë kohën kur unë e kam udhëhequr dialogun është diskutuar për një njohje të ndërsjelltë, përkatësisht të diskutohet për një marrëveshje gjithëpërfshirës e cila nënkupton njohje të ndërsjelltë.

“Ne ishim të vendosur se nuk ka marrëveshje për asnjë teme të veçantë nëse nuk merrmi vesh për marrëveshjen e përgjithshme dhe gjithëpërfshirës dhe se tema kryesore ishte njohja e ndërsjellët, zyrtare-reciproke edhe ligjërisht e obligueshme. E për këtë “formulë” të negociatave ne kishim pajtim edhe me shtetet QUINT-it dhe të Brukselit përfshirë edhe vete Lacjakun. Të them se ishte sekret publik që ne e kishim vendosur këtë kornizë të dialogut. Dhe për fat te keq Albin Kurti i hapi temat dhe elementet e përgjithshme për të cilat jemi marrë vesh, për paqe, siguri dhe për të gjitha temat e tjera”, tha Hyseni.

Ndonëse ende nuk dihet se kush do ta zëvendësojë Lajçakun në postin e të dërguarit të posaçëm për dialogun për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Por, dëshirën për të qenë në pozitën e tij tashmë e ka shprehur ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor.

Pahor madje ka paralajmëruar se këtë javë do të dorëzojë kandidaturën e tij në Bruksel që të jetë emisar i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi.

Përfshirjen e tij Hyseni e vlerëson por, që sipas tij kryenegociator nuk është se ka rol shumë të rëndësishëm sepse do i vazhdojnë politika e BE-së, për dialogun.

“Pjesërisht varet nga ndërmjetësi, në masën më të madhe varet nga palët që janë të përfshira në këtë rast nga Kosova dhe Serbia. Derisa palët nuk duan zbatim të marrëveshjes e ka vështirë ndërmjetësi të bëjë ndryshime. Komisioni Evropian e vendos se kush do ti udhëheq negociata e mirëpres kandidimin e tij, Kosova nuk mund të vendos për kwtw temë dhe se secili që mund të jetë në këtë rol prap do të respektohen politikat e Bashkimit Evropian dhe do t’i nënshtrohet politikave dhe pikëpamjeve të Bashkimit Evropian për marrëveshjen përfundimtare” , shoti tutje Hyseni për FrontOnline.

Ndryshe, me 25 prill në takim e fundit në Bruksel Kosova dhe Serbia nuk arritën ndonjë marrëveshje për çështjen e transferimit të mjeteve financiare në valutën dinar nga Serbia në Kosovë, gjatë rundit të fundit të dialogut të zhvilluar në Bruksel. Pas takimit trepalësh, kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, tha se Serbia kishte “qëndrime shqetësuese” sa i përket çështjes së transferimit të mjeteve financiare në valutën dinar nga Serbia në Kosovë. Ndërkaq, kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq, tha se bisedimet, që zgjatën më shumë se shtatë orë, ishin “të vështira”

JU REKOMANDOJMË

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale
01/09/2026 - 09:09

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës kanë mbajtur sërish aksion para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar konstituimin e Kuvendit dhe funksionalizimin e institucioneve...

Më shumëDetails

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend
01/09/2026 - 08:56

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, gjatë aksionit të sotëm para Qeverisë së Kosovës, ka folur rreth marrëveshjes së arritur mes VV-së dhe LDK-së për presidentin. Ajo tha se...

Më shumëDetails

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë