Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Mes nacionalizmit dhe integrimit/ VMRO-DPMNE dhe VLEN e formojnë Qeverinë, përçarja do e dobësoj faktorin shqiptarë në RMV

09/05/2024 - 17:52
në Lajme
A A
Mes nacionalizmit dhe integrimit/ VMRO-DPMNE dhe VLEN e formojnë Qeverinë, përçarja do e dobësoj faktorin shqiptarë në RMV
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Dje në Republikën e Maqedonisë Veriore, janë mbajtur zgjedhjet parlamentare dhe ato presidenciale. Nga rezultatet e publikuara nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut, del se VMRO-DPMNE ka fituar dy palë zgjedhje, ato parlamentare por edhe ato presidenciale, derisa pasohet nga Fronti Evropian i Ali Ahmetit në zgjedhje parlamentare, më pas nga LSDM e koalicioni VLEN, shkruan FrontOnline.

Garën për president të RMV-së e ka fituar kandidatja e VMRO-DPMNE, Gordana Siljanovska-Davkova, ndërsa sipas të dhënave të KSHZ-së, nga 120 ulëse në Kuvendin e Maqedonisë, më shumë ka siguruar VMRO-DPMNE e cila do të ketë 59 mandate, më pas me 19 mandate është Fronti Europian i udhëhequr nga Ali Ahmeti, i pasuar nga LSDM-ja me 18 mandate. VLEN, i cili është koalicion i partive opozitare shqiptare ka siguruar 13 mandate, ndërsa në përbërjen e radhës “E Majta” do të përfaqësohet me 6 deputetë. Gjithashtu Lëvizja “ZNAM” do të ketë 5 deputetë.

Analistët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, qeverinë e re e shohin formuese mes VMRO-DPMNE dhe koalicionit shqiptar VLEN dhe se e shohin si dobësim përçarjen e faktorit shqiptar, përballë palës maqedonase.

Ibrahimi nga VLEN: VMRO-DPMNE dhe VLEN e formojnë Qeverinë, shqiptarët ishin me të bashkuar se kurrë

Sekretar i Përgjithshëm i partisë AlternAtivA – pjesë e koalicionit VLEN, Zeqrija Ibrahimi për FrontOnline konsideron se shqiptarët kurrë nuk kanë qenë më të konsoliduar dhe me të bashkuar se në këto zgjedhje.

‘’Shqiptarët kurrë nuk kanë qenë më të konsoliduar dhe më të bashkuar se në këto zgjedhje. Kanë garuar vetëm në dy kampe zgjedhore ose, më saktë, në një, sepse Fronti Europian e braktisi garën etnike dhe krijoi një koalicion multi-etnik, duke i përfshirë aty bashkësitë etnike, si romët, boshnjakët, turqit e torbeshët’’ thotë ai

Ai shton se shqiptarët kanë fituar së paku 30 deputetë e që e konsideron sukses të përgjithshëm kombëtar dhe se Qeveria e re do të bëhet mes VMRO-DPMNE dhe bllokut shqiptar VLEN.

‘’Sidoqoftë, shqiptarët i kanë fituar së paku 30 deputetë dhe ky është një sukses i përgjithshëm kombëtar. Sidoqoftë, qeveria e re do ta bëhet mes partisë fituese te maqedonasit, në këtë rast VMRO-DPMNE-së, dhe blloku shqiptar VLEN, i përbërë nga disa parti politike shqiptare, që ka pasur edhe mbështetjen e Kryeministrit Albin Kurti’’ deklaron Ibrahimi.

Ai thotë se kanë pasur rezerva për mbështetjen e kandidates së VMRO-DPMNE për presidente sikurse kryeparmanetari i Kosovës, Glauk Konjufca.

‘’Kryeministri Albin Kurti ka shprehur mbështetje publike për koalicionin tonë, ndërsa z. Konjufca ka shprehur rezerva për znj. Siljanovska, siç kemi pasur vërejtje edhe ne, andaj edhe ne nuk shprehëm mbështetje për të, por kjo nuk nënkupton që mos të kemi edhe partneritet për bashkëqeverisje me VMRO-DPMNE-në si fituese absolute e vullnetit të elektoratit maqedonas’’ thekson ai.

Tutje Ibrahimi nga VLEN shton se mund të mos e pëlqen faktin zgjedhor, por që nuk janë ata që mund ta ndryshojnë vullnetin politik të palës maqedonase.

‘’Neve mund të mos na pëlqejë ky fakt, mund t’i kemi vërejtjet tona për diskursin e tyre nacionalist, siç mund të kenë edhe ata vërejtje për qëndrimet tona, por ne nuk jemi ata që mund ta ndryshojmë vullnetin politik të votuesve maqedonas, siç nuk mund ta gjykojnë as ata vullnetin e elektoratit shqiptar’’ vlerëson ai.

Për të, rezultati zgjedhor i detyron të negociojnë për parimet e bashkëqeverisjes dhe luftën kundër korrupsionit e rrugën e integrimit.

‘’Ne jemi të detyruar të negociojmë për parimet e bashkëqeverisjes, për programin e përbashkët qeveritar, ku kemi çështje strategjike, si ruajtja e kursit euro-atlantik të Maqedonisë së Veriut, pastaj lufta kundër korrupsionit, avancimi i shtetit të së drejtës, i arsimit, shëndetësisë etj. Nëse dakordohemi për këto çështje, do të kemi qeveri të përbashkët. Ne jemi mandatuar për t’i përfaqësuar shqiptarët në qeveri dhe do të jemi aty për t’i mbrojtur interesat e elektoratit tonë shqiptar’’ përfundon për FrontOnline, Zeqirija Ibrahimi nga koalicioni VLEN.

Analisti Saliu: VMRO-DPMNE dhe VLEN do e formojnë Qeverinë e re, bojkoti i zgjedhjeve presidenciale ftohi raportet BDI-VMRO

Analisti politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Isen Saliu, për FrontOnline thotë se qeveria e re do të formohet mes koalicionit VMRO-DPMNE dhe VLEN dhe sipas tij ky koalicion do i ketë mbi 70 deputetë.

‘’Gjykuar sipas paraqitjeve të para të fituesit të zgjedhjeve, Hristijan Mickovskit kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Qeverinë e re do ta themelojë opozita e deritanishme VMRO-DPMNE tek maqedonasit dhe VLEN tek shqiptarët. Në bazë të rezultateve të para, ky koalicion do të numëronte mbi 70 deputetë, kurse me partitë tjera më të vogla maqedonase i afrohet edhe shumicës prej dy të tretave’’ thotë Iseni.

Ai potencon se në ditën e zgjedhjeve pati edhe bojkot të zgjedhjeve presidenciale në komunat me shumicë shqiptare.

‘’Në ditën e zjedhjeve pati edhe bojkot të zgjedhjeve presidenciale në komunat me shumicë shqiptare, që në masë plotësuese ka ftohur raportet mes VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së’’ tehkson ai.

Analisti Saliu thotë se gjithçka do të qartësohet në ditët në vijem nëse do të ketë ose jo përqarje mes shqiptarëve, e kjo do të ndodhë kur të fillojnë negociatat për formimin e Qeverisë së re në RMV.

‘’Gjithçka do të qartësohet ditëve në vijim, kur të fillojnë negociatat për formimin e Qeverisë së re. Ndoshta nuk mund të themi se kemi përçarje të shqiptarëve, por kemi dy blloqe politike, njësoj sikurse kemi edhe në Kosovë, Shqipëri dhe vende tjera. Vota e shqiptarëve kësaj radhe ishte e koncentruar në dy blloqe dhe nuk ishte shumë e përçarë, respektivisht nuk kemi shumë “vota të djegura” shqiptare’’ potencon ai për FrontOnline.

Ndërkohë, ai thotë se shkronja e pare e koalicionit VLEN i takon Vetëvendosjes.

‘’Përkrahja e Vetëvendosjes për opozitën shqiptare ishte e qartë dhe shkronja e parë e koalicionit opozitar VLEN i takon Vetëvendosjes, sepse fillimisht ky koalicion ishte Lëvizja Evropiane për Ndryshim (LEN). U krijua njëfarë paqartësie lidhur me qëndrimin e Vetëvendosjes për kandidaten presidenciale të VMRO-DPMNE-së, që përkrahej nga VLEN, por kryeparlamentari Konjufca doli me sqarim dhe kërkesë që të publikohet deklarata e tij e plotë’’ vlerëson analisti Saliu për FrontOnline.

Analisti Selmani: Përkrahja e Kurtit ndaj VLEN nuk pati fare ndikim në rezultatin zgjedhor

Analisti politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Naser Selmani, deklaron për FrontOnline se qeveria e re do të formohet nga VMRO-DPMNE.

”Nuk ka dyshim se qeverinë e re do ta udhëheq VMRO e cila ka korrur një fitore, që në të kaluar nuk ka nodhur në ciklet zgjedhore. Jo që ajo nuk ka fituar kaq, por suksesi i dobët i LSDM-së, kurr nuk ka pasur këtë numër kaq të vogël’’

Ai ka treguar edhe arsyet se çfarë bëri që subjekti politik, VMRO-DPMNE të fitoj kaq shumë vota.

‘’Në rritjen e VMRO-së ndikoj paaftësia e qeverisë nga LSDM-ja, pasi gjitha premtimet që i ka bërë nuk arriti të i realizoj, si reforma në drejtësi, liria e medias, lufta ndaj korrupsionit dhe u krijua percepsioni se kjo qeveri është kundër reformave dhe e korruptuar dhe tjetra është arroganca e BDI-së, e cila me projektin e Korridorit të 8-të i cili kaloj shifrën miliardëshe dhe mënyra si u prezentua ky projekt u përdor nga VMRO-DPMNE, pastaj insistimi për kryeministër shqiptar, marrja në udhëheqje i instutcioneve, sepse partitë maqedone bëjnë rezistencë për të ndryshuar sistemin sepse ato 100% e kontrollojnë atë, pra VRMO-DPMNE këto i përdori tek votuesit maqedon dhe narracioni i saj BDI në opozitë ka pasur sukses’’ thekson ai.

Analisti Selmani thotë se nuk ka pasur përçarje mes shqiptarëve në këto zgjedhje se se shqiptarët kurrë nuk kanë qenë me të unfikuar.

‘’Ky vlerësimi i përqarjes nuk është vlerësim i drejtë sepse shqiptarët kurrë nuk kanë qenë më të bashkuar sepse kanë pasur dy blloqe dhe kemi pasur në të kaluarën kur vota shqiptare është ndarë në 4-5 subjekte politike, në këto zgjedhje janë bashkuar në dy blloqe. Çka të bëjmë ne në një listë? Do ishte pak e rrezikshme kjo, sepse kjo nuk do ishte as e shëndoshë për demokracinë. Ajo çka e unifikon spektrin shqiptare është unifikimi i platformave, pavarësisht se kush është në Qeverinë. Është çasje e gabuar që shqiptarët të bashkohen në një listë’’ potencon ai.

Tutje, njohësi i proceseve politike, Naser Selmani, për FrontOnline. thotë se BDI ka shkelur marrëveshjen me VMRO-DPMNE kur kishte bërë koalicion me LSDM-në pas presionit ndërkombëtar dhe këtë kartë do ta përdorë tashmë VMRO ndaj BDI-së, për ta lënë këtë të fundit në opozitë.

‘’VMRO dhe BDI kanë pasur një marrëveshje që partitë fituese të bëjnë koalicion mes vete, këtë parim BDI e ka shkelur duke bërë koalicion me LSDMN-në me 2017 dhe këtë kartë do e përdorë tani VMRO, sepse do i thotë BDI-së se ju e keni shkelur këtë parim dhe se VMRO nuk do të guxojë të bëjë koalicion me BDI-në sepse votuesi i VMRO mund ta ndëshkojë ashpër atë’’ shton ai.

Për fund, analisti Selmani thotë se përkrahja e kryeministrit Albin Kurti nuk ka pasur thaujse fare ndikim në rezultatin zgjedhor të koalicionit VLEN dhe se përfshirja e tij në zgjedhjet e RMV-së nuk është precendent i ri.

‘’Nuk është e vërtetë se ky është precedent, në RMV kanë ndërhyrë vazhdimisht në zgjedhje si Shqipëria ashtu edhe Kosova. Mos harroni se BDI kishte përkrahjen e kryeministrit Rama, madje ai ishte pjesë e spotit publiciar të BDI-së, kjo nuk është diçka e re, ka ndodhur edhe tash. Unë mendoj se ndërhyrja e Kurtit ka qenë e pa përfillshme dhe nuk ka ndikuar aspak ose ka ndikuar pak ndikim në rezultatin e zgjedhjeve’’ përfundon Selmani për FrontOnline.

Gazetarja shqiptare në Maqedoni: Përçarja e shqiptarëve do të ndikojë në dobësimin tonë kundrejt palës maqedonase

Kryeredaktorja e medias shqiptare ‘’Portalb’’ nga Maqedonia e Veriut, Elida Zylbeari, për FrontOnline thotë se duhet pritur se me çfarë kushtesh do të paraqitën partitë shqiptare të opozitës të cilat do të negociojnë me VMRO-DPMNE, partinë fituese të zgjedhjeve në Maqedoninë Veriore.

‘’Deri në formimin e Qeverisë së re ende ka kohë, le të shohim njëherë se me çfarë kushtesh do të paraqiten partitë shqiptare të opozitës, të cilët sipas gjitha gjasave do të negociojnë me partinë maqedonase e cila doli fituese’’ thotë ajo.

Zylbeari për FrontOnline, thekson se përçarja e shqiptarëve ndikon shumë në dobësimin e pozitës shqiptare kundrejt palës maqedonase, e cila sipas saj ka treguar nacionalizëm të fuqishëm.

‘’Përçarja e shqiptarëve ndikon shumë në dobësimin e pozitave të shqiptarëve kundrejt palës maqedonase e cila ka treguar një nacionalizëm të fuqishëm dhe ka arritur të mbledhë votat në elektorat me fushatë kundër-shqiptarëve. Përçarja e shqiptarëve ia siguroi censusin kandidates së VMRO-DPMNE-së dhe pamundësoi idenë e shqiptarëve që presidenti të zgjidhet në parlament’’ potencon ajo.

Po ashtu, ajo thotë se kjo përçarje do të ndikojë shumë edhe në vendosjen dhe realizimin e kushtit për hapjen e kushtetues e cila mundëson euro-integrimin e RMV-së.

‘’Kjo përçarje do të ndikojë ende më shumë në vendosmërinë dhe fuqinë e partisë shqiptare në vendosjen dhe realizimin e kushtit për hapjen e kushtetutës e cila mundëson euro-integrimin e Maqedonisë, kusht që do të vihej ndaj parëtisë maqedonase kur të kërkojë koalicion me partinë shqiptare’’ tregon tutje ajo.

Për të është e saktë deklarata e kryeparlamentarit Glauk Konjufca se vota për VMRO-DPMNE është votë anti-shqiptare.‘’Deklarata e Konjufcës është e saktë, ndërkaq ende mbeten të panjohura motivet e vërteta të përkrahjes së Kurtit ndaj VLEN-it në Maqedoni’’ potencon ajo.

Ndërkohë, gazetarja Zylbeari thekson se VMRO-DPMNE e ka rikthyer trupin votues të para dhjetë viteve dhe me numrin e votave të fituara, faktori shqiptarë vështirë se mund të bëjë trysni për realizimin e interesave shqiptare.

‘’VMRO-DPMNE e riktheu trupin votues të para dhjetë vjetëve dhe me këtë numër të madateve në Parlament, faktori shqiptar vështirë se mund të bëjë trysni sa i përket realizimit të interesave shqiptar, posaçërisht për integrimin e vendit në BE, duke kryer ndryshimet kushtetuese, gjë që VMRO thotë se nuk do ta bëjë. Nuk pres dallim nga qeverisja autokratike e ish kryeministrit Nikolla Gruevski, pres qeverisje me theks nacionalist maqedonas, me institucione dhe media të partizuara dhe pa perspektivë evropiane’’ përfundon ajo për FrontOnline.

JU REKOMANDOJMË

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale
01/09/2026 - 09:09

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës kanë mbajtur sërish aksion para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar konstituimin e Kuvendit dhe funksionalizimin e institucioneve...

Më shumëDetails

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend
01/09/2026 - 08:56

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, gjatë aksionit të sotëm para Qeverisë së Kosovës, ka folur rreth marrëveshjes së arritur mes VV-së dhe LDK-së për presidentin. Ajo tha se...

Më shumëDetails

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë