Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Njohësit e integrimeve nuk presin lajme të mira për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

10/05/2024 - 09:31
në Lajme
A A
Njohësit e integrimeve nuk presin lajme të mira për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Flags wave outside the Council of Europe building on the day Ukrainian President Volodymyr Zelenskiy addresses the Parliamentary Assembly, in an extraordinary session to discuss Russia's invasion of Ukraine, via videolink in Strasbourg, France March 14, 2022. REUTERS/Arnd Wiegmann

Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ditë më parë nga Këshilli i Evropës kanë bërë të ditur se çështja e anëtarësimit të Kosovës aktualisht nuk është në agjendën e Komitetit të Ministrave, ndonëse në prill të këtij viti Asambleja Parlamentare e KiE-së miratoi raportin e Dora Bakoyannis e cila rekomandon fuqishëm anëtarësimin e Kosovës në këtë institucion.

Mirëpo, më pas nisën kërkesat për lëvizje para lidhur me formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ndonëse një gjë e tillë nuk kërkohej në raportin e raportueses për Kosovën.

E lidhur me procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës dhe “kërkesat” për Asociacionin e komunave me shumicë serbe Qeveria nuk e pranon kushtëzimin e anëtarësimit në Këshill të Evropës me Asociacionin.

Për njohësit e çështjeve të integrimeve evropiane Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për anëtarësim dhe se kjo tashmë mbetet vetëm çështje politike, mirëpo në këtë fazë që jemi nuk priten rezultate pozitive për mbledhjen e 16-17 majit të Këshillit të Ministrave.

Njohësi i çështjeve të integrimeve evropiane, Taulant Kryeziu thotë se kushtëzimi i draft-Asociacionit në Kushtetuese si kusht për antëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës (KiE) është në shpërputhje me atë që është votuar në Asamblenë Parlamentare.

Sipas Kryeziut, çështja e themelimit të Asociacionit edhe nga juristët eminent, edhe nga raporti i Bokoyannis, më pastaj edhe nga Komiteti për çështje politike dhe demokraci, edhe nga Asambleja Parlamentare është përkufizuar si ‘kriter i pas anëtarësimit’ mirëpo tash një kushtëzim I tillë edhe nga vendet mbështetëse të Kosovës.

“Pas votimit apo mbështjetjes me mbi një shumicë të kualifikuar që Kosova ka marrë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropë, çështja e themelimit të Asociacionit edhe nga juristët eminent, edhe nga raporti i Bakoyannis, më pastaj edhe nga Komiteti për çështje politike dhe demokraci, edhe nga Asambleja Parlamentare është përkufizuar si ‘kriter i pas anëtarësimit’. Tanimë në votimin final ajo që quhet vota e ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të KiE-së apo takimi të ministrave ku është hapi final ku Kosova duhet të ketë një shumicë prej 2/3, pra një shumicë të kualifikuar për të marrë anëtarësimin është vendos kushtëzim dërgimi i draftit të statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Gjykatën Kushtetuese, i cili duhet thënë që është në shpërputhje me atë që është votuar në Asamblenë Parlamentare, por tanimë është kushtëzim dhe është kushtëzim nga vendet e fuqishme si Franca, Gjermania, nga vendet njohëse”, theksoi ai.

Për Kryeziun nuk priten rezultate pozitive në këtë drejtim duke parë qasjen e palës kosovare edhe pse anëtarësimi do të përbente hapin më të rëndësishëm pas deklaratës së shpalljes së Pavarësisë dhe vendimit të GJND-së.

“Ne e kemi parë qëndrimin e Kosovës në këtë drejtim, prandaj duket që është e pamundur që të ketë mbështetje nga vendet kryesore përpara se Kosova ta dërgojë draftin në Kushtetuese. Ne po shohim që nga pala kosovare ka një qëndrim të prerë nga kryeministri se kriteret janë përmbushur siç thotë vetë raporti edhe i Asamblesë Parlamentare, kështu që nuk shoh ndonjë lëvizje pozitive në këtë drejtim. Duhet thënë që anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës do të përben hapin më të rëndësishëm pas deklaratës së shpalljes se Pavarësisë dhe vendimit të GJND-së. Anëtarësimi në KiE është një nga hapat më të rëndësishëm që do të bënte Kosova në fuqizimin e subjektivitetit të saj ndërkombëtar. Mendoj se mos anëtarësimi nuk është lajm i mirë”, tha tutje ai.

Kryeziu sqaron se Komiteti i Ministrave zakonisht mbanë një sesion vjetor të zakonshëm rreth datës simbolike të 5 majit, duke lënë të hapur mundësinë e mbajtjes, nëse rrethanat e kërkojnë këtë, edhe një takim të dytë gjatë vitit.

“E shoh problematike pa ecur në këtë drejtim që mund të ketë ndonjë lajm pozitiv para vitit tjetër, nëse ndërkohë Kosova nuk gjen një modalitet për ta adresuar këtë kërkesë tanimë që e kanë edhe partnerët tanë, të cilët kanë qenë mbështetës në Asamblenë Parlamentare mirëpo tash është vendos si kusht për votim final që përkundër asaj që thuhet që do të jetë kriter pas anëtarësimit. Pra, ashtu thuhet në opinionin e Asamblesë Parlamentare të KiE, tanimë është vendosur si kushtëzim dërgimi I draftit në Gjykatën Kushtetuese për para marrjes së mbështetjes nga ana e Komitetit të Ministrave”, tha Kryeziu.

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dritëro Arifi thotë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për anëtarësim në Këshillin e Evropës (KiE) dhe kjo tashmë është vetëm çështje politike.

Ai thekson se Kosova sipas raportit të Bokoyannis dhe rekomandimit të Asamblesë Parlamentare i ka plotësuar të gjitha kushtet që i kërkohet një shteti.

“Kjo po vërehet që tashmë është vetëm çështje politike, nuk ka të bëjë me kriteret sa i përket që Kosova duhet t’i plotësoj për tu bërë anëtar i Këshillit të Evropës. Rrjedhimisht do të thotë që Kosova sipas raportit të Bokoyannis dhe rekomandimit të Asamblesë Parlamentarë i ka plotësuar të gjitha kushtet që i kërkohet një shteti. Tash është vendim politik i Komitetit të Ministrave të vendosur, ata mund ta vendosin sepse në fund të ditës ai është vendim politik”, thotë Arifi.

Arifi thotë se polemikat në mes të Qeverisë dhe disa partnerëve seriozë të Kosovës mund ta dëmtojë procesin e anëtarësimit.

“Mund ta vendosin Kosovën në agjendë por dyshoj që mund të ndodhë një gjë e tillë për shkak të polemikave në distancë që i ka bërë Qeveria me disa partnerë shumë serioz, dhe kjo mund ta dëmtojë procesin edhe pse ndodha po dëshirojmë ne të besojmë që mund të ndodhë një mrekulli që të anëtarësohemi mirëpo të anëtarësohemi mandej me kushtet që të plotësohen kriteret politike për të cilat po kërkon Komuniteti Evropian”, theksoi Arifi

Ndërkaq, ai tha se në rast se mos futjes së Kosovës në agjendë është problem sepse më pastaj duhet të krijohet një momentum politik i përshtatshëm që vendet të lobojnë për ta futur Kosovën në agjendë.

“Në rast të mos futjes në agjendë të Kosovës është probem sepse tani duhet të krijohet një momentum politik i përshtatshëm që vendet të lobojnë për ta futur Kosovën në agjendë, pasi që ajo e ka kaluar rekomandimin e Asamblesë Parlamentare. Pastaj mbetet vetëm që të lobohet por që me siguri për këtë vit nuk besoj që do të ketë diçka konkrete në atë drejtim, veç vitin e ardhshëm ndoshta do të bëhet një lobim më I fuqishëm apo të krijohet një momentum pozitiv nëse kemi përparim në zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi sepse gjithçka aty po ndërlidhet, po fillohet dhe po përfundon”, theksoi Arifi./Front Online/

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë