Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Berisha me akuza ndaj Drejtorit të Policisë: E larguat me urdhër të politikës majorin që po hetonte Martin Berishajn e ministrat e Kurtit

10/05/2024 - 11:48
në Lajme
A A
Berisha me akuza ndaj Drejtorit të Policisë: E larguat me urdhër të politikës majorin që po hetonte Martin Berishajn e ministrat e Kurtit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, i cili është edhe kryetar i Komisionit për Siguri, në mbledhjen e sotme të këtij Komisioni ku është ftuar për raportim Drejtori i Policisë së Kosovës, ka drejtuar akuza për emërime brenda Policisë së Kosovës të cilat sipas tij, rezultojnë të jenë të afërta me drejtues brenda Policisë së Kosovës dhe gjithashtu edhe me ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla, shkruan Gazeta Express.

Berisha ka përmendur emra konkret të zyrtarëve policor, duke thënë se pas lëvizjeve nëpër pozita, tashmë po caktohet edhe kush do të merret me hetime të rasteve korruptive. Sipas Berishës, tashmë hetuesit brenda policisë së Kosovës që pushteti i konsideron si të opozitës, nuk do të kenë mundësi që të merren me procese hetimore ku për subjekt janë zyrtarë të Qeverisë Kurti.

“Komplet këta shefa që janë emëruar në këto pozita, përzgjidhen se cilët hetues do ti hetojnë aferat korruptive. Tash e tutje aferat s’mund të hetohen nga hetuesit që etiketohen si të opozitës brenda njësisë së veçantë hetimore”, ka thënë Berisha, duke shtuar se ndaj të njëjtëve bëhen edhe diskriminime të tjera që lidhen me mos dërgim në trajnime apo edhe përdorim të veturave zyrtare.

Tutje Berisha ka thënë se drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, në korrik të vitit 2023 e kishte ftuar major Shemzi Hazirin dhe i është komunikuar vendimi për transferim. Berisha thotë se ky vendim ka qenë “nga niveli politik”.

“Majori Shemsi Haziri kishte thënë se kjo është për shkak të hetimeve të fundit të Martin Berishës, Nagip Kransiqit, rezervave, Donika Gërvalla, zv.Liza Gashit, ministrit Hajrullah Çeku. Ky Hajrullah Çeku është tu u hetu për një arkitekt që ia kish qit nga 5550 euro për çdo muaj për dy vjet. Nëse iu intereson kush është ky arkitekti e dimë edhe ato. Është tu u hetu edhe ministri Elbert Rrahmani për fondin për komunitete për fondinpër komunitete për keqpërdorime rreth 200 miëj euro. Hysen Durimishi për tiketa ngjitëse dhe mirëmbajtje të Autostradës dhe rruga e Podujevës”, ka deklaruar Bekë Berisha.

Berisha thotë se majori Shemsi Haziri kishte qenë njëherë Slloveni dhe dy herë në Mal të Zi për ambasadorin Martin Berishaj, dhe pas kthimit nga vizita e dytë në Mal të Zi, i është kumtuar vendimi për transferim.

“Ky paska qenë pikë kontakti e vetme me hetuesin e Malit të Zi. Dhe si duket është afru hetimi kogja mirë dhe ky për këtë arsye është larguar nga hetimi”, ka thënë Berisha.

Deputeti i ka thënë Drejtorit se me urdhër të politikës e ka larguar majorin Shemsi Haziri nga hetimet. Berish ka thënë se Drejtori i Policisë e ka shpikur një pozitë si zv.drejtor në anti-drogë, për ta trasnferuar majorin Haziri dhe për të mos e lënë pa punë të njejtin. Sipas deptuetit Berisha, tashmë në vend të major Haizirit është vendosur një shok i ministrit Xhelal Sveçla./GazetaExpress/

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë