Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ambasada Franceze: Drafti i BE-së baza e vetme dhe më e mira, Kosova ta çojë në Kushtetuese që ta përkrahim në KiE

10/05/2024 - 16:10
në Lajme
A A
Ambasada Franceze: Drafti i BE-së baza e vetme dhe më e mira, Kosova ta çojë në Kushtetuese që ta përkrahim në KiE
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ambasada e Francës në Prishtinë në një përgjigje për televizionin T7 kanë thënë se Parisi zyrtar rekomandon që Qeveria e Kosovës të dorëzojë Draft-Statutin për Asociacionin në Gjykatë Kushtetuese, në një mënyrë e cila do të jetë e përshtatshme për Gjykatën.

Ambasada e Francës tutje në përgjigje potencojnë se Statuti ka përkrahjen e plotë të vendeve që mbështesin dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian dhe theksojnë se Drafti i BE-së deri tani paraqet bazën më të mirë dhe të vetme për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

“Ky statut është miratuar plotësisht nga vendet që mbështesin dialogun e udhëhequr nga BE. Ai ofron deri tani bazën më të mirë dhe të vetme për krijimin e Asociacionit”, ka thënë për T7 nga Ambasada e Francës.

Dërgimi i Draftit në Gjykatë Kushtetuese për interpretim, sipas Ambasadës së Francës , do të jepte një sinjal të fortë të përkushtimit të Kosovës për të themeluar atë dhe do të tregonte përkushtimin e Kosovës për të drejtat e pakicave, si një prej shtyllave të Këshillit të Evropës dhe në të njëjtën kohë do të një hap i mirëpritur për të siguruar përkrahje në rrugën drejt anëtarësimit në Këshill të Evropës.

“Dërgimi i draft statutit të Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese për interpretim do të dërgonte një sinjal të fortë të përkushtimit të Kosovës për të përmbushur këtë çështje dhe do të demonstronte më tej përkushtimin e Kosovës për të drejtat e pakicave, që është një nga shtyllat e Këshillit të Evropës, dhe do të ishte prandaj një hap i mirëpritur për të siguruar mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”, kanë përfunduar nga Ambasada e Francës për T7.

Të njëjtin qëndrim për rrugën e anëtarësimit në Këshill të Evropës e kanë edhe Gjermania dhe Italia. Edhe emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se SHBA s’ka votë në Këshill, por që Asociacioni dhe anëtarësimi në KiE janë të ndërlidhura.

Kryeministri Albin Kurti në një paraqitje nga mbledhja e Qeverisë së Kosovës e ka konsideruar si absurd kushtëzimin e anëtarësimit në KiE me themelimin e Asociacionit. Për më tepër, Kurti ka thënë se Draft Statuti i BE-së s’është dokument por vetëm një “non-paper”, meqë i njëjti s’është pranuar në takimin e dhjetorit që të nënshkruhet në kuadër të pakos ku përfshihet edhe Marrëveshja për Normalizim

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë