Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Vëllai i Xhafer Tahirit përplaset fizikisht me anëtarët e kryesisë së LDK-së në Vushtrri

26/04/2022 - 20:20
në Lajme
A A
Vëllai i Xhafer Tahirit përplaset fizikisht me anëtarët e kryesisë së LDK-së në Vushtrri
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Anëtarët e degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Vushtrri, gjatë së martës janë përfshirë në përleshje fizike në mes vete.

Të martën mbledhja e kryesisë së LDK-së në Vushtrri u shëndërrua në “arenë” të përleshjeve fizike.

Salih Tahiri, vëllai i kryetarit të degës në Vushtrri, e sulmoi fizikisht anëtarin e kryesisë Agim Krasniqin.

Këto informacione të Paparacit i ka konfirmuar edhe sekretari i kësaj dege të LDK-së, Avdi Avdiu.

Ai ka thënë se ka pasur përplasje fizike por që nuk është lajmëruar policia fare.

“Përplasje ka pasur, nuk po e di, për shkak të gjërave të ndryshme brenda partisë. Nuk është lajmëruar në polici”, ka thënë sekretari i LDK-së në Vushtrri, Avdiu.

Ai ka kërkuar nga redaksia e Paparacit që për informata të kërkohet sqarime nga kryetari i degës së LDK-së, Xhafer Tahiri.

“Pyetni kryetarin e degës Xhafer Tahirin ai duhet ta sqaroj këtë që ka ndodhë.. Salih Tahiri nuk është fare anëtarë i kryesisë”, ka thënë Avdiu.

Paparaci ka kontaktuar kryetarin e degës së Vushtrrisë, Xhafer Tahirin për të marrë një përgjigje lidhur me përleshjen fizike të nisur nga vëllai i tij Salih Tahiri.

Kryetari Xhafer Tahiri i ka mohuar këtë informacione duke e akuzuar anëtarin e kryesisë, Agim Krasniqin se “është shitur” te PDK-ja dhe po shpif ndaj tij.

“Jo, jo kurçfarë përleshje nuk ka ndodhur kjo është një shpifje dhe e gjitha kjo ka të bëjë për një objekt që është kah ndërtohet nga Agim Krasniqi e i cili është shitur te PDK-ja dhe po bënë presion në degën e LDK-së”, ka thënë Xhafer Tahiri.

Xhafer Tahiri ka hedhur akuza në drejtim të Agim Krasniqit i cili sipas Tahirit për shkak të një objekti pa leje që po e ndërton po shantazhohet që të inskenoj situata brenda LDK-së.

“Absolutisht nuk është e vërtetë, as nuk diskutohet absolutisht, është shpifje që është e sponzoriasuar prej PDK-së përmes Agim Krasniqit. Ai është duke e ndërtuar një objekt pa leje në Vushtrri e për të cilin është i shantazhuar nga PDK-ja për me bë kësi lloj situata për me inskenu situata të tilla në LDK”, ka thënë Tahiri.

Kryetari i degës së LDK-së në Vushtrri Xhafer Tahiri i pyetur nga redaksia se përse po e mohon përleshjen e vëllait të tij të konfirmuar nga sekretari i degës Avdi Avdiu, tha se ky i fundit ka qenë me të dhe nuk qëndron kjo.

“Asnjë përleshje nuk ka ndodhë, sekretari me mua ka qenë ulur gjatë gjithë kohës”, ka thënë Tahiri.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë