Figura të njohura politike kanë marrë pjesë në promovimin e librit “Shqiptarët dhe Shqipëria 1908-1912”, me autor Prof. Dr. Ethem Çeku.
Ne mesin e tyre ishin edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ish-presidenti Fatmir Sejdiu dhe deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti.

Haradinaj përmes një shkrimi në Facebook shpreh nderin e tij që ishte i pranishëm në promovimin e këtij libri.
“Pata nderin të jem në promovimin e librit “Shqiptarët dhe Shqipëria 1908-1912”, me autor Prof. Dr. Ethem Çeku.
Përmes këtij libri, autori ka sjellë një vështrim të historisë shqiptare, ngjarjeve që kanë karakterizuar rrugëtimin e formimit të shtetit kombëtar shqiptar. Ethemit i uroj suksese të mëtejme!”, shkruan Haradinaj.












