Gjatë mëngjesit të së enjtes u bë e ditur se Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla, i ka dërguar një letrën e presidentit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Theodoros Rousopoulos, ku thuhet se Qeveria e Kosovës është duke përgatitur një draftstatut për Asociacionin.
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu Shoshi, në një intervistë për GazetaBlic, thotë se adresimi i letrës që është dorëzuar nga zonja Gërvalla, është gabim.
Ajo tutje thotë se a e bëri Gërvalla këtë huqje me vetëdije apo nga mos dija.
“Fillimisht letra që është dorëzuar nga zonja Gërvalla, adresimi është gabim, sepse i është adresuar presidentit apo kryetarit të asamblesë parlamentare, dhe asambleja parlamentare vec e ka dhënë qëndrimin e saj me votë ne sension pra në asamble. Kjo do të thotë se me shumë se 82% e antarëve në asamblen parlamentare të këshillit të evropës kanë qenë në favorë të antarësimit të Kosovës në Këshillë të Evropës, tani ky është vetëm një opinion që i është dorëzuar komitetit të ministrave mirëpo nuk është opinion i obligueshëm për vendim në komitet të ministrave. Por a e ka bërë këtë huqje me vetëdije apo nga mos dija ministrja Gërvalla këtë nuk e di, por që ka bërë gabim në adresim kjo është e sigurt”, shtoi ajo.
“Musliu Shoshi thekson se përmbajtja e këtij draft statuti është gabim, pasi që aleatët ndërkombëtarë nuk kanë kërkuar një draft të tillë.
“Aleatët tanë ndërkombëtarë kanë kërku që hapat konkret apo të prekshëm të merren me draft statutin e Asociacionit që kanë pranuar në marrëveshje e Ohrit me të cilën janë dakorduar. Kjo letër e dërguar është poashtu edhe në përmbajtje gabim, sepse një draft status të tillë nuk e kanë kërku aleatët tanë ndërkombëtarë sepse nuk është e dakorduar në marrëveshjen ndërkombëtare në këtë rast sic është në marrëveshjen e Ohrit, prandaj e vlerësoj se edhe përmbajtja e letrës është gabim. Këtë e shoh më shumë si një shfajësim për konsum të brendshëm dhe në fajsim për konsum të jashtëm, pra që të shfajësohen brenda për brenda që ne e morëm vendimin dhe e dërguam një draft statut”, u shpreh ajo.
Deputetja potencon se ky draft është i rrezikshëm dhe do ti acaroj edhe më shumë marrëdhëniet që i ka Republika e Kosovës me aleatët ndërkombëtarë.
“Mirëpo për aleatët tanë unë vlerësoj se është jashtëzakonisht i rrezikshëm, dhe ka mundësi edhe të acaroj edhe më tej marrëdhëniet që i ka Republika e Kosovës, sepse ne duhet të tregojmë që jemi shtet i pjekur dhe të krijojmë apo të mbrojmë perceptimin që vec është krijuar që Kosova është një shtet serioz, dhe me veprime të tilla sic janë duke u marrë nga zonja Gervalla dhe qeveria Kurti, sa i përket antarësimit në KiE, e vlerësoj se nuk na bëjnë shërbim përkundrazi. Aleatët tanë kanë kërku dërgimin e draft statutit për Asociacion në shumicë me minoritetin serb, që është dakorduar dhe është i shkruar në marrëveshjen e Ohrit , pra nuk kanë kërkuar një draft statut të Asociacionit ku nuk është as i dakorduar po është i shkruar sot për sot, pra është krejtësisht gabim”, përfundoi Musliu Shoshi












