Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti publikisht lëvdata kompanisë që po kryen renovime në QKUK, a po e favorizon atë?

20/05/2024 - 16:07
në Kryesore, Lajme
A A
Kurti publikisht lëvdata kompanisë që po kryen renovime në QKUK, a po e favorizon atë?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë përuruan sot renovimet në Klinikën e Onkologjisë në QKUK.

Kurti shprehu mirënjohje të veçantë për “Ego Elsa”, një kompani që është angazhuar edhe më herët në renovimin e klinikave të QKUK-së.

Gjatë fjalimit të tij, Kurti tha se “ajo çfarë ju ka bërë përshtypje të gjithëve është që nga jashtë njihet Klinika e Onkologjisë ndonëse operatori ekonomik e ka gëlqerosur edhe përjashtë, ndonëse kjo nuk ka qenë në kontratë”.

Ndërkaq, ai tha se nga brenda klinika ka ndryshuar aq shumë sa nuk do ta kishte njohur.

“Brenda ajo që e bën dallim kryesor dhe unë po të mos kisha hy në këtë derë nuk e kisha ditur se në cilën klinikë jam, është fakti se është thyer tavani dhe është ngritur për 30 centimetra e jo vetëm kaq, por ka pastrim të ajrit me filtrim e klimatizim”, tha Kurti.

Kryeministri e falënderoi kompaninë që tha se i ka kryer punët një muaj e gjysmë para kohe.

“Krejt në fund operatori ekonomik “Ego Elsa” e ka pasur kontratën për përfundimin e punimeve në javën e parë të korrikut, e ka përfunduar një muaj e gjysmë më herët, për çfarë i falënderojmë publikisht”, tha ai.

Kurti tha se në këtë klinikë janë investuar 600 mijë euro, të cilat tha se e kanë “transformuar në mënyrë fort domethënëse këtë klinikë kaq të nevojshme dhe të dobishme”.

“I kanë pasur 45 shtretër, tash i kanë bërë 60 shtretër dhe së shpejti do të jenë 110 shtretër. Përveç kësaj me akseleratorin e ri të cilin e kemi instaluar, lista e pritjes është zero, pra nuk ka pritje, dhe ky akselerator pati kushtuar 1 milion e 444 mijë euro”, tha ai.

Kompania “Ego Elsa” është angazhuar nga Ministria e Shëndetësisë që të kryente punë edhe gjatë viteve të kaluara në QKUK.

Në verë, kjo kompani ka bërë adaptimin e hapësirës për angiograf për Klinikën e Neurologjisë në QKUK. Në dhjetor të vitit 2022 ka bërë innstalimin e sistemit te gazrave mjeksore në QKUK. Edhe më herët, kjo kompani është angazhuar në lëshimin në funksion të sistemit qendror të furnizimit me oksigjen për të gjithë shtretërit e Klinikës Infektive.

JU REKOMANDOJMË

Mbetjet mortore të gjetura në Zubin Potok dërgohen në Hagë për identifikim përmes ADN-së

Mbetjet mortore të gjetura në Zubin Potok dërgohen në Hagë për identifikim përmes ADN-së
28/08/2026 - 18:43

Autoritetet në Kosovë thanë se të paktën dhjetë mbetje kockore të gjetura në tri varrezat masive në Zubin Potok, janë dërguar në Hagë për identifikim përmes ADN-së. Ministri...

Më shumëDetails

“Të deklaroni se …”, subvencionimi i librave – MASH del me një kërkesë për prindërit

“Të deklaroni se …”, subvencionimi i librave – MASH del me një kërkesë për prindërit
28/08/2026 - 18:33

Ministria e Arsimit dhe Shkencës, njoftoj se ka ndarë një qarkore me të gjitha Drejtoritë Komunale të Arsimit përmes së cilës u ka kërkuar atyre dhe shkollave fillore...

Më shumëDetails

“Nëse dëshiron, mund ta bëj më institucional…”, Haxhiu me inteligjencë artificiale shkruan komunikatën për gjeneralët e rinj

“Nëse dëshiron, mund ta bëj më institucional…”, Haxhiu me inteligjencë artificiale shkruan komunikatën për gjeneralët e rinj
28/08/2026 - 17:55

Presidenca e Republikës së Kosovës ka shfrytëzuar një nga “chatbotët” e inteligjencës artificiale për të shkruar komunikatën për gradimin e tre gjeneralëve të rinj të Ushtrisë së Kosovës....

Më shumëDetails

Trump: Putini nuk do ta sulmojë një vend të NATO-s

Trump: Putini nuk do ta sulmojë një vend të NATO-s
28/08/2026 - 17:36

Presidenti Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar se Vladimir Putin nuk do të sulmojë ndonjë vend anëtar të NATO-s. “Ai nuk do të sulmojë një...

Më shumëDetails

MASh kërkon nga prindërit verifikim të përdorimit të mjeteve për tekstet shkollore

MASh kërkon nga prindërit verifikim të përdorimit të mjeteve për tekstet shkollore
28/08/2026 - 17:31

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASh) u ka dërguar të premten një qarkore të gjitha Drejtorive Komunale të Arsimit, përmes së cilës u kërkon atyre dhe shkollave fillore...

Më shumëDetails

“Në emër të qytetarëve të Prishtinës: Shpalleni të pafajshëm” – zbulohet baneri gjigant në kryeqytet

“Në emër të qytetarëve të Prishtinës: Shpalleni të pafajshëm” – zbulohet baneri gjigant në kryeqytet
28/08/2026 - 17:30

Komuna e Prishtinës ka zbuluar banerin gjigant në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Në banerin ku shkruhet: “Në emër të qytetarëve të Prishtinës, shpalleni të pafajshëm”,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dogana konfirmon raportimin e Veriu.info: Hetime penale për Lushakun e E.K., por me masa të ndryshme disiplinore

    Dogana konfirmon raportimin e Veriu.info: Hetime penale për Lushakun e E.K., por me masa të ndryshme disiplinore

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Këto janë çmimet e derivateve për sot

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Ministri Muja e heq drejtorin Hoxha nga detyra, AUV-i nën drejtimin e tij ishte adresë nacionale e skandaleve

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Parashikimi i motit për të premten – do të jetë jashtëzakonisht nxehtë

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Parashkruhet njëra vepër, ndryshohet aktakuza ndaj Sveçlës

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë