Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Dogana konfirmon raportimin e Veriu.info: Hetime penale për Lushakun e E.K., por me masa të ndryshme disiplinore

27/08/2026 - 20:00
në Kryesore, Lajme
A A
Dogana konfirmon raportimin e Veriu.info: Hetime penale për Lushakun e E.K., por me masa të ndryshme disiplinore
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Veriu.info ka publikuar një artikull hulumtues me titull ‘Standarde të dyfishta në Doganë: Llugaliu hesht pse për të njëjtën shkelje njërin doganier e shkarkoi e tjetrin e ktheu në punë’, ku shpjegohet se si Dogana e Kosovës po përdorë standard të dyfishta ndaj zyrtarëve të saj, që dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ku njërit i ka shkëputur kontratën e punës e tjetrin e ka kthyer në punë pa pritur vendim nga prokuroria. (Lexojeni këtu: https://veriu.info/standarde-te-dyfishta-ne-dogane-llugaliu-hesht-pse-per-te-njejten-shkelje-njerin-doganier-e-shkarkoi-e-tjetrin-e-ktheu-ne-pune/)

Ndaj këtij artikulli të publikuar në Veriu.info ka reaguar Dogana e Kosovës përmes zëdhënësit Adriatik Stavileci, duke e quajtur artikullin shpifës dhe të pasaktë, ndërsa vet në reagim e pranojnë se ndaj tyre janë marrë masa të ndryshme disiplinore.

Pra, Dogana e Kosovës në reagim e pranon se të dy zyrtarët janë nën hetime penale nga Prokuroria, derisa konfirmon dallimet procedurale në trajtimin e tyre.

​Përmes një shkrese zyrtare dërguar redaksisë së Veriu.info, Dogana e Kosovës ka konfirmuar elementet kyçe të raportimit tonë lidhur me procedurat ndaj dy zyrtarëve të saj, Arton Lushaku dhe E.K.

Mes të tjerash në reagimin e Doganës përmes zëdhënësit Stavileci thuhet: ‘Pyetjet tuaja janë dërguar përmes postës elektronike në orën 16:29 — jashtë orarit zyrtar të punës — dhe atë në adresa joadekuate (në adresë individuale të Drejtorit dhe Kabinetit), të cilat nuk janë adresa zyrtare të publikuara për komunikim me mediat’.

Është e vërtetë që pyetjet janë dërguara në këto dy adresa, por që Stavilecit duket i ka ikur një detaj apo me qëllim e devijon çështjen, pasi që pyetjet janë dërguar edhe ne e-mailin zyrtar të Doganës së Kosovës. Po ashtu edhe sikur të drejtoheshin vetëm në e-mail të drejtorit Agron Llugaliu, do të ishte më se e mjaftueshme, pasi që është zyrtari kryesor i Doganave të Kosovës, dhe askush tjetër nuk është mbi të në hierarki.

 

Sa i përket dërgimit të pyetjeve në 16:29 dhe duke qenë se të njëjtat janë dërguar edhe në e-mailin zyrtar të Doganës së Kosovës, për neve është informatë e re që Dogana e Kosovës nuk punon pas orës 16:00. Kjo pasi që Policia, Dogana dhe institucione tjera, dihet që punojnë 24 orë në 365 ditë të vitit!

Mbi të gjitha, Veriu.info nuk ka dërguar pyetje Doganës si institucion, por pyetjet i janë drejtuar drejtorit të Doganës, Agron Llugaliu, ashtu siç bëhet e ditur në fillimit të e-mailit me pyetje.

​Në reagim, Dogana konfirmon faktet e mëposhtme:

​Dogana konfirmon zyrtarisht se për të dyja rastet (si për Lushakun, ashtu edhe për E.K.) janë në vijim veprime hetimore penale dhe se janë njoftuar prokuroritë përkatëse.

Dogana pranon se për zyrtarin E.K. ekziston tashmë një vendim i formës së prerë që ka prodhuar efektin e shkëputjes së kontratës.

Për zyrtarin Arton Lushaku, Dogana konfirmon se deri më tani ekziston vetëm vendimi i shkallës së parë nga Komisioni Disiplinor i cili nuk është i formës së prerë, ndërsa në fuqi mbetet masa e suspendimit.

​Organi vendimmarrës: Institucioni sqaron se vendimet disiplinore merren në formë kolegjiale nga një Komision prej tre zyrtarësh profesionalë dhe jo si vendim individual i Drejtorit të Përgjithshëm.

​Pavarësisht pretendimeve të Doganës se rastet nuk mund të krahasohen për shkak të fazave procedurale, faktet e konfirmuara nga vetë institucioni tregojnë se të dy zyrtarët mbeten nën hetime penale nga prokuroria për shkelje të ngjashme.

​Veriu.info do të vazhdojë të ndjekë rrjedhën e hetimeve pranë prokurorive përkatëse deri në epilogun përfundimtar të të dyja rasteve.

​Sqarim nga Redaksia: Në reagimin e saj zyrtar, Dogana e Kosovës ka lëshuar edhe një seri akuzash e ofendimesh ndaj medies sonë, për të cilat Veriu.info ka marrë vendim që të mos e publikojë reagimin e plotë, por të pasqyrojë vetëm faktet dhe konfirmimet zyrtare për opinionin publik.

Ndryshe, Dogana e Kosovës akoma nuk ka kthyer përgjigje në pyetjet e dërguara nga Veriu.info për këto dy raste, e të cilat janë si më poshtë:

​​1. Kriteri i Vendimmarrjes: Cili ishte kriteri ligjor dhe profesional për këtë dallim në trajtim, ku ndaj z. E.K u mor masa e menjëhershme e largimit pa pritur gjyqin, ndërsa z. Lushaku u rikthye në punë pa u pritur as vendimi i prokurorisë?

​2. Qasja në Dokumente Zyrtare: A mund të na dërgoni kopjet e vendimeve zyrtare — atë për shkëputjen e kontratës së z. E.K. dhe vendimin për rikthimin e z. Lushaku në punë?

​3. Statusi i Hetimit dhe Pozita: A ka përfunduar hetimi ndaj z. Arton Lushaku dhe a është kthyer ai në të njëjtën pozitë kontrolli ku pretendohet se është kryer shkelja?

Standarde të dyfishta në Doganë: Llugaliu hesht pse për të njëjtën shkelje njërin doganier e shkarkoi e tjetrin e ktheu në punë

 

JU REKOMANDOJMË

“Sa mund të dënohen spiunët në Kosovë?” – Tregon avokati Hodaj

“Sa mund të dënohen spiunët në Kosovë?” – Tregon avokati Hodaj
27/08/2026 - 20:23

Avokati Taulant Hodaj ka folur rreth rastit të fundit “Sheholli”, e ma konkretisht për procedurat gjyqësore që zakonisht rendom parashihet për rastet e spuinazhit dhe shantazhit. Ai këto...

Më shumëDetails

Vjosa Osmani ia refuzoi shtetësinë me arsye të forta ligjore, Albulena Haxhiu shkeli ligjin për Boiken Abazin

Vjosa Osmani ia refuzoi shtetësinë me arsye të forta ligjore, Albulena Haxhiu shkeli ligjin për Boiken Abazin
27/08/2026 - 20:20

Vjosa Osmani si presidente kishte refuzuar dhënien e shtetësisë për Boiken Abazin, me arsye të forta ligjore që ia kishte dhënë Ministria e Punëve të Brendshme për Boiken...

Më shumëDetails

Negociata të “vështira” për emrin e presidentit, a do të ketë marrëveshje LVV-LDK?

Negociata të “vështira” për emrin e presidentit, a do të ketë marrëveshje LVV-LDK?
27/08/2026 - 20:12

Edhe njëherë tjetër Lëvizja Vetëvendosje e Lidhja Demokratike e Kosovës, janë ulur në tavolinë, për të diskutuar për presidentin e ri të vendit. Por, për dallim nga takimet...

Më shumëDetails

Grupi Parlamentar i Aleancës thërret konferencë për nesër nga ora 10:00

Grupi Parlamentar i Aleancës thërret konferencë për nesër nga ora 10:00
27/08/2026 - 20:05

Grupi Parlamentar i Aleancës nesër do të mbajë konferencë pëer media nga ora 10:00 në hollin e Kuvendit të Kosovës. Në njoftim nuk specifikohet tema për të cilën...

Më shumëDetails

A bartin përgjegjësi penale qeveritarët në detyrë për mbajtjen e dy funksioneve?

A bartin përgjegjësi penale qeveritarët në detyrë për mbajtjen e dy funksioneve?
27/08/2026 - 19:45

Qeveria në detyrë e Kosovës po përballet me kritika për gjoja tejkalim kompetencash në lidhje me një varg vendimesh që i mori së voni, ndërsa ndaj pjesëtarëve të...

Më shumëDetails

Zulfaj i rendit të drejtat e komunitetit serb, pasi ministri i Serbisë tha se serbët në Kosovë janë “grupi më i privuar nga e drejta e votës”

Zulfaj i rendit të drejtat e komunitetit serb, pasi ministri i Serbisë tha se serbët në Kosovë janë “grupi më i privuar nga e drejta e votës”
27/08/2026 - 19:39

Ministri i Serbisë për Integrime Evropiane, Nemanja Starović, ka propaganduar në “X”, duke thënë se serbët në Kosovë “janë grupi më i privuar në Evropë nga e drejta...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Standarde të dyfishta në Doganë: Llugaliu hesht pse për të njëjtën shkelje njërin doganier e shkarkoi e tjetrin e ktheu në punë

    Standarde të dyfishta në Doganë: Llugaliu hesht pse për të njëjtën shkelje njërin doganier e shkarkoi e tjetrin e ktheu në punë

    444 Shpërndaje
    Shpërndaje 178 Tweet 111
  • Qeveria e Kosovës mban mbledhje elektronike, këto janë vendimet e marra

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Kurtit pyetet për ‘kandidaturën’ e Thaçit për President, kjo është përgjigja e tij

    125 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • “Ka keqpërdorur fondet”, Haradinaj akuzoi Gucatin, vjen reagimi i OVL-UÇK

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Nasim Haradinaj me akuza ndaj Hysni Gucatit të OVL UÇK: U zu në hajni, e din ai, për t’u mbuluar thirri protestë

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë