Ish-kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Rahovecit, Bejtullah Deliu, po pretendon se një burrë ia ka “kidnapuar” djalin e tij 10 vjeçar për më shumë se një orë dhe të njëjtin e ka keqtrajtuar.
Nga Policia e kanë konfirmuar rastin për Front Online dhe ka dhënë detaje.
Ngjarjen e kishte denoncuar në Polici ish-kandidati Deliu, i cili ka raportuar se i dyshuari ia kishte rrahur djalin, të cilin për shkak të lëndimeve trupore e kishte dërguar në QKMF.
Rasti dyshohet se ka ndodhur më 16:35 në rrugën “Ali Sokoli” në Rahovec.
Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj, pas intervistimit të personit të dyshuar dhe viktimës, në konsultim me prokurorin e Shtetit rasti hapet si “lëndim i lehtë trupor” dhe shkon në procedurë të rregullt.
“Lëndim i lehtë trupor Rr. Ali Sokoli-Rahovec/ (03.01.2022 -16:35) Ankuesi (babai) Ka raportuar ne Stacionin Policor-Rahovec, se nje person ia ka rrahur djalin e tij të mitur (rreth 10 vjeçare) te cilin fillimisht e kishte dërguar për tretman mjekësor ne QKMF dhe pas vizitës mjekësore ishte liruar. Pas intervistimit te personit te dyshuar dhe viktimës ne prezencë te prindit dhe ne konsultim me prokurorin e Shtetit iniciohet rasti si me lartë dhe shkon ne procedurë te rregullt”, tha ai për Front Online.













