Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Deputeti i anonim i VV-së për Reuters: Kurti po mundohet që ta bindë opozitën për ta votuar kodin e ri civil

23/05/2024 - 13:39
në Lajme
A A
Deputeti i anonim i VV-së për Reuters: Kurti po mundohet që ta bindë opozitën për ta votuar kodin e ri civil
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në një banesë në Prishtinë, aktorë homoseksualë qeshin dhe bërtasin gjatë ushtrimeve për një shfaqje që shpreh satirë rreth politikanëve homofobë dhe për t’i mbrojtur të drejtat e barabarta për komunitetin LGBT në Kosovë, që mund të bëhet së shpejti shteti i parë me shumicë myslimane që i lejon martesat e gjinisë së njëjtë.

Shfaqja pritet të realizohet gjatë “Javës së Krenarisë” në qershor, por gjithashtu mund të bjerë në kohën e votimit të një kodi të ri civil në Kuvend, me të cilin do të legalizoheshin unionet civile mes personave me gjini të njëjtë. Nuk është e qartë saktësisht se kur do të votohet kodi i ri civil, por kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, muajin e kaluar tha se një gjë e tillë do të ndodhë shpejt, raporton agjencia “Reuters”.

Mirataimi i kodit, edhe pse ende i paqartë, do të ishte shtytje e madhe për të drejtat e homoseksualëve në vendin konservator ballkanik, edhe pse shumë anëtarë të këtij komuniteti kanë frikë se një lëvizje e tillë nuk do t’i ndryshojë qëndrimet e rrënjosura.

Gjatë ushtrimeve, regjisorja homoseksuale e shfaqjes, Arlinda Morina, tha se do të martohej me partneren e saj, nëse miratohet ligji, por nuk pret që të bëhet papritmas e pranuar në shoqëri.

“Kjo do të bëjë një zhurmë të madhe dhe do t’i japë një dridhje të vogël vendit, por nuk besoj se do ta ndryshojë shumë mënyrën se si ne trajtohemi” – i tha ajo agjencisë “Reuters”.

“Çfarë do të mund të ndryshonte martesa, kur ende je e pështyrë dhe e fyer në rrugë” – pyeti Morina.

Përderisa shumica e vendeve të Evropës Perëndimore kanë lëvizur drejt barazisë në martesë, të drejtat janë të kufizuara në një pjesë të madhe të lindjes dhe jugut të Evropës.

Në Kosovë, në mesin e kundërshtarëve është Duda Balje, deputete dhe kryetare e Komisionit Parlamentar për të Drejta të Njeriut.

“Ne nuk duam presion nga një komunitet i vogël për ta shkelur atë që shumica e mendon” – i tha ajo agjencisë “Reuters”.

Qeveria e Kosovës nuk iu përgjigj pyetjes se kur pret që kodi i ri civil të votohet në Kuvend.

Një deputet i partisë në pushtet i tha agjencisë “Reuters” në kushte anonimiteti se Kurti po mundohet që ta bindë opozitën për ta votuar kodin e ri civil, si dhe marrëveshje për energjinë e infrastrukturën, duke i ofruar si këmbim shpallje të zgjedhjeve të parakohshme.

Zgjedhjet e reja parashihen për shkurtin e vitit 2025, sipas afatit të rregullt.

Kodi i ri civil do t’u lejonte çifteve me gjini të njëjtë që të regjistrojnë unione civile, por kërkon miratim të një ligji tjetër për t’i rregulluar martesat mes homoseksualëve.

Për Blert Morinën, që e udhëheq organizatën CEL për mbrojtjen e komunitet LGBT në Kosovë, kodi i ri civil duhet të zgjidhë gjithçka përnjëherë.

“Shteti na konsideron ne si qytetarë të klasës së dytë” – tha Morina, transgjinor. Sipas Morinës, diskutimet për ligjin e ri “na kanë ekspozuar ndaj urrejtjes”.

JU REKOMANDOJMË

Veprimtarët shqiptarë të Amerikës rreshtohen pas Sejdiut, afër 30 emra mbështesin zgjedhjen e tij President

Kurti e Abdixhiku janë pajtuar në parim për Bekim Sejdiun President, gjyqtari raportues që rrëzoi Qeverinë e Avdullah Hotit në vitin 2020
01/09/2026 - 09:49

Një grup veprimtarësh dhe përfaqësuesish të komunitetit shqiptaro-amerikan kanë dalë publikisht në mbështetje të kandidaturës së Bekim Sejdiut për President të Republikës së Kosovës, duke u bërë thirrje...

Më shumëDetails

Peci për protestën e komunave: Nuk e kanë hallin e qytetarit, por pazaret politike

Faton Peci ua kthen me të mirë votat mërgimtarëve: Ua kursen 1 euro për parking – parkingje falas për veturat me targa ndërkombëtare
01/09/2026 - 09:37

Komunat e Kosovës sot do të protestojnë në Prishtinë, kundër asaj që e konsiderojnë cenim të kompetencave dhe të drejtave të tyre ligjore nga niveli qendror. Protesta është...

Më shumëDetails

Ky është çmimi i naftës e benzinës sot në Kosovë

Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë: Çmimet e naftës do të jenë të larta të paktën deri në korrik
01/09/2026 - 09:18

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka përcaktuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës për sot. Sipas vendimit të MINT-it, çmimi maksimal për...

Më shumëDetails

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale
01/09/2026 - 09:09

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës kanë mbajtur sërish aksion para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar konstituimin e Kuvendit dhe funksionalizimin e institucioneve...

Më shumëDetails

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend
01/09/2026 - 08:56

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, gjatë aksionit të sotëm para Qeverisë së Kosovës, ka folur rreth marrëveshjes së arritur mes VV-së dhe LDK-së për presidentin. Ajo tha se...

Më shumëDetails

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë