Ish kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka dalë në përkrahje të maturantëve të Mitrovicës për shkuarje në eskurzion në Shqipëri, ashtu siç ka qenë edhe traditë e viteve të mëhershme.
Ky reagim i Bahtiri vjen pas protestës së djeshme të dhjetra nxënësve para komunës, të cilët kanë shprehur pakënaqësinë e tyre me qendrimin e drejtoreshës të Drejtorisë së Arsimit, Drita Kadriu, e cila nuk po lejon shkuarjen e maturantëve në eskurzion këtë vit, transmeton Veriu.info.
Postimi i Agim Bahtirit:
Kërkesa e maturantëve të Mitrovicës për të shkuar në eskurzion në Shqipëri është e drejt.
Komuna duhet t’ua lejoj shkuarjen në eskurzion, sepse nuk ka arsye për ta ndaluar këtë aktivitet, i cili ka qenë traditë edhe e viteve të mëhershme dhe është praktikë edhe e qyteteve tjera.
Eskurzione si ky mbesin përherë si kujtim i bukur në kujtesën e nxënësve të klasëve të 12-ta, shumë prej të cilëve pas përfundimit të kësaj klase i ndajnë rrugët e jetës në drejtime të ndryshme, prandaj duam të kenë kujtime të bukura të përbashkëta.
Pra, ftoj Drejtorinë e Arsimit ta rishqyrtoj qendrimin dhe t’i lejoj nxënësit të shkojnë në eskursion.
AB












