“Potenciali në rritje i kthimit të Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë i mbush liderët evropianë me “stres dhe ankth”, kryesisht për shkak të prirjes së ish-presidentit amerikan për ndryshime të egra dhe të papritura të politikave”
Kështu dekalroi kryeministri i vendit, Albin Kurti, për uebfaqen e lajmeve “Semafor”.
Në lidhje me këtë deklaratë të kryeministrit kanë folur për “Gazeta Blic” nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Deputetja e kësaj partie, Valentina Bunjaku-Rexhepi tha se është mirë që Kurti mos të merret me politikat në Amerikë por të merret me qytetarët e Kosovës.
“Eshtë mirë që kryeministri Kurti mos me u marr me politikat në Amerikë por është mirë të merret me qytetarët e vet në Kosovë se për këtë punë është zgjedh. ka shumicën parlamentare dhe duhet me punu shumë më shumë për Kosovën dhe për t’ua lehtësuar jetën qytetarëve këtu” deklaroi Bunjaku-Rexhepi për “Gazeta Blic”.













