Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Koloneli shqiptar në Estoni tregon hapat e mbetur për Kosovën për t’iu bashkuar NATO-s

27/05/2024 - 22:29
në Lajme
A A
Koloneli shqiptar në Estoni tregon hapat e mbetur për Kosovën për t’iu bashkuar NATO-s
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Asambleja Parlamentare e NATO-s e ka miratuar të hënën rekomandimin për avancim të statusit të Kosovës nga anëtare vëzhgues në anëtare të asociuar, ka bërë të ditur kryesuesi i Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, Driton Hyseni.

Sa i përket avancimit të statusit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, koloneli shqiptar në Estoni, Çlirim Toci, e quan si një nga lajmet më të mira që Kosova e ka marrë.

“Marrja e statusit të asociiuar në Asamblenë Parlamentare është një nga lajmet më të mira që Kosova ka marrë që nga shpallja e pavarësisë,” ka thënë Toci.

Sipas Tocit, rruga e antarësimit në Parlamentin e NATO-s dhe drejt organizatave dhe strukturave të tjera të NATO-s janë dy rrugë të cilat shkojnë paralel, por ato ndahen dhe ndërthuren.

“Antarësimi i sotëm është një vendimmarrje ose proces politik që i jep një zë më shumë Kosovës ose politikbërësve në Kosovë që të marrin pjesë në forume të mëdha që organizohen nga NATO dhe diskutojnë për çështje të sigurisë së mbrotjes,” deklaroi Toci.

Nëse diskutohet për antarësimin në NATO, koloneli tha se hapi tjetër duhet të jetë anëtarësimi i Kosovës në Partneritetin për Paqe.

“Është një rrugë tjetër që njëfarë mënyre duket rrugë e gjatë, por për Kosovën nuk është e pamundur, hapi tjetër duhet të jetë anëtarësimi i Kosovës në partneritetin për paqe, partneriteti për paqe që është një iniciativë që ka filluar që në vitin 1994 do t’i mundësonte Kosovës të kalonte në atë që quhej paradhoma e anëtarësimit në NATO dhe do t’i mundësonte asaj jo vetëm të përfitonte nga të drejta e studimeve, por të përfitonte edhe nga ekspertiza e ndërtimit të një force efektive të aftë për të vepruar dhe koordinuar jo vetëm për çështje më të sigurisë brenda vendit por edhe në bashkëveprim me vende tjera.

”Sa i përket situtatës së sigurisë, sipas Tocit, situata është pak dinamike jo vetëm në Kosovë, por dhe në rajon, duke mos e lënë në njërën anë vetëm zhvillimin në Kosovë, por duke e shikuar edhe situatën në Bosnjë e Hercegovinë.

Bashkëpunimi me Gjermaninë në fushën e mbrojtjes dhe të tjera është njëra nga bashkëpunimet shumë të rëndësishme sipas kolonelit.

“Gjermania është një nga vendet më të zhvilluara dhe ka një ushtri të konsoliduar dhe një zë shumë i dëgjuar në Aleancën e NATO-s, unë mendoj që anëtarësimi në këtë strukturë që ndodhi sot do të jepte një sinjal shumë të rëndësishëm jo vetëm brenda Kosovës por edhe kundërta, disa aktorëve në rajon siç është Serbia që njihet si një vend destabilizues dhe kërcënues për sigurinë dhe stabilitetin në rajon,” ka thënë Toci në “FIVE”.

Teksa Serbinë e quan si një ndër zërat më të fuqishëm të Rusisë, që sipas tij, shteti rus po e përdor atë dhe do të vazhdojë ta përdorë për të destabilizuar jo vetëm Kosovën, por edhe rajonin.

“Por, Serbia dihet që është një nga zërat e fuqishëm të Rusisë, Rusia e përdor Serbinë dhe do të vazhdojë ta përdorë për ta destabilizuar jo vetëm Kosovën, por të gjithë rajonin. Ne e kemi përmendur që mënyrat që do të përdorë Rusia në bashkëpunim me Serbinë do të jetë jovendosja e trupave në teren, por duke përdorur format hibride si elementet politike, fenë, organizata dhe forma të tjera në forma ndihme që Rusia dhe Serbia vazhdojnë të ndihmojnë element destabilizues jo vetëm në veri, por edhe në rajon e më gjerë e në Bosje e Hercegovinë,” përfundoi Toci./RTV Dukagjini/

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë