Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti edhe në një fushatë zgjedhore – këtë herë për zgjedhjet në Luginë

30/05/2024 - 19:18
në Kryesore, Lajme
A A
Kurti edhe në një fushatë zgjedhore – këtë herë për zgjedhjet në Luginë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në fillim të majit, anëtarë të partisë së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, morën pjesë në zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut; në fillim të qershorit, dy këshilltarë të Qeverisë së tij do të garojnë në zgjedhjet lokale në dy komuna me shumicë shqiptare në jug të Serbisë.

Si atëherë, edhe tash, ky angazhim ngjalli reagime.

U cilësua edhe si “tendencë për të shtrirë ndikimin te shqiptarët në rajon”, edhe si përpjekje për “përçarje”.

Vetë Zyra e Kurtit nuk iu përgjigj interesimit të REL-it për të komentuar mbështetjen e shprehur të kryeministrit për kandidatë të caktuar.

Një ditë më herët, Kurti mori pjesë në një tubim të Partisë për Veprim Demokratik, që u mbajt në Prishtinë.

Ardita Sinani, nga kjo parti, është këshilltare politike e Kurtit, dhe do të garojë për kryetare të Komunës së Preshevës, në zgjedhjet e 2 qershorit.

Ragmi Mustafi, po nga kjo parti, është këshilltar i zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, dhe do të garojë për kryetar të Bujanocit.

“Më kanë thënë që nuk bën të marr pjesë vetëm te dy kandidatë… Unë shkoj aty ku më thërrasin”, tha Kurti në tubimin ku ishin të pranishëm edhe Sinani, edhe Mustafi.

Ai u bëri thirrje votuesve në Preshevë e Bujanoc që t’i mbështesin këta dy kandidatë.

Mbështetje a përçarje?
Partia për Veprim Demokratik – që vepron në Luginë të Preshevës, apo komunat Preshevë, Bujanoc e Medvegjë – është e përfaqësuar në Kuvendin e Serbisë me deputetin Shaip Kamberi.

Nga kjo parti thonë se për shqiptarët e Luginës ekzistojnë dy rrugë: “ose t’i ndjekin politikat e Beogradit, ose të Prishtinës”.

PVD-ja, sipas tyre, i ka zgjedhur ato të Prishtinës.

“Ne e konsiderojmë si kryeqendër të shqiptarëve Prishtinën. Ne e konsiderojmë për kryeministër kryeministrin e Republikës së Kosovës. Për ne, kjo është më se e qartë. Për të tjerët… shpresoj që edhe ata ta kuptojnë”, tha Mustafi për Radion Evropa e Lirë.

Sinani nuk pranoi të fliste për REL-in, por gjatë fjalimit që mbajti në tubim, Kurtit iu drejtua si “kryeministër i shqiptarëve të Luginës së Preshevës”.

Partitë shqiptare në Preshevë do të garojnë me gjashtë lista zgjedhore, ndërsa në Bujanoc me katër.

Disa përfaqësues të tyre, me të cilët bisedoi Radio Evropa e Lirë, thanë se bashkëpunimi me Kosovën është jetik për ta, pavarësisht se kush është në krye të Qeverisë së saj.

Por, mbështetja e Kurtit vetëm për Partinë për Veprim Demokratik, sipas kreut të Alternativës për Ndryshim, njëherësh kandidat për kryetar të Preshevës, Visar Mehmeti, ka trazuar skenën politike dhe votuesit potencialë.

“Përçarje, pa diskutim, do të mbjellë. Vetëm ka filluar dhe besoj që, ditëve të ardhshme, do të shtohet doza e përçarjes mes subjekteve [politike] dhe mes votuesve”, tha Mehmeti për Radion Evropa e Lirë.

Kandidati për kryetar të Preshevës, Sami Salihu, nga Lëvizja për Reforma, tha se mbështetja e Kurtit për vetëm një subjekt politik, “nuk i shërben forcimit të demokracisë lokale në Luginën e Preshevës”.

“Për pushtet lokal, gara është e brendshme. Ndërhyrja e minon demokracinë”, sipas Salihut.

Me tone kritike u shpreh edhe kryetari aktual i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, drejtues i Partisë Demokratike dhe kandidat i saj edhe për një mandat.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës duhet t’i ftojë shqiptarët të dalin të votojnë dhe, normalisht, të votojnë sipas dëshirës dhe mendjes së tyre. Por, jo të bëjë thirrje se cilin subjekt ose cilin kandidat ta votojnë”, tha Arifi.

Përfaqësuesit e partive politike, jashtë PVD-së, ngrenë pikëpyetjen se a nënkupton mbështetja e Kurtit për PVD-në qëndrim shtetëror apo qëndrim individual të kryeministrit ose të partisë së tij – Lëvizjes Vetëvendosje.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duartrokitet teksa mbërrin në tubimin e Partisë për Veprim Demokratik, më 29 maj në Prishtinë.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duartrokitet teksa mbërrin në tubimin e Partisë për Veprim Demokratik, më 29 maj në Prishtinë.
Me këtë pyetje, Radio Evropa e Lirë iu drejtua edhe Zyrës së Kurtit, edhe asaj të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, por, deri në publikimin e këtij artikulli, nuk mori përgjigje.

“Ndërhyrje”
Për Belgzim Kamberin, nga Instituti për Politika Sociale “Musine Kokolari” në Prishtinë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po synon ta shtrijë ndikimin e tij te shqiptarët përtej kufijve të Kosovës, duke u përfshirë në politikat dhe dinamikat elektorale të shteteve fqinje ku ata jetojnë.

“Është drejtpërdrejt ndërhyrje dhe, për më tepër, [kjo bëhet] në emër të Republikës së Kosovës, nga pozita e kryeministrit. Ky nuk është ndonjë lloj bashkëpunimi apo ndonjë lloj lobimi ndërpartiak”, u shpreh Kamberi për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, marrja eventuale e pushtetit nga kandidatët e PVD-së në zgjedhjet lokale në Preshevë dhe Bujanoc, do t’i shërbejë edhe Kurtit “për ta fuqizuar pozitën e tij politike brenda Kosovës, duke thënë se unë nuk kam ndikim vetëm te shqiptarët në Kosovë, por edhe te shqiptarët në rajon, në Ballkanin Perëndimor”.

Zgjedhjet lokale në Serbi u mbajtën në disa komuna në Serbi në dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa në mbi 60 njësi të vetëqeverisjes lokale që s’u mbajtën – përfshirë Preshevën e Bujanocin – do të mbahen më 2 qershor.

Dhjetorin e kaluar, në Serbi u mbajtën edhe zgjedhjet parlamentare dhe Kurti dhe partia e tij, edhe atëherë, mbështetën kandidatin e PVD-së për deputet, Shaip Kamberi.

Rreth tri javë më parë, në zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut garoi edhe Bekim Qoku, këshilltar i Kurtit dhe anëtar i partisë së tij.

Në kuadër të listës së atjeshme zgjedhore VLEN, Qoku fitoi mandatin e deputetit.

Në një postim në Facebook këtë javë, kur edhe u konstituua Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, ai falënderoi votuesit e Lëvizjes Vetëvendosje për suksesin e tij.

Lëvizja Vetëvendosje e Kurtit garoi edhe në tri bashki të Shqipërisë – Tiranë, Lezhë dhe Gjirokastër – në zgjedhjet e vitit 2021, por pa ndonjë sukses./Radio Evropa e Lirë

JU REKOMANDOJMË

“Nëse dëshiron, mund ta bëj më institucional…”, Haxhiu me inteligjencë artificiale shkruan komunikatën për gjeneralët e rinj

“Nëse dëshiron, mund ta bëj më institucional…”, Haxhiu me inteligjencë artificiale shkruan komunikatën për gjeneralët e rinj
28/08/2026 - 17:55

Presidenca e Republikës së Kosovës ka shfrytëzuar një nga “chatbotët” e inteligjencës artificiale për të shkruar komunikatën për gradimin e tre gjeneralëve të rinj të Ushtrisë së Kosovës....

Më shumëDetails

Trump: Putini nuk do ta sulmojë një vend të NATO-s

Trump: Putini nuk do ta sulmojë një vend të NATO-s
28/08/2026 - 17:36

Presidenti Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar se Vladimir Putin nuk do të sulmojë ndonjë vend anëtar të NATO-s. “Ai nuk do të sulmojë një...

Më shumëDetails

MASh kërkon nga prindërit verifikim të përdorimit të mjeteve për tekstet shkollore

MASh kërkon nga prindërit verifikim të përdorimit të mjeteve për tekstet shkollore
28/08/2026 - 17:31

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASh) u ka dërguar të premten një qarkore të gjitha Drejtorive Komunale të Arsimit, përmes së cilës u kërkon atyre dhe shkollave fillore...

Më shumëDetails

“Në emër të qytetarëve të Prishtinës: Shpalleni të pafajshëm” – zbulohet baneri gjigant në kryeqytet

“Në emër të qytetarëve të Prishtinës: Shpalleni të pafajshëm” – zbulohet baneri gjigant në kryeqytet
28/08/2026 - 17:30

Komuna e Prishtinës ka zbuluar banerin gjigant në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Në banerin ku shkruhet: “Në emër të qytetarëve të Prishtinës, shpalleni të pafajshëm”,...

Më shumëDetails

Deklarata e Spajiq për “dy vendet që duan destabilizimin e Malit të Zi”, Hoxha del me sqarim pasi u aludua për Shqipërinë

Deklarata e Spajiq për “dy vendet që duan destabilizimin e Malit të Zi”, Hoxha del me sqarim pasi u aludua për Shqipërinë
28/08/2026 - 17:19

Kreu i diplomacisë shqiptare, Ferit Hoxha, ka dalë me një sqarim të gjatë në profilin e tij në “X” pas një deklarate të kryeministrit malazias, Milojko Spajic, se...

Më shumëDetails

Komandanti i MSU adresim nga Ura e Ibrit: Pozicionimi ynë mud të ndryshojë por jo edhe zotimi e gatishmëria

Komandanti i MSU adresim nga Ura e Ibrit: Pozicionimi ynë mud të ndryshojë por jo edhe zotimi e gatishmëria
28/08/2026 - 17:08

Komandanti i Njësisë Shumëkombëshe të Specializuar (MSU) të KFOR-it, Kolonel Gianfranco Di Fiore, ka vizituar pjesëtarët e kësaj njësie të cilët vazhdojnë qëndrimin e tyre mbi Urën e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dogana konfirmon raportimin e Veriu.info: Hetime penale për Lushakun e E.K., por me masa të ndryshme disiplinore

    Dogana konfirmon raportimin e Veriu.info: Hetime penale për Lushakun e E.K., por me masa të ndryshme disiplinore

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Këto janë çmimet e derivateve për sot

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Parashikimi i motit për të premten – do të jetë jashtëzakonisht nxehtë

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Ministri Muja e heq drejtorin Hoxha nga detyra, AUV-i nën drejtimin e tij ishte adresë nacionale e skandaleve

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Parashkruhet njëra vepër, ndryshohet aktakuza ndaj Sveçlës

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë