Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Vushtrri ka hedhur akuza për punësime nepotiste në drejtim të Qeverisjes komunal të udhëhequr nga Ferit Idrizi.
LVV i ka kërkuar Ferit Idrizit transparencë për punësimin e bashkëshortes së djalit të vëllaut të tij dhe drejtorit të Shëndetësisë për punësimin e vajzës së axhës së tij, transmeton VeriuInfo.

Komunikata e LVV – Vushtrri:
𝐓𝐫𝐚𝐧𝐬𝐩𝐚𝐫𝐞𝐧𝐜𝐞 𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤 𝐩er 𝐧𝐞𝐩𝐨𝐭𝐢𝐳𝐦𝐢𝐧 𝐟𝐥𝐚𝐠𝐫𝐚𝐧𝐭!
Të nderuar qytetarë të Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi tek sa flet për transparencen publike duhet ta bëjë transparente se është e punësuara si punonjëse e garderobës në QKMF Vushtrri, bashkëshortja e djalit të vllaut të vet, sikurse drejtori i shëndetësisë, duhet bëjë transparente se a është po e njejta vajza e axhës së ti?!!
Cili ishte më ndikues në këtë çështje: kryetari apo drejtori apo të dy bashkë, janë veprime që duhet bëhen transparente. Po ashtu duhet bëhen transparente sa konkurse të brendshme në QKMF u kurdisen vetëm e vetëm që të lirohej kjo pozitë?!
Se a pati konflikt interesi në këtë rast ku kryetari punëson bashkëshorten e djalit të vllaut, kurse drejtori i shëndetësisë vajzen e axhes së vet në dikasterin që drejton personalisht dhe nënshkruan kontratat, i mbetët organeve përgjegjëse ta vendosin si çështje.
Ju bëjmë thirrje mediave hulumtuese ta bëjnë transparente gjithë procesin dhe atë qfarë i ka paraprirë një konkursi të tillë që lenë dyshime të bazuara për kurdisje dhe planifikime serike në procedurat e rekrutimit.












