Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Po mbahet për herë të parë/ Kurti merr pjesë në hapjen e Forumit Ekonomik Kosovë-Turqi

03/06/2024 - 16:12
në Kryesore, Lajme
A A
Po mbahet për herë të parë/ Kurti merr pjesë në hapjen e Forumit Ekonomik Kosovë-Turqi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Për herë të parë po mbahet Forumi Ekonomik midis Kosovës dhe Turqisë, i cili po zhvillohet në Stamboll.

Ky forum mbledh bashkë biznese nga Kosova dhe Turqia, me qëllim forcimin e bashkëpunimit dhe zgjerimit të mundësive për investime. Fillimit të ngjarjes i parapriu një takim bilateral midis kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Ministrit të Tregtisë të Turqisë, Ömer Bolat.

Në fjalën e tij në hapje të Forumit…, kryeministri shprehu mirënjohjen për marrëdhëniet e thella ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, duke nënvizuar dhe rolin që do ketë ky forum në avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit mes dy vendeve tona.

“Lidhjet tona janë vendosur në një trajektore gjithnjë e në rritje të bashkëpunimit ekonomik, me investimet turke të gatshme për të luajtur një rol jetik në zhvillimin e Kosovës. Fushat kryesore të bashkëpunimit përfshijnë tregtinë, mbrojtjen, teknologjinë dhe industrinë e lehtë. Këtu me ne sot janë dhjetëra kompani të suksesshme nga Kosova, si dhe përfaqësues të Odës Tregtare Kosovaro-Turke, Shoqatës së Përpunimit të Drurit në Kosovë dhe Shoqatës së Përpunuesve të Pemëve dhe Perimeve, duke demonstruar potencialin dhe perspektivat investuese që ofron Kosova për investitorët turq”, tha kryeministri.

Më tej, ai trajtoi dhe zhvillimin e progresin që ka njohur vendi në tri vitet e fundit, e ku në vijim u fokusua në përmirësimin e ambientit të të bërit biznes dhe zhvillimin proaktiv të tre grupeve të sektorit privat, agrikulturë, industritë dhe sektori i teknologjisë.

“Kosova krenohet me ekonominë demokratike, të sigurt, të qëndrueshme dhe me treg të hapur, të mbështetur nga partneritetet me Bashkimin Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Francën, Italinë dhe shumë vende të tjera anembanë botës. E njohur për përparimet e saj në sundimin e ligjit, të drejtat politike, liritë civile dhe demokracinë zgjedhore, Kosova është njohur si vendi më demokratik në Ballkan. Prandaj, Kosova paraqet një destinacion ideal për bizneset turke që kërkojnë të rindërtojnë njësitë e tyre prodhuese në një vend të orientuar kah vlerave demokratike dhe stabilitetit ekonomik”, përfundoi kryeministri.

Pas fjalës së kryeministrit, forumi vijoi me dy panele të diskutimit. Njëri mbi mundësitë e investimeve në infrastrukturë, ku si panelistë ishin zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, zëvendësministri i Ekonomisë, Getoar Mjeku, dhe zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani. Ndërkaq, paneli i dytë, i përbërë nga ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, zëvendësministri i Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, Mentor Arifaj.

JU REKOMANDOJMË

PDK e AAK kërkojnë të hyjnë në Qeveri, polici: Do ta pyes Kurtin nëse pranon t’ju takojë

PDK e AAK kërkojnë të hyjnë në Qeveri, polici: Do ta pyes Kurtin nëse pranon t’ju takojë
27/08/2026 - 08:40

Deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës kanë kërkuar të hyjnë në objektin e Qeverisë së Kosovës, në kuadër të aksionit të tyre të protestës për...

Më shumëDetails

Behrami: Albin Kurti u fsheh edhe në Rambuje, edhe në ditën e shpalljes së pavarësisë

Behrami : Po zhvillohet garë e nxehtë mes VV-së dhe Nazim Bllacës se kush po e sulmon më fort Hashim Thaçin
27/08/2026 - 08:26

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, duke e akuzuar se po i shmanget përgjegjësisë politike dhe pjesëmarrjes në...

Më shumëDetails

Baraliu: E pafalshme mungesa e marrëveshjes, vendi ka plot emra për president

‘Patjetër’ thotë Baraliu: Zgjedhjet e reja janë afër, tashmë ka shenja të parafushatës
27/08/2026 - 08:12

Profesori i çështjeve kushtetuese, Mazllum Baraliu ka kritikuar krizën politike në vend dhe mungesën e arritjes së një marrëveshjeje mes partive politike, nga e cila do të dilnin...

Më shumëDetails

PDK sërish para Qeverisë, i bashkohen asamblistë e aktivistë nga Shtimja dhe Fushë Kosova

PDK sërish para Qeverisë, i bashkohen asamblistë e aktivistë nga Shtimja dhe Fushë Kosova
27/08/2026 - 08:01

Deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), të cilët po zhvillojnë aksionin e bllokimit të hyrjes së Qeverisë në shenjë proteste për mosvazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit,...

Më shumëDetails

Qeveria i jep SHSKUK-së mbi 4.3 milionë euro për furnizim me barna

Zejnie Gashi ishte në automjet pranë shtëpisë së saj, u qëllua rastësisht në Prishtinë nga sherri mes dy grupeve
26/08/2026 - 23:01

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka miratuar në një mbledhje elektronike transferimin e 4,333,900 eurove për furnizimin me barna nga Lista e Barnave Esenciale në institucionet...

Më shumëDetails

“Ka keqpërdorur fondet”, Haradinaj akuzoi Gucatin, vjen reagimi i OVL-UÇK

Nasim Haradinaj me akuza ndaj Hysni Gucatit të OVL UÇK: U zu në hajni, e din ai, për t’u mbuluar thirri protestë
26/08/2026 - 22:54

OVL-UÇK nëpërmjet Ramadan Gashit i ka reaguar Nasim Haradinajt, i cili në “Frontal” të T7, tha se Hyseni Gucati “ka keqpërdorur fondet”. Në një adresim dërguar mediave, thuhet...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Standarde të dyfishta në Doganë: Llugaliu hesht pse për të njëjtën shkelje njërin doganier e shkarkoi e tjetrin e ktheu në punë

    Standarde të dyfishta në Doganë: Llugaliu hesht pse për të njëjtën shkelje njërin doganier e shkarkoi e tjetrin e ktheu në punë

    404 Shpërndaje
    Shpërndaje 162 Tweet 101
  • Qeveria e Kosovës mban mbledhje elektronike, këto janë vendimet e marra

    131 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • Kurtit pyetet për ‘kandidaturën’ e Thaçit për President, kjo është përgjigja e tij

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Nasim Haradinaj me akuza ndaj Hysni Gucatit të OVL UÇK: U zu në hajni, e din ai, për t’u mbuluar thirri protestë

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • “Ka keqpërdorur fondet”, Haradinaj akuzoi Gucatin, vjen reagimi i OVL-UÇK

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë