Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Standarde të dyfishta në Doganë: Llugaliu hesht pse për të njëjtën shkelje njërin doganier e shkarkoi e tjetrin e ktheu në punë

26/08/2026 - 10:37
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Standarde të dyfishta në Doganë: Llugaliu hesht pse për të njëjtën shkelje njërin doganier e shkarkoi e tjetrin e ktheu në punë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

​Dogana e Kosovës edhe pse është institucion vital shtetëror, duket se punon me standarde të dyfishta. Kjo pasi që për raste të njëjta të dyshimeve për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ka marrë vendime të ndryshe. Pra, për dikë është treguar “nënë”  për dikë “njerkë”.

Veriu.info ka trajtuar rastet e dy punonjësve që dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ku njërin Dogana e ka kthyer në punë, ndërsa tjetrit i ka shkëputur kontratën e punës. Fjala është për zyrtarin Arton Lushaku, për të cilin nuk ishte pritur asnjë vendim nga Prokuroria për t’u rikthyer në detyrë, ndaj zyrtarit E.K. u mor masë e menjëhershme e shkëputjes së kontratës pa pritur vendimin e gjykatës.

​Dogana e Kosovës ka zgjedhur të mos i përgjigjet pyetjeve zyrtare të Veriu.info lidhur me dyshimet për zbatimin e masave disiplinore me dy standarde nga drejtuesi i saj, Agron Llugaliu.

​Rasti i Arton Lushakut: Rikthimi në punë pa një vendim nga Prokuroria

​Veriu.info ka raportuar edhe më parë lidhur me rastin e zyrtarit të Doganës, Arton Lushaku. Ndaj tij ishin ngritur dyshime për përfshirje në kalimin e papaguar apo të kundërligjshëm të mallrave me një vlerë prej rreth 20 mijë eurosh — një shkelje kjo me peshë të rëndë financiare dhe institucionale.

Dyshohet se la maunën me mall 20 mijë euro të kalojë pa kontroll, suspendohet doganieri Arton Lushaku

​Pavarësisht rëndësisë së rastit dhe faktit se procedura hetimore në prokurorinë kompetente nuk ka marrë ende një epilog përfundimtar, menaxhmenti i Doganës kishte vendosur ta pezullonte përkohësisht procedurën disiplinore dhe ta kthente Lushakun përsëri në punë.

​Ajo që e bën edhe më problematike këtë situatë është dyshimi se Lushaku mund të jetë rikthyer në të njëjtat pozita të ndjeshme të kontrollit doganor ku pretendohet se ka ndodhur shkelja fillestare. Rikthimi i tij në detyrë pa një arsyetim të qartë publik dhe pa pritur vendimin përfundimtar të organit të ndjekjes ka nxitur reagime dhe dyshime brenda vetë institucionit për mbrojtje dhe favorizim të tij.

​Zyrtari E.K. u shkarkua menjëherë për 18 mijë euro mall

​Në anën tjetër, praktika e ndjekur me zyrtarin tjetër, E.K. (emër i njohur për redaksinë — Veriu.info e ka anonimizuar pasi që ai tashmë nuk është më punonjës i Doganës), tregon një qasje krejtësisht tjetër të drejtorit Llugaliu.

​Në fillim të këtij viti, E.K. u përball me një dyshim pothuajse të njëjtë me atë të Lushakut — lejimin e kalimit të mallit të papaguar në vlerë prej 18 mijë eurosh. Mirëpo, për dallim nga rasti i Lushakut, menaxhmenti i Doganës nuk tregoi të njëjtin mirëkuptim. Për E.K. nuk u prit as përfundimi i hetimeve nga organet e drejtësisë e as ndonjë vendim i formës së prerë nga gjykata për të vërtetuar fajësinë apo pafajësinë e tij. Ndaj tij u mor menjëherë masa më e rëndë disiplinore: shkëputja e menjëhershme e kontratës së punës.

​Pyetjet që mbetën pa përgjigje

​Lidhur me këtë diferencim të dukshëm, Veriu.info i ka dërguar kërkesë zyrtare drejtorit të Doganës, Agron Llugaliu, duke kërkuar përgjigje në këto pyetje:
​Cili ishte kriteri ligjor dhe profesional që përcaktoi largimin e menjëhershëm nga puna të E.K. pa pritur vendimin e gjykatës, ndërsa mundësoi rikthimin e Arton Lushakut pa pasur një vendim nga Prokuroria?
​A është rikthyer Arton Lushaku në të njëjtën pozitë kontrolli doganor ku pretendohet se u krye shkelja?
​A ka pasur ndikime personale, miqësi apo presione nga jashtë që ndikuan në shpëtimin e z. Lushaku nga shkarkimi?

​Kërkesë për qasje në dokumentet zyrtare: vendimin për shkëputjen e kontratës së E.K. dhe vendimin për rikthimin e Lushakut.

​Deri në momentin e publikimit të këtij artikulli, Dogana e Kosovës nuk ka kthyer asnjë përgjigje. Heshtja e institucionit shton dyshimet e ngritura se masat disiplinore brenda Doganës nuk merren mbi bazën e rregullave të barabarta për të gjithë, por varen nga preferencat e menaxhmentit

JU REKOMANDOJMË

Arben Ndreka, bosi i “Lufrës” hap kompani e fondacione: A po pastrohen paratë e skandalit të qumështit përmes ndërtimit?

Arben Ndreka, bosi i “Lufrës” hap kompani e fondacione: A po pastrohen paratë e skandalit të qumështit përmes ndërtimit?
14/09/2026 - 20:05

Bosi i markës së mashtrimit me qumështin Lufra, Arben Ndreka, ka hapur një kartel kompanish dhe fondacionesh, duke ngritur dyshime të forta për një skemë të mundshme pastrimi...

Më shumëDetails

Vendimi në Hagë, EULEX-i paralajmëron gatishmëri për 16 shtatorin

Vendimi në Hagë, EULEX-i paralajmëron gatishmëri për 16 shtatorin
14/09/2026 - 19:51

EULEX-i ka deklaruar se po i rishikon vazhdimisht masat operative të sigurisë në Kosovë, në prag të 16 shtatorit, ditës kur pritet të shpallet vendimi në rastin që...

Më shumëDetails

Abdixhiku: Sejdiu tregoi dinjitet, do të ishte zgjedhja e duhur për President

LDK s’ka votë për Konjufcën, Abdixhiku: Zgjidhja e vetme e mbetur janë fatkeqësisht zgjedhjet e reja
14/09/2026 - 19:25

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas tërheqjes së Bekim Sejdiut nga kandidatura për President të Kosovës. Abdixhiku ka vlerësuar se Sejdiu ka...

Më shumëDetails

Netanyahu paralajmëron Hezbollahun: Do të vazhdojmë të shkatërrojmë infrastrukturën në Libanin jugor

Netanyahu paralajmëron Hezbollahun: Do të vazhdojmë të shkatërrojmë infrastrukturën në Libanin jugor
14/09/2026 - 19:20

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka paralajmëruar se Izraeli do të vijojë operacionet ushtarake kundër infrastrukturës së Hezbollahut në Libanin jugor, duke deklaruar se “ka ende punë për të...

Më shumëDetails

Veteranet e UÇK-së në aksion simbolik për ish-krerët në Hagë: Luftuam dhe sakrifikuam bashkë

Veteranet e UÇK-së në aksion simbolik për ish-krerët në Hagë: Luftuam dhe sakrifikuam bashkë
14/09/2026 - 19:13

Një grup i grave veterane dhe bashkëluftëtareve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë zhvilluar aksion simbolik tek “Ora e Pritjes”, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po...

Më shumëDetails

Hamza takohet me ambasadorin e ri të BE-së në Kosovë, flasin për integrimet evropiane dhe sfidat e qytetarëve

Hamza takohet me ambasadorin e ri të BE-së në Kosovë, flasin për integrimet evropiane dhe sfidat e qytetarëve
14/09/2026 - 19:03

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, është takuar të hënën me ambasadori i BE-së në Kosovë, Dirk Schuebel. Ata shkëmbyen pikëpamje mbi nevojën për t’i...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kusari-Lila nënshkruan vendimin që rregullon çmimet e naftës në tregun Kosovar

    Mandati i ri si ministre për Kusari-Lilen, ky është veprimi i parë i saj

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Deklarata bombë e nënkryetarit të Kuvendit: Kuvendi nuk është konstituuar

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • AfD kundër pavarësisë së Kosovës? Deputeti gjerman sqaron qëndrimin për Kosovën dhe Serbinë

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • “Një vend ku t’i kapin armët” – Mërgim Lushtaku: Nëse dënohen krerët e UÇK-së, Kosova ka me qenë në rrezik

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm të mërkurën, a lirohet me automatizëm?

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë