Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Tërnava jep mesazhin e Fitër Bajramit: Lutemi që kudo në botë të mos ketë trazira, të mbretërojë paqja për të gjithë

01/05/2022 - 12:29
në Lajme
A A
Kërcënimi me vdekje ndaj kryetarit të BIK-ut, telashet i dinte edhe Naim Ternava
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e përfundimit të muajit të bekuar të Ramazanit dhe festimin e Fitër Bajramit.

Në adresimin e tij, Tërnava u shpreh se sonte në kohën e iftarit besimtarët përmbyllin muajin e agjërimit, dhe bëhen gati ta përjetojnë madhështinë e festës së Fitër Bajramit, festë kjo që troket tek te gjitha shtresat e popullatës me porosi e mesazhe të ngrohta gjithnjë në funksion të afrimit me rahmetin e krijuesit të gjithësisë i cili për agjërimin ka premtuar shpërblim të veçantë.

Myftiu shtoi se pas dy viteve të shkuara që i kaluam në përballje me pandeminë Covid-19, kësaj radhe, falë Zotit të Madhëruar, Ramazanin që po e përmbyllim dhe festën e Fitër-Bajramit nga e cila na ndajnë vetëm edhe pak orë, e shijuam pa masa kufizuese, rikthyem atmosferën e Ramazanit në shtëpitë tona, bëmë namaze e ibadete nëpër xhamitë tona anekënd vendit, vizituam njëri-tjetrin, me një fjalë, shijuam mirësitë e Ramazanit ashtu siç e meriton ky muaj i bekuar.

“Dashtë Zoti që të mos përballemi më me masa kufizuese, të cilat qenë të domosdoshme, por krijuan një lloj distance ndërmjet nesh”, tha Tërnava.

Tërnava shtoi se në prag të festës së Bajramit, lutemi e angazhohemi që në botë të mbretërojë paqja, mirëkuptimi, harmonia e solidariteti.

“Në prag të festës së Fitër-Bajramit, lusim Zotin që kudo në botë të mos ketë trazira, të mbretërojë paqja, siguria dhe mirëqenia për të gjithë”, tha ai.

Mesazhi i plotë i Myftiut Naim Tërnava:

Falënderimi i takon Zotit të botëve, Atë e madhëron çfarë ka në Tokë e çfarë ka në qiej, Ai është i Gjithëpushtetshmi, Absoluti.
Salavatet dhe selamet tona ia dërgojmë më të mirit të njerëzisë, Muhamed Mustafasë, familjes së tij të pastër dhe shokëve të tij besnikë.

Të dashur besimtarë,
Të nderuar qytetarë të Kosovës,
Vëllezër e motra!

Kam nderin që sot, në këtë natë të madhe, në natën e Fitër-Bajramit, t’u drejtohem të gjithë besimtarëve myslimanë me rastin e përfundimit të muajit të bekuar të Ramazanit, gjatë të cilit, besimtarët përmes agjërimit plotësuan një kusht të besimit, me përkushtim, lutje e ibadete, solidaritet e bamirësi, mbështetje për të tjerët dhe ndjeshmëri të veçantë për të gjithë, pa dallim.

Sonte, në kohën e iftarit, besimtarët përmbyllin muajin e agjërimit, shijojnë mirësitë e natës së madhe të Bajramit dhe bëhen gati ta përjetojnë madhështinë e festës së Fitër-Bajramit, festë kjo që troket tek të gjitha shtresat e popullatës me porosi e masazhe të ngrohta, gjithnjë në funksion të afrimit me rahmetin e Krijuesit të gjithësisë, i Cili për agjërimin ka premtuar shpërblim të veçantë.

Agjërimi ishte ibadet sic e përjetuam edhe ne këtë muaj që në të gjitha dimensionet e tij shpreh përkushtimin, devotshmërinë, bindjen e sakrificën për Krijuesin, bëri që shoqëria të jetë më e socializuar, të jemi më pranë njëri-tjetrit, t’i mbështesim e të jemi pranë prindërve, vëllezërve, farefisit e komunitetit, gjë që besimtarin, por edhe komunitetin e ndërgjegjëson dhe e fisnikëron për misionin e tij në këtë botë.
Vëllezër e motra!

Pas dy viteve të shkuara që i kaluam në përballje me pandeminë Covid-19, kësaj radhe, falë Zotit të Madhëruar, Ramazanin që po e përmbyllim dhe festën e Fitër-Bajramit nga e cila na ndajnë vetëm edhe pak orë, e shijuam pa masa kufizuese, rikthyem atmosferën e Ramazanit në shtëpitë tona, bëmë namaze e ibadete nëpër xhamitë tona anekënd vendit, vizituam njëri-tjetrin, me një fjalë, shijuam mirësitë e Ramazanit ashtu siç e meriton ky muaj i bekuar.

Dashtë Zoti që të mos përballemi më me masa kufizuese, të cilat qenë të domosdoshme, por krijuan një lloj distance ndërmjet nesh.
Në këtë natë të madhe, në prag të festës së Bajramit, lutemi e angazhohemi që në botë të mbretërojë paqja, mirëkuptimi, harmonia e solidariteti. Në këtë natë të bekuar, kërkohet nga ne ta vlerësojmë misionin e njeriut që e ka në këtë botë, duke ruajtur një ekuilibër ndërmjet shpirtërores e materiales. Në kohën që po jetojmë, njerëzimi sikur ka harruar vlerat shpirtërore, duke e bërë kështu shoqërinë më materialiste, realitet ky që ka sjellë konflikte, gjakderdhje, dëbime e shkatërrime në tokë.

Edhe në këtë natë, në prag të Fitër-Bajramit, kur ne po përgatitemi për të festuar, në shumë vende të botës njerëzimi po kalon ditë të vështira me trazira e konflikte, nga të cilat po pësojnë qytetarët e pafajshëm. Krijuesi ynë e do paqen, e do qetësinë, e do mirëqenien dhe sigurinë. Në prag të festës së Fitër-Bajramit, lusim Zotin që kudo në botë të mos ketë trazira, të mbretërojë paqja, siguria dhe mirëqenia për të gjithë.

Vëllezër e motra!

Ashtu si në tërë botën myslimane, festa e Fitër-Bajramit, është ndër festat më të dashura, më familjare e më popullore, e shtresuar thellë në identitetin dhe kulturën e popullit tonë.
Ta presim Fitër-Bajramin të lumtur sepse kemi kryer ibadetin e agjërimit, të gëzuar me familjet e farefisin tonë, duke qenë gjithnjë të dobishëm për komunitetin e vendin tonë. T’i kujtojmë ata që kanë shkuar para nesh nga kjo dynja, ta respektojmë njëri-tjetrin, të jemi pranë atyre që kanë nevojë për ne, sepse kjo festë bart në vete edhe solidaritetin, bamirësinë e mbi të gjitha unitetin e harmoninë.

Vëllezër e motra!
Duke lutur Zotin që ta ketë pranuar agjërimin, lutjet, ibadetet dhe veprat tona të mira, kudo që jeni, ju përgëzoj e ju uroj të gjithëve festën e Fitër-Bajramit.
Me hair e me të mira na qoftë Fitër-Bajrami!

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë