
Në natën e fundit të Ramazanit, kryeministri Kurti e kryeparlmentari Konjufca kanë shtruar iftar për kryetarin e BIK-ut, Naim Tërnava.
“Kryeministri Kurti shprehu respektin për devotshmërinë dhe vetëpërmbajtjen e besimtarëve myslimanë gjatë Muajit të Ramazanit.
Ai uroi që sakrifica e tyre të shpërblehet dhe solidariteti e ndjeshmëria të forcojnë edhe më shumë besimin dhe mirëkuptimin ndërmjet njerëzve”, thuhet në njoftimin e qeverisë.










