
Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli thotë se me vizitën e ish-kryeministrisë së Britanisë së Madhe, Tony Blair, u shfaq në kujtesën tonë sakrifica e madhe dhe kauza humane e popullit tonë.
Pacolli në një përgjigje për GazetaBlic, thotë se vizita e tij, duhet t’i shërbejë edhe Qeverisë, sepse siç thotë ai, pa miq e aletatë nuk shkohet askund.
“Sa herë që kryeministri Tony Blair viziton Kosovën, në kujtesën tonë shfaqet sakrifica e madhe dhe kauza humane dhe e drejtë e popullit tonë, e cila i nxiti miqtë e mëdhenjë të na dalin në ndihmë”, tha Pacolli.
“E ndër më meritorët për atë ndihmë padyshim ishte kryeminitri Blair. Një mik i madh i Kosovës dhe një gardian i vërtetë i lirisë dhe demokracisë. Vizita e tij duhet të shërbejë edhe si këndellje për klasën udhëheqëse se pa miq e aleats nuk shkohet askund, dhe se Kosova sot është këtu sepse me aleatë ishte në një anë, jo të kundërtën, e hiç e më hiç me injorimin ndaj tyre”, shton tutje Pacolli.
“Kryeministër Blair, Kosova është shtëpia juaj aq sa është edhe e jona. Mirënjohje dhe falenderim përgjithmonë, sot e më shekuj!”, përfundon ai.











