Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Hetemi: Ka rrezik të humbjes së provave, megjithatë kemi mbledhur shumë materiale që dëshmojnë krimet e luftës

15/06/2024 - 10:42
në Kryesore, Lajme
A A
Hetemi: Ka rrezik të humbjes së provave, megjithatë kemi mbledhur shumë materiale që dëshmojnë krimet e luftës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Drejtori i Institutit për Krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, Atdhe Hetemi, ka thënë se kanë shënuar progres në grumbullimin me materiale që dokumentojnë krimet e kryera gjatë luftës së fundit, ndërsa rrezikun e humbjes së provave e ndjejnë.

Ai ka thënë se që nga themelimi i këtij instituti, kanë arritur që ta popullojnë arkivin me sasi të konsiderueshme të materialit, ndërsa ndihmë ka thënë se kanë dhënë edhe institucionet e ndryshme.

Hetemi ka thënë se janë në proces të rekrutimit të stafit të ri, ndërsa kanë qëndrueshmëri financiare.

“Kosova me themelimin e Institutit për Krimet e kryera gjatë Luftës ka shënuar progres në këtë drejtim, meqenëse instituti është i themeluar me ligj. Përparësi e tij është që do të thotë ka edhe qëndrueshmëri financiare, ka ligjin e vet, e ka linjën e vet buxhetore. Tani më ka edhe zyrat objektin e vet së shpejti do të na bashkëngjitet një ekip përmbi 20 personave të cilët janë rekrutuar tash duke ndjekur gjitha proceset e rekrutimit dhe mendoj që është përparësi e madhe për ne megjithëse është duke ndodhur pas një periudhe relativisht e gjatë pas luftës unë mendoj që megjithatë se instituti do të shërbej si pike grumbullimi me të cilën do të mblidhen të gjitha materialet që dokumentojnë krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, deri më tani megjithëse vetëm 6 muaj prej fillimit të mandatit kemi arritur që ta popullojmë arkivin tonë me një sasi të konsiderueshme të materialit të cilët materiale të cilët e kanë dhënë institucionet e ndryshme që me herët kanë punuar në këtë drejtim pastaj edhe organizata jo qeveritare por edhe individ mbi baza vullnetare kanë mbledhur dëshmi apo materiale që dokumentojnë këto krime”, ka thënë Hetemi, teksa ka bërë të ditur se janë në proces të nënshkrimit të një marrëveshje bashkëpunimi me qendrën memoriale të Srebrenicës.

“Disa prej të arriturave që unë i konsideroj që kemi shënuar gjatë kësaj periudhe 6 mujore është dizajnimi dhe aprovimi i rregullores për funksionalizmin e institutit të sistematizimit në vendet e punës fillimi i popullimit të arkivit tonë me materiale të ndryshme nga organizatat, individët, institucionet… pastaj marrëveshjet e mirëkuptimit që i kemi lidhur me agjencitë të arkivave të Kosovës por edhe me Universitetin amerikan në Kosovë. Jemi në proces të nënshkrimit të një marrëveshje bashkëpunimi edhe me qendrën memoriale të Srebrenicës. Kjo do të thotë që bashkëpunimi nuk do jetë vetëm në nivel lokal por mundohemi që ta regjionalizojmë bashkëpunimin edhe me institucionet e tjera që merren me dokumentimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë por edhe në Ballkan gjatë viteve 90-ta”, u shpreh ai. per EO.

Kreu i këtij instituti thekson se në Kosovë ekzistojnë dëshmi të konsiderueshme që dokumentojnë krimet e kryera gjatë luftës. Kontribut në këtë drejtim ka thënë se po japin edhe mediat e OJQ-të të ndryshme.

“Një rrezik i tillë ekziston por prapë se prapë gjatë punës që e kemi bërë gjatë këtyre muajve kemi vërejtur që në Kosovë ka dëshmi të konsiderueshme që dokumentojnë krimet e kryera gjatë luftës. Këto dëshmi janë mbledhur qoftë nga institucionet e caktuara qoftë nga organizata joqeveritare, madje në këtë drejtim një kontribut të rëndësishëm e kanë dhënë edhe mediat të cilat me kamerat e tyre kanë mbledhur dëshmi që dokumentojnë këto krime”, ka thënë Hetemi.

JU REKOMANDOJMË

Krasniqi për propozimin e Haradinajt për Thaçin president: Burrështetas, politikani më i madh i vendit

Krasniqi: Jasharët do të duhej t’i prinin secilit proces, por nuk mund ti kërkojmë llogari pse nuk janë prezent në protesta
24/08/2026 - 19:51

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka propozuar që ish-presidenti Hashim Thaçi, të rikthehet në postin e shefit të vendit, të cilin e la kur mori rrugën për në Hagë. Në...

Më shumëDetails

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK
24/08/2026 - 19:49

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rrustem Mustafa-Remi po insiston në arritjen e një marrëveshje për bashkëqeversisje mes PDK-së dhe Vetëvendosjes. Mustafa ka thënë se koha për të...

Më shumëDetails

Musliu: Më 16 shtator shpresoj që liderët e UÇK-së të kthehen triumfues në Kosovë

Musliu: Më 16 shtator shpresoj që liderët e UÇK-së të kthehen triumfues në Kosovë
24/08/2026 - 19:32

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka deklaruar se që nga themelimi i Dhomave të Specializuara të Kosovës nuk ka pasur besim në këtë gjykatë, duke e cilësuar atë...

Më shumëDetails

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit
24/08/2026 - 18:51

Ndërmarrja Publike “Trainkos” ka reaguar lidhur me polemikat e fundit për riparimin e pesë vagonëve të saj në Zrenjanin të Serbisë, duke thënë se kontrata për riparimin e...

Më shumëDetails

Time Kadriaj: Cak i vezëve ishte vetëm Albin Kurti, në çantë i pata 7 dhe i gjuajta të gjitha

Time Kadriaj: Cak i vezëve ishte vetëm Albin Kurti, në çantë i pata 7 dhe i gjuajta të gjitha
24/08/2026 - 18:27

Deputetja e Aleancës, Time Kadriaj, ka rrëfyer në FRONTAL të T7 për sulmin me vezë ndaj Albin Kurtit në sallën e Kuvendit të Kosovës, shkruan Express.Kadriaj ka thënë...

Më shumëDetails

Afera 15-milionëshe me naftë e “IP Petrol”, Prokuroria e merr lëndën në shqyrtim

Afera 15-milionëshe me naftë e “IP Petrol”, Prokuroria e merr lëndën në shqyrtim
24/08/2026 - 17:57

Afera e tenderit mbi 15 milionë euro për furnizim me derivate, ku kompania “IP Petrol” dyshohet se përdori një dokument të falsifikuar të “British Petroleum”, tashmë ka mbërritur...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • E dhimbshme: Ky është çifti nga Malisheva që u gjetën të plagosur në dhomën e gjumit – 25-vjeçarja humbi jetën, burri mbeti i plagosur rëndë

    Arma e babait, kthimi nga Gjermania dhe vdekja e 25-vjeçares shtatzënë– krejt çka dihet për tragjedinë në Malishevë

    126 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 32
  • Detaje të reja nga hetimet për tragjedinë në KEK – si ndodhi ngjarja ku humbi jetën 32-vjeçari dhe çfarë zbuluan dëshmitë e punëtorëve?

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • E dhimbshme: Ky është kosovari që vdiq në detin e Shëngjinit

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Gjendet pa shenja jete një 55 vjeçar në dyqanin e tij në Mitrovicë

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • E dhimbshme: Ky është çifti nga Malisheva që u gjetën të plagosur në dhomën e gjumit – 25-vjeçarja humbi jetën, burri mbeti i plagosur rëndë

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë