Një 55 vjeçar është gjetur pa shenja jete në dyqanin e tij mbrëmë rreth orës 00:17.
Lajmin për Veriu.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“ Rreth orës 00:17, Policia është njoftuar për një rast, ku në dyqanin e tije është gjetur pa shenja jete një person, mashkull rreth 55 vjeç.
Bazuar në të dhënat dhe veprimet fillestare hetimore në vendin e ngjarjes, dyshimet e para janë ngritur për rast me elemente të vetëvrasjes. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri”, tha Zahiti.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), për obduksion.
Hetuesit policorë, në koordinim me prokurorin kompetent, kanë nisur hetimet dhe janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.











