Kryetari i komunës së Vushtrrisë ka dhënë lajmin e mirë për bujqit e kësaj komune, ku ka njoftuar për mbulimin e shpenzimeve prej 50% për ujitjen e tokave bujqësore, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Idrizi ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me kryeshefin e N.H “Ibër Lepenc”, Januz Kabashi.
Postimi i plotë:
LAJM I MIRË PËR BUJQIT VUSHTRRIAS
Sot, me Kryeshefin e N.H “Ibër Lepenc” Sh.A. z. Januz Kabashi, nënshkruam memorandum bashkëpunimi, ku komuna e Vushtrrisë për herë të parë do të mbulojë 50% të shpenzimeve për ujitjen e tokave bujqësore për bujqit vushtrrias.
Vazhdojmë edhe me subvencionime të tjera në fushën e bujqësisë!













