Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Raporti i DASH-it: Kosovës i rekomandohet të shqiptojë dënimet e duhura për trafikim me qenie njerëzore

24/06/2024 - 17:49
në Kryesore, Lajme
A A
DASH: SHBA të zhgënjyera nga mungesa e përparimit në bisedimet Kosovë-Serbi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) publikoi raportin vjetor mbi trafikun e qenieve njerëzore në mbarë botën.

Gjatë publikimit të tij, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se dokumenti ofron vlerësimin më gjithëpërfshirës rreth fenomenit si dhe përpjekjeve të qeverive për ta luftuar atë.

Ai shtoi se duke matur përparimin e shënuar në 188 vende – përfshirë Shtetet e Bashkuara – Uashingtoni synon zbatimin e angazhimit të presidentit amerikan, Joe Bidenm për të parandaluar trafikimin, për të ndjekur penalisht autorët e këtij krimi, si dhe mbrojtjen e viktimave të tij.

Sekretari Blinken tha se rreth 27 milionë individë në të gjithë botën janë të shfrytëzuar për punë, shërbime dhe seks komercial. Nëpërmjet forcës, mashtrimit dhe detyrimit, ata detyrohen të punojnë në fusha dhe fabrika, në restorante dhe banesa. Viktima janë individët më të pambrojtur në botë – duke përfituar nga gjendja e tyre e vështirë.

Raporti i ndan vendet në tre nivele. Në nivelin e parë përfshihen vendet qeveritë e të cilave respektojnë plotësisht standardet minimale.

Në nivelin e dytë hyjnë ato vende, përpjekjet e të cilave nuk plotësojnë tërësisht standardet minimale, por që qeveritë bëjnë përpjekje të konsiderueshme për ta arritur një gjë të tillë.

Në nivelin e tretë futen vendet përpjekjet e të cilave nuk plotësojnë tërësisht standardet minimale dhe që qeveritë nuk bëjnë përpjekje në këtë drejtim.

Si Shqipëria ashtu edhe Kosova renditen këtë vit, ashtu si edhe vitin e kaluar, në kategorinë e vendeve të nivelit të dytë.

KosovaNë raport thuhet se Qeveria e Kosovës demonstroi përpjekje të përgjithshme në rritje krahasuar me periudhën e mëparshme. Ato përfshinin dënimin e të gjithë trafikantëve me burgim, aty ku ishte e përshtatshme dhe mosshqiptimin e ndonjë dënimi vetëm me gjobë.

Në raport thuhet se Qeveria rriti përpjekjet e përgjithshme parandaluese, përfshirë shtimin e fondeve për fushatat ndërgjegjësuese dhe shpërndarjen e manualeve për parandalimin e trafikimit të fëmijëve.

Por, në raport konstatohet se megjithatë, Qeveria nuk i përmbushi standardet minimale në disa fusha kyçe.

“Qeveria hetoi dhe ndoqi penalisht më pak të dyshuar dhe identifikoi më pak viktima. Edhe pse gjyqtarët dhanë dënime më të forta, dënimet megjithatë ishin nën dënimin minimal të parashikuar nga Ligji kundër trafikimit”, thuhet në raport.

Në raport konstatohet me shqetësim edhe fakti se Kodi Penal i Kosovës e klasifikon lypjen e detyruar të fëmijëve nga prindërit e tyre si neglizhencë, ose abuzim prindëror dhe jo trafikim, duke e vështirësuar identifikimin e kësaj vepre si dhe referimin e viktimave potenciale tek shërbimet e duhura.

RekomandimetRaporti rekomandon hetimin dhe ndjekjen me forcë të krimeve të trafikimit si dhe dhënien e masave të duhura të dënimit për trafikantët, duke përfshirë zyrtarët që bashkëpunojnë me ta.

Po kështu kërkohet identifikimi në mënyrë proaktive i viktimave të trafikimit duke kontrolluar treguesit e trafikimit mes popullatës së ndjeshme përfshirë individët e përfshirë në seks komercial; fëmijë; komunitetet rome, ashkali dhe egjiptiane.Në raport sugjerohet ofrimi i trajnimeve të avancuara për gjyqtarët, prokurorët dhe forcat e rendit mbi hetimin dhe ndjekjet penale të rasteve të trafikimit.

Po kështu kërkohet forcimi i masave të ruajtjes së privatësisë së viktimës e që informacionet e tyre të mos shpërndahen.

Në raport po ashtu sugjerohet rritje e mbështetjes së Qeverisë për shërbimet gjithëpërfshirëse të trajnimit profesional si dhe riintegrimit të viktimave./rel/

JU REKOMANDOJMË

Pas ‘Orës së Pritjes’, Prishtina vishet me flamujt e UÇK-së

Pas ‘Orës së Pritjes’, Prishtina vishet me flamujt e UÇK-së
23/08/2026 - 17:03

Një ditë pas nisjes së “Orës së Pritjes” në Prishtinë, ku filloi numërimi së prapthi drejt 16 shtatorit në pritje të çlirimtarëve, Kryeqyteti ka vazhduar sot me aktivitetin...

Më shumëDetails

Java e fundit e gushtit me temperatura deri në 36 gradë

Java e fundit e gushtit me temperatura deri në 36 gradë
23/08/2026 - 16:32

Java e fundit e muajit gusht parashihet të jetë e nxehtë, me mot të qëndrueshëm, intervale të gjata me diell dhe vranësira të herëpashershme. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të...

Më shumëDetails

Katër jetë të humbura në krye të detyrës, Kurti ende pa asnjë reagim

Katër jetë të humbura në krye të detyrës, Kurti ende pa asnjë reagim
23/08/2026 - 16:30

Brenda më pak se dy muajve, tri familje kanë humbur të afërmit e tyre në aksidente në vendin e punës në Korporatën Energjetike të Kosovës, ndërsa së fundmi...

Më shumëDetails

RDK anulon aksionin para Qeverisë në shenjë respekti për policin, Altin Kryeziu

RDK anulon aksionin para Qeverisë në shenjë respekti për policin, Altin Kryeziu
23/08/2026 - 15:50

Rinia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se në shenjë respekti për policin e ndjerë Altin Kryeziu, është anuluar aksioni simbolik i planifikuar të mbahej sot, në orën 17:00,...

Më shumëDetails

Parashikimi i motit për javën e fundit të gushtit

Moti me diell, IHMK kërkon kujdes për fëmijët dhe personat me sëmundje kronike
23/08/2026 - 15:42

Java e fundit e muajit gusht parashihet të jetë e nxehtë, me mot kryesisht të qëndrueshëm, me intervale të gjata me diell dhe vranësira të herëpashershme. Temperaturat, sipas...

Më shumëDetails

Haxhiu ngushëllon familjen e policit që humbi jetën në krye të detyrës

Haxhiu ngushëllon familjen e policit që humbi jetën në krye të detyrës
23/08/2026 - 15:19

Kryetarja e Kuvendit dhe ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka shprehur ngushëllime për familjen e zyrtarit policor Altin Kryeziu, i cili ka ndërruar jetë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Rozana Radi lajmërohet nga pushimet, ekspozon asetet bombastike

    Rozana Radi lajmërohet nga pushimet, ekspozon asetet bombastike

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Këta janë shtetasit e Kosovës, të arrestuar për 80 kg drogë në Shqipëri

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Sot humba një vëlla” – kolegu me fjalë rrëqethëse për ndarjen nga jeta të Altin Kryeziut

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Koci: Thaçi besoj që do të lirohet, por…

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Serbia digjet, BE-ja i nis helikopterët

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë