Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Basha: Është turp që masat janë ende, do të jenë njollë e zezë për BE-në – duhet të hiqen sa më parë

25/06/2024 - 14:23
në Lajme
A A
Basha: Është turp që masat janë ende, do të jenë njollë e zezë për BE-në – duhet të hiqen sa më parë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, në një intervistë për Gazeta Blic, ka folur për pritjet për heqjen e masave të BE-së, duke i quajtur ato si të padrejta.

Sipas tij, masat kanë qenë të padrejta dhe s’është dashur të vendosen, por që thotë se ato do të jenë njollë e zezë për BE-në.

“Masat nuk është dashur të vendosen pasi kanë qenë të padrejta. Rregullimin shtetëror e bën Republika e Kosovës dhe marrë parasysh që kryetarët e komunave shkojnë nëpër godinat e tyre, marrë parasysh që është përdorur si mashë për të na disiplinuar për të mos shkuar kryetarët mendoj se ka qenë e padrejtë, shto më tepër këtu që Serbia nuk e ka marrë asnjë masë asnjëherë, kështu që ato nuk është dashur të vihen fillimisht por meqenëse e kanë bërë këtë gabim BE-ja, mendoj se do të jetë një njollë e zezë e BE-së këto masa. Patjetër që duhet të hiqen sa më shpejt që është e mundur”, thotë deputeti.

Lidhur me dëmin që është bërë nga vendosja e masave ndaj Kosovës, Basha thotë se ndikimi ka qenë zero, pasi mjetet për vitin 2024 janë derdhur në buxhetin e shtetit.

“Këto masa në të vërtetë humbje financiare s’kanë bërë sepse për vitin 2024 të gjitha mjetet veçse janë derdhur në buxhetin e Republikës dhe të gjitha ato projekte janë realizuar, s’ka pasur asnjë ndikim financiar, zero. Për vitin e ardhshëm sidoqoftë mund të ketë, mirëpo meqenëse BE-ja tani po rekomandon që të hiqen, atëherë nuk do të ketë ndikim”, shprehet ai për Gazeta Blic.

Deputeti vlerëson se është turp që janë masat ende dhe s’mund të lidhen me takimin e nesërm Kurti-Vuçiq në Bruksel dhe sipas tij s’ka asnjë arsye që masat të qëndrojnë ende.

“Masat është për turp që janë aty, atë nuk mund ta ndërlidh me asgjë tjetër përveçse duhet të hiqen sa më shpejt edhe ndoshta edhe t’i kërkojë falje Republikës së Kosovës për këto masa, për shkak se ne nuk kemi bërë asgjë, nuk kemi shkaktuar kurrfarë tensioni, për më tepër të gjitha veprimet që i ka bërë qeveria e kryeministrit Kurti vetëm çka e kanë shtensionuar situatën në veri dhe tani e kemi një situatë të qetë atje. Pra sikur t’i kishim dëgjuar këta, ndoshta tensionet do të ishin më të mëdha. Arsyeja e veprimeve tona ka qenë shtrirja e sovranitetit dhe kjo po e dëshmon që ka edhe qetësi atje, për shkak se kemi qenë në ndjekje të kriminelëve, prandaj masat nuk kanë asnjë arsye të qëndrojnë më aty”, deklaron deputeti i VV-së, Dimal Basha.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë