
Feim Kelmendi, drejtori i Financave në Telekomin e Kosovës ka reaguar me sharje kundër hulumtimit të Gazetës Insajderi.
“Oo juve ju rehatofte hoxha n’tabut! Po cfare lesh rehatie m’ka ba more juve jua rehatofsha tezet”, ka shkruar Kelmendi në shkrimin e Gazetës Insajderi, koment të cilin më pas e ka fshirë.

Gazeta Insajderi ka raportuar dje se si në mënyrë të jashtëligjshme janë duke e ushtruar funksionin si Ushtrues Detyre disa nga drejtorët e Telekomit të Kosovës, duke përfshirë edhe Feim Kelmendin.
Kryeministri e qet Telekomin jashtë “binarëve”, mban jashtëligjshëm menaxhmentin partiak
Ky i fundit vazhdon ta ushtrojë mandatin si U.D zyrtar i Financave dhe Thesarit në Telekom pa mandat ligjor.
I njëjti shihet të jetë militant i Vetëvendosjes dhe kryeministrit Albin Kurti, i cili edhe e rehatoi në këtë pozitë 11 muaj më parë.











