Por, sipas Humollit, ministri duhet të jetë parimor dhe të arrestojë këdo që bisedon me presidentin serb.
“Jam dakord me ministrin se duhet të arrestohet. Por, ministri duhet ta arrestojë edhe këdo që bisedon me presidentin serb sepse ai është pjesë e Qeverisë serbe të viteve 90’ta, që ka bërë krime kundër popullatës shqiptare, njëjtë si Gebelsi në Qeverinë e Gjermanisë naziste. Ministri duhet të jetë parimor”, tha Humolli për GazetaBlic.
Ndryshe, ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës Xhelal Sfeçla dje ka reaguar pasi disa posterë dedikuar Vuçiqit janë shfaqur në Veri të Kosovës.
Sveçla ka thënë se nëse Vuçiqi është nisur pa kërkesë në Ministrisë së Punëve të Jashtme (MPJD) do të arrestohet dhe do të dërgohet aty ku i ka “disa miq të tij”.