Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pozitë e opozitë me kritika për dështimin e projektit prej 5.6 milionë eurosh për arsimin

02/07/2024 - 13:56
në Lajme
A A
Pozitë e opozitë me kritika për dështimin e projektit prej 5.6 milionë eurosh për arsimin
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp
Pozitë e opozitë kanë akuzuar Ministrinë e Arsimit se ka dështuar të funksionalizojë projektin për “Modernizimin e sistemit të edukimit në Kosovës përmes e-Edukimit”.
Vlera e këtij projekti shkon në mbi 5 milionë euro.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mirlinda Tishukaj-Sadiku, tha se është e papranueshme që të dështojë ky projekt.

“Është një marrëveshje ndërkombëtare që ka kaluar edhe në Kuvend. Si paguhen më shumë se 5 milionë euro dhe procesi  dështon në të gjitha fazat? Këto janë taksa të qytetarëve. Ministre, në të ardhmen e ke paraparë që të bëhet edhe digjitalizimi i E-Shkolla, me gjithë këto probleme, si do të adresohet kjo. Është e papranueshme që të hyjmë në borxhe e projekti të dështojë. A e keni dërguar lëndën në prokurori dhe a e keni adresuar”, tha Tishukaj-Sadiku.

Kritika ngriti edhe deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, e cila tha se “është e paqartë se si paguhen 4.9 milionë euro pa pasur një raport të pranimit teknik”.
“Edhe para raportit të auditimit ju e keni ditur gjendjen për këtë projekt. Projekti ka dështuar ndërsa nuk ka asnjë përgjegjësi si nga operatori ekonomik, si nga ai ndërkombëtar. Në raport të auditimit flitet se ministria ka dështuar të vendos menaxher të kontratës. Sipas informacione që posedoj është se askush nuk ka pranuar të qëndroj gjatë në pozita të tilla. Si ka mundësi që të përfundohen të gjitha pagesat pa pasur nënshkrime të raporteve. Për mua është e paqartë se si paguhen 4.9 milionë euro pa pasur një raport të pranimit teknik”, tha Bajrami.

Ndërkaq, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci tha se ky projekt është negociuar gjatë kohës kur ajo nuk ka qenë ministre.

Nagavci theksoi se lëndën e kanë dërguar për shqyrtim në prokurori.

“Projekti është negociuar dhe ka filluar të implementohet në vitet 2013-2016. Ky projekt është i paprecident. Bëhet fjalë për mbi 5 milionë euro për të cilat nuk kemi asnjë produkt. Projekti në fjalë nuk është funksionalizuar. Me të marrë mandatin kam kërkuar që ky projekt fillimisht të auditohet. Përveç se projekti është filluar pa asnjë analizë, pa asnjë vlerësim, Ministria e Arsimit që në atë kohë e deri në marrjen e mandatit nuk ka pasur as zyrtar kompetent për këtë proces. Kur kam pranuar detyrën, në takimet që kam pasur jam informuar se është iniciuar një projekt i radhës në vlerë 5 milionë euro, por nuk kemi ndërmarrë një veprim të tillë, për vazhdimin e projektit”, shtoi ajo.

Nagavci tha se nuk mund të konstatojnë nëse ky sistem do të mund të funksionalizohet ndonjëherë.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë