Gazetari Valon Syla dhe analisti Durim Jasharaj, kanë diskutuar në “Pressing” të T7 për çështjen e sondazheve.
Të hënën në Pressing është shpalosur sondazhi i fundit i realizuar nga kompania e sondazheve “Source” në bashkëpunim me Albanian Post.
Sipas këtij sondazhi, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Guxo prin me 41.1 për qind, Partia Demokratike e Kosovës 19.6 për qind. Lidhja Demokratike e Kosovës ka 19.2 për qind, AAK 5.8 për qind dhe të tjerat 5.1 për qind Të papërcaktuar 9.2 për qind.
Jasharaj përmendi kategorinë e elektoratit të papërcaktuar, dhe derdhi reagimi i Sylës.
Debati mes tyre:
Jashraj: Nëse i largu këto 9% të papërcaktuar, mendoj që veç me ia vendos atje lartë, sondazhi mundet me dalë
Syla: Qitja Durim ti, 60% nuk kushton kurgjo
Jasharaj: Nuk ia qes unë
Syla: Çka ka bë Vetëvendosja me i marrë këto vota?
Jashraj Ky është muhabet tjetër Valon
Syla: Çka paska bë Vetëvendosja, veç një projekt përmende.