Pastrohet shtatorja e Bill Clinton për nder të pavarësisë së Amerikës
Është pastruar shtatorja e ish-presidentit amerikan, Bill Clinton në Prishtinë, në nder të shënimit të 248-vjetorit të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Kjo u bë në kuadër të shoqatës “Miqtë e Amerikës”, që po mbajnë aktivitete për shënimin e 4 korrikut.
Ishin zjarrfikësit e kryeqytetit tonë që pastruan platenë e shtatores Bill Clinton.