Gazeta Online Veriu.info raportoi sot ekskluzivisht për arrestimin e zyrtarit komunal të Mitrovicës, Bedri Sadiku, i cili u arrestua në sheshin “Isa Boletini” duke marrë ryshfet prej 200 euro.
Arrestimin e një zyrtari komunal e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës përmes një komunikate për media, ku ka dhënë inicialet e personit të arrestuar, B.S.
Ai ka kërkuar ryshfet nga një qytetar për rregullimin e dokumentacionit për përfitimin e një GRANDI që lidhet me ri-atdhesimin.
Komunikata e Policisë së Kosovës:
Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), përkatësisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Korrupsionit (NjHKEK) – Mitrovice Jug, pas një informate (denoncimi) lidhur me dyshimin se personi i dyshuar B.S.,(viti i lindjes 1961, mashkull kosovar), në cilësi të personit zyrtar komunal, ka kërkuar ryshfet nga një qytetar për rregullimin e dokumentacionit për përfitimin e një GRANDI që lidhet me ri-atdhesimin.
Hetuesitpolicorë nga NjRHKEK-Mitrovicë Jug, në koordinim me prokurorinë, më 04.07.2024 rreth orës 12:20, në sheshin ,,Isa Boletini” në Mitrovicë ka arrestuar në flagrancë të dyshuarin pasi i njëjti ka marrë ryshfetin në shumën prej 200 eurove.
Hetimi për rastin është zhvilluar me aplikim të masave të fshehta hetimore dhe për zhvillimin e operacionit, policia ka pasur urdhëresë të lëshuar nga Gjykata Themelore e Mitrovicës – Departamenti për Krime të Renda.
Lidhur me këtë është iniciuar rasti ‘marrja e ryshfetit’,është njoftuar prokurori i çështjes,i cili të dyshuarit i ka caktuar masën e ndalimit policor prej 48 orë.