Kështu ka bërë të ditur vetë KQZ, në njoftimin e secilës shtohet se, delegacioni ka përcjellë nga afër organizimin e zgjedhjeve primare në Tampa të Floridës dhe ka vizituar në Omaha selinë e ES&S-së, kompanisë më të madhe amerikane në fushën e teknologjisë zgjedhore, ku është njohur me pajisjet dhe zgjidhjet teknologjike për administrimin e zgjedhjeve.
Në njoftim shtohet se, delegacioni zhvilloi takim në Departamentin Amerikan të Shtetit me Amy Carnie, Drejtoreshë e Zyrës për Evropën Qendrore dhe Perëndimore.











