Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

MPJ i jep vërejtje diplomatit të saj në Beograd pas postimit të djeshëm, Haxholli: Unë isha i zëshëm kundër veprimeve të Serbisë

04/07/2024 - 14:57
në Kryesore, Lajme
A A
MPJ i jep vërejtje diplomatit të saj në Beograd pas postimit të djeshëm, Haxholli: Unë isha i zëshëm kundër veprimeve të Serbisë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Fatmir Haxholli, sekretar i Zyrës së Kosovës në Serbi ka thënë se ka marrë vërejtje me shkrim nga MPJD-ja.

Haxholli përmes një shkrimi në “Facebook” thekson se, kjo vërejtje i erdhi për deklaratat që sipas tij, i ka dhënë për mbrojtje të interesit publik dhe shtetëror.

“Më duhet ta them që nuk kam pritur që duke qenë i zëshëm kundër veprimeve të Serbisë, do të vlerësohem apo avancohem në ndonjë mënyrë, dhe as që ka qenë qëllim i imi diçka e tillë, por më duhet ta them dhe ri-përserisë, që edhe sikur masa korigjuese ndaj meje të ishte vet suspendimi dhe largimi nga MPJD, në asnjë rast, nuk ushqej asnjë dilemë, që në të gjitha komunikimet e mia pararake, unë të veproja njësoj, përsëri”, shkruan Haxholli.

Tutje, ai shton se vërejtjen e MPJD-së nuk do ta ankimojë juridikisht.

Shkrimi i plotë:

Miq,
Për reagimet dhe deklarimet e mia të vazhdueshme në mbrojtje të interesit publik, qytetarë dhe para së gjithash në mbrojtje të interesit shtetëror, unë sapo mora një Vërejtje me shkrim nga MPJD. Njëherësh për dallim prej pafund rekomadimeve, referencave, e vlerësimeve, në MPJD dhe jashtë saj, kjo është Vërejtja e parë në përvojen time profesionale, institucionale. Uroj që kjo të jetë edhe e fundit.

Më duhet ta them që nuk kam pritur që duke qenë i zëshëm kundër veprimeve të Serbisë, do të vlerësohem apo avancohem në ndonjë mënyrë, dhe as që ka qenë qëllim i imi diçka e tillë, por më duhet ta them dhe ri-përserisë, që edhe sikur masa korigjuese ndaj meje të ishte vet suspendimi dhe largimi nga MPJD, në asnjë rast, nuk ushqej asnjë dilemë, që në të gjitha komunikimet e mia pararake, unë të veproja njësoj, përsëri.

Për fund, përderisa në Serbi bëhet garë se kush pronocohet më shumë dhe më ashpër kundër Republikës së Kosovës, pa asnjë argument dhe pa asnjë të drejtë, me mirëkuptim do t’i kërkoja hirearkisë së MPJD-së, porositësit dhe shqiptuesit,
se ku, kur dhe në cilin aspekt, deklarimet e mia kanë shkuar ndesh me mandatin e Zyrës dhe me prioritetet e MPJD-së.

Në mungesë të një arsyetimi eventual përmbajtësor, unë Vërejtjen ndaj meje me dokumente/dëshmi shoqëruese sikurse jane postimet e mia bashklidhur asaj, do t’i mbaj si si Referencë dhe Rekomandim, e kësisoj nuk do t’i ankimoj juridikisht.

Ju falenderoj që së paku përmes Vërejtjes njohët punën time, sepse në një kulturë ndëshkuese dhe përjashtuese, do të befasohesha vetëm nga një mirënjohje a vlerësim!

Sqarim:

Për vërejtjen si infornatë zyrtare që nuk prek dimensionin e poliikës së jashtme, por vetëm personin tim, besoj që ja vlen që dikush t’i gëzohet idesë, që heshtja në diplomaci ka ndonjë vlerë!

JU REKOMANDOJMË

Një delegacion i KQZ’së në vizitë në SHBA, përcjellin organizimin e zgjedhjeve primare në Tampa të Floridës

Një delegacion i KQZ’së në vizitë në SHBA, përcjellin organizimin e zgjedhjeve primare në Tampa të Floridës
22/08/2026 - 21:41

Një delegacion i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, është duke zhvilluar një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kështu ka bërë të ditur vetë KQZ, në njoftimin...

Më shumëDetails

KRU Gjakova konfirmon se ka marrë procesverbalin për ‘‘Liqenin e Radoniqit’’: Të hënën presim të pranojmë aktvendimin

KRU Gjakova konfirmon se ka marrë procesverbalin për ‘‘Liqenin e Radoniqit’’: Të hënën presim të pranojmë aktvendimin
22/08/2026 - 21:37

KRU Gjakova, ka konfirmuar se ka pranuar procesverbalin nga ana e Inspektorati të Ministrisë së Mjedisit, nga inspektimi në restorantin ‘‘Liqenin e Radoniqit’’. Në njoftim, thuhet edhe se,...

Më shumëDetails

Akuzat se qeveria ua ka marrë paratë komunave, Krasniqi: Mjetet janë kthyer përsëri të komunat përmes projekteve investuese

Akuzat se qeveria ua ka marrë paratë komunave, Krasniqi: Mjetet janë kthyer përsëri të komunat përmes projekteve investuese
22/08/2026 - 21:28

Elbert Krasniqi, ministër në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal, ka thënë se, buxheti i ndarë për komunat do të arrijë 907 milionë euro do të shkojë në...

Më shumëDetails

Sindikata e Re e KEK reagon: Siguria duhet të jetë prioritet çdo ditë

Sindikata e Re e KEK reagon: Siguria duhet të jetë prioritet çdo ditë
22/08/2026 - 21:16

Një punëtor i KEK-ut humbi jetën tragjikisht në vendin e punës para pak ditësh. 32 vjeçari, Arbenit Ahmeti u varros dje në Vazrrezat e Qytetit në Shipol të...

Më shumëDetails

Me Kurtin nuk u takua, komandanti i KFOR-it pret një tjetër mysafir në shtab

Me Kurtin nuk u takua, komandanti i KFOR-it pret një tjetër mysafir në shtab
22/08/2026 - 21:08

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, priti në takim gjeneral brigade James C. Fowler, komandant i Shtabit të NATO-s në Sarajevë. Takimi u mbajt në Shtabin e KFOR-it,...

Më shumëDetails

Arifi: Shteti ka dështuar në aspektin e lobimit për katërshen e UÇK-së

Arifi: Shteti ka dështuar në aspektin e lobimit për katërshen e UÇK-së
22/08/2026 - 20:58

Profesori universitar, Dritëro Arifi, ka deklaruar se shteti i Kosovës ka dështuar në lobim dhe diplomaci për çështjen e ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë. Duke...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Koci: Gjendja politike është alarmante, qytetarët po heshtin – politikanët po e shfrytëzojnë

    Koci: Thaçi besoj që do të lirohet, por…

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • “Mashtrim i hapur” – Deputeti i VV-së reagon ndaj deklaratave për rikthimin e Thaçit si President

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Pacolli njofton mbylljen e restorantit dhe hotelit “Liqeni i Dukagjinit” në zonën e Radoniqit: Ka funksionuar në kundërshtim të plotë me legjislacionin mjedisor

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • “Pusho i qetë, melaqja jonë”, bashkëshortja kujton 32-vjeçarin që humbi jetën në KEK

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë