Nënkryetari i komunës së Mitrovicës, Arian Tahiri, ka përkujtuar dëshmorin Artim Jashari, në 24 vjetorin e rënies së tij heroike në luftime ball për ball me forcat serbe në lagjen Ilirida, transmeton Veriu.info
Postim i Arian Tahirit:
Me 6 maj 1998 në Mitrovicë krisi një pushkë që jehoi në të gjithë Kosovën.
Pranë stacionit të autobusëve në Mitrovicë, mbetën të vrarë tre policë serbë.
Qyteti u zgjua me oshtimë nga automjetet e policisë. Pak kush po merrte vesh se çfarë kishte ngjarë dhe pak kujt po i shkonte ndërmend se aksionin ndaj policisë serbe e kishte kryer një djalë i ri mitrovicas, që vinte nga Prekazi i Adem Jasharit.
Artim Jashari u flijua për idealin e lirisë.
Lavdi e përjetshme.












