Kryetari i qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Vushtrri, Sylejman Meholli, ka reaguar pas publikimit të raportit të Auditorit për komunën e Vushtrrisë për vitin 2023, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Meholli ka shkruar se raporti i Auditorit për këtë komunë është i kualifikuar.
Ai ka thënë se pas situatës së pasqyrave financiare qeverisja lokale e Ferit Idrizit me automatizëm duhet të hetohet nga prokuroria dhe drejtësia sipas ligjit në fuqi.
Kryetari LVV ka publikuar disa nga shkeljet kryesore sipas raportit të Auditorit siç janë:
1. Pagesa të parregullta për furnizime dhe punë në proejktet kapitale.
2. Mungesa e projekteve detale ekzekutive për kontratat e punëve.
3. Parregullësi në procedurat e prokurimit publik.
4. Mos ofrim i garancionit bankar për kualitetin e punimeve.
5. Mos pagesa e qirave mujore nga shfrytëzuesit e pronave publike.
6. Tejkalim i vlerave të kontratave publike për punë nga vlerat e buxhetuara.
7. Parregullësi gjatë aplikimit të zbritjeve nga baza tatimore për pronat me banim parësor.
8. Tejkalim i vlerës së parashikuar të shpenzimeve te kontratat me çmime të peshuara.
9. Parregullësi tek ndarja e subvencioneve, ndarja e tyre në shpërputhje me kriteret.
10. Mos pagesa me kohë e obligimeve financiare ndaj kontraktuesve.
Postimi i plotë i tij: