Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Qytetarët kundër çmimeve të larta të derivateve, thonë se janë të papërballueshme

22/08/2026 - 19:52
në Ekonomi, Lajme
A A
MINT-i publikon çmimet e reja të derivateve
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Rritja e çmimeve të derivateve po vazhdon të rëndojë xhepat e qytetarëve në Kosovë, duke shtuar edhe më tej barrën e një kostoje jetese tashmë të lartë.

Me naftën që të premten arriti në 1.79 euro për litër, benzina në 1.52 euro dhe gazi në 0.62 euro, qytetarët shprehen të shqetësuar për përballueshmërinë e këtyre çmimeve.

Përveç ndikimit të drejtpërdrejtë në buxhetet familjare, ata paralajmërojnë se shtrenjtimi i karburanteve mund të reflektohet edhe në çmimet e produkteve dhe shërbimeve të tjera, për shkak të rritjes së kostove të transportit.

Brahim Vrellaku, mërgimtar, tregoi se krahasuar me pagat, çmimet në Kosovë janë shumë të larta, duke theksuar krizën institucionale.

“Unë rrugës kur kam ardhur nga Italia për me ardhë në Kosovë, në Kroaci e ke më së pakti 50 përqind naftën më lirë se në Kosovë, Shqipëria e kishte pasur më lartë. Në Kosovë tani është çmimi katastrofë me e krahasuar me pagat të cilat merren në Kosovë, çmimi është tepër i lartë. Unë si e shoh, derisa nuk ka shtet, derisa s’ka Kuvend, derisa s’ka Qeveri, këtu njerëzit jo vetëm naftarët, por edhe të gjithë nëpër dogana për mendimin tim as nuk e dinë kush sa hynë, as çka del, as asgjë. Për mendimin tim është katastrofë gjendja në Kosovë. Nuk janë aspak të përballueshme”, tha ai për Ekonomia Online.

Edhe qytetari Rrustem Avdiu, poashtu i konsideron këto çmime të pakuptueshme dhe aspak të arsyeshme.

“Keq boll, kjo është e pakuptueshme, por çfarë të bësh. Është katastrofë. Qeveria jonë kështu po bën. Populli po e voton këtë qeveri, a kjo e ka qëllimin ta shkatërrojë Kosovën, tjetër jo, përparim s’ka prej saj, vetëm shkatërrim. S’janë të arsyeshme hiç, as të naftës, as çmimet ditore, për çdo ditë janë duke shkuar lartë këto, nuk e di sesi populli po mundet të mbijetojë, shumë problem i madh është”, theksoi ai për Ekonomia Online.

Kurse, qytetari Muharrem Faiku, u shpreh se rritja e çmimeve të naftës ndikon edhe në rritjen e çmimeve të produkteve tjera.

“Sigurisht, shumë shtrenjtë janë, kuptohet ajo, është e papërballueshme. Nuk di çfarë të them, mirëpo çmimi i naftës është shumë i lartë, sigurisht që ndikon, kur rriten çmimet, kjo i rrit edhe çmimet tjera pastaj, sepse kostot e transportit, e këto të gjitha edhe është shumë. Ashtu ashtu unë nuk e përdori shumë (veturën), më shumë eci me biçikletë, kjo ende e zvogëlon mundësinë me e përdorë”, u shpreh ai.

JU REKOMANDOJMË

Policëve u kërkohet t’i huazojnë kapelat për kadetët deri në diplomim, Balaj e quan keqkuptim

Dështon tenderi milionësh për uniformat e policisë
03/11/2026 - 10:31

Kapiteni i Policisë së Kosovës, Fatmir Balaj, e ka cilësuar si keqkuptim kërkesën që zyrtaret policore të gjinisë femërore t’i dorëzojnë kapelat e uniformës, në mënyrë që ato...

Më shumëDetails

Kurti emëron zv.ministren e Shëndetësisë

Kurti emëron zv.ministren e Shëndetësisë
03/11/2026 - 10:00

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dje ka emëruar Edona Podrimja në pozitën e zëvendësministres në Ministrinë e Shëndetësisë. Kryeministri Kurti e uroi Podrimen për detyrën e...

Më shumëDetails

Aksioni policor në Prishtinë, Prokuroria Speciale konfirmon bashkëpunimin me ndërkombëtarët

Prokuroria Speciale dorëzon aktakuzë për dëbimin e popullsisë civile nga Kosova gjatë luftës së fundit – Mbajnë konferencë për media
03/11/2026 - 09:47

Forca të shtuara policore kanë ndërmarrë një operacion në një objekt afarist në Prishtinë, ku funksionojnë disa qendra të thirrjeve telefonike (Call Center). Operacioni është duke u zhvilluar...

Më shumëDetails

Mashtrimet me Call Center: Hetuesia zbarkon në lagjen Pejton (Pamje)

Mashtrimet me Call Center: Hetuesia zbarkon në lagjen Pejton (Pamje)
03/11/2026 - 09:37

Operacioni i madh ndërkombëtar ka nisur mëngjes e sotëm në Prishtinë. Indeksonline ka raportuar ekskluzivisht në orët e para të ditës së sotme për këtë aksion ku cak...

Më shumëDetails

Ndahet nga jeta zyrtarja policore Afërdita Hasan Kabashi, varrimi i saj bëhet sot

Ndahet nga jeta zyrtarja policore Afërdita Hasan Kabashi, varrimi i saj bëhet sot
03/11/2026 - 09:29

Ka ndërruar jetë në moshën 50-vjeçare zyrtarja policore Afërdita Hasan Kabashi, nga fshati Opterushë. Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi mortor, ku familjarët dhe të afërmit...

Më shumëDetails

Ngjarja në Demiraj të Gjilanit, sot i jepet lamtumira e fundit 27-vjeçarit dhe foshnjës tremuajshe

Ngjarja në Demiraj të Gjilanit, sot i jepet lamtumira e fundit 27-vjeçarit dhe foshnjës tremuajshe
03/11/2026 - 09:10

Derisa, institucionet e vendit kanë vazhduar të nxjerrin detaje të reja për rastin tragjik në Dermiaj të Gjilanit, familjarët kanë caktuar ceremoninë e varrimit për dy viktimat. Nga...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Detaje të reja nga Gjilani: 65-vjeçari në gjendje të rënduar – zbulohet çka tha gruaja e tij

    Detaje të reja nga Gjilani: 65-vjeçari në gjendje të rënduar – zbulohet çka tha gruaja e tij

    362 Shpërndaje
    Shpërndaje 145 Tweet 91
  • Ekskluzive: Kontrata skandaloze e Përparim Ramës për ndriçimin publik, rritje astronomike e çmimeve deri në 191 mijë e 566% për një pozicion

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • “Bonu i fortë”, një familjare shkoi te Gjykata e Gjilanit për t’i dhënë kurajo 65-vjeçarit që dyshohet për vrasje të rëndë

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Rasti i doktorit Gëzim Berisha: Avokati mohon pretendimet për dhunë dhe jep versionin e tij

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Kurti emëron zv.ministren e Shëndetësisë

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë